Rithemelimi përsërit kaosin në Kuvend, ndezin tymuese! Noka tenton t’i vërë flakën karrigeve pirg në foltore, çohet në SPAK bashkë me Vokshin, akuzat

TIRANË-  Përplasje me gardën, sherr, tymuese blu, portokalli, karrige pirg dhe flakë! Grupi i Sali Berishës dhe i Gazment Bardhit përsëritën skenarin e kaosit edhe në seancën e sotme e cila nuk zgjati më shumë se 14 minuta, ndonëse ishte planifikuar një seancë ku do të diskutoheshin problematikat që shqetësojnë qytetarët. 

Për dy deputetët e Rithemelimit, Flamur Noka dhe Albana Vokshi, do të referohen materiale në SPAK, pasi ndezën tymuese, por dhe u vunë flakën letrave me të cilën donin të digjinin pirgun e karrigeve që kishin mbuluar foltore. Ndaj Nokës dhe Vokshit, janë ngritur dy akuza, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera”.

I pranishëm në Kuvend ishte dhe Sali Berisha i cili vijon të refuzojë të zbatojë urdhrin e GJKKO-së për tu paraqitur në SPAK  në zbatim të masës ‘detyrim paraqitjeje’ në kuadër të hetimeve për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani pas së cilës dhëndri i tij ndërtoi 19 kulla dhe sipas SPAK pati një fitim prej 5.4 mln euro.

Njësoj si seancën e kaluar, 20 nëntor, protagonist kryesor ishte Flamur Noka, një nga mbështetësit e fortë të Sali Berishës.

Hodhi tymuese ngjyrë blu e portokalli dhe i vuri flakën një tufe me letra. Në një moment tentoi të hiqte dhe një prej ekraneve në Kuvend.

Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla përjashtoi duke i bërë thirrje: 'Thirrini arsyes' ,por Noka nuk u dorëzua.

Në një moment deputetja Elda Hoti u ul poshtë tavolinës të nxjerrë flakadanët të cilët u ndezën nga Albana Vokshi dhe u mbajtën nga Flamur Noka. Ndërsa deputeti i Kukësit Isuf Çela i dha Flamur Nokës një tufë me letra të cilave iu vu flaka dhe qëllimi ishte të digjin foltoren e parlamentit. 

Flamur Noka i hodhi letrat e ndezura mes karrigeve grumbull në foltore të mbledhura prej vetë opozitarëve në fillim të seancës me qëllim që mos linin deputetët të flisnin. Fatmirësisht ndërhyrja e menjëhershme e gardës bëri që ajo flaka të shuhej 

Me qëllim që të bllokonin vijimin e një seance normale plenare deputetët e  Berishës godisnin tavolinat me qëllim që të mos dëgjohej fjala e socialistëve. Vetëm deputeti socialist Vullnet Sina dhe deputeti Petro Koçi mundën të mbanin fjalën mes kaosit dhe tymueseve. 

Si herën e kaluar deputetët e Rithemelimit shkuan në seancë 1 orë para nisjes dhe përplasja nisi në hyrje të sallës plenare kur deputetët e Rithemelimit kundërshtuan Gardën e cila po ushtronte kontrolle në derë që të mos hynin mjete piroteknike, por duket që nuk ia dolën.

Noka-Gardistit: Ik er pridhu mos mu afro. Ik er p..,, do më tregosh ti mua.

Bardhi: Mos e prek me dorë. Mos e prek me dorë. 

Pas kaosit vendin e deputetëve e zunë agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit të cilët nisën mbledhjen e provave.

Kryeministri Rama nuk ishte i pranishëm sot në Kuvend! As kryetari i PD-së Lulzim Basha i cili  ndodhet në një tur në SHBA. E ndërsa seanca parlamentare e kësaj të hëne pati të njëjtin fat me ato të javëve të fundit, duke u mbyllur pas disa minutash, të enjten është caktuar seanca e votimit nen për nen të pr/buxhetit dhe grupi i Berishës ka paralajmëruar se do vijojë skenarin e kaosit.

Prej javësh në Kuvend nuk po zhvillohen seanca normale plenare për shkak të kaosit që shkakton Rithemelimi e cila pretendon se maxhoranca kërkon të asgjësojë opozitën dhe kërkon plotësimin e 3 kërkesave mes tyre ngritjen e komisioneve hetimore. Nga ana tjetër PS ka propozuar ndryshimin e ligjit për komisionet hetimore.  Drafti i propozuar nga PS, ngushton objektin e komisioneve hetimore, duke thënë se parlamenti mund të hetojë vetëm çështje konkrete ndërsa ndryshime parashikon edhe në thirrjen e dëshmitarëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:53
Kaosi i Rithemelimit, Spiropali: Të gëzohesh se flaka në Kuvend zë faqet e para të gazetave, do të thotë se do që vendi yt të kthehet prapa

Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar për kaosin e shkaktuar sërish nga grupi i Bardhit dhe Berishës në Kuvend. Ajo tha se dikush që mburret me faktin që zhvillimet e dhunshme në Kuvend kanë zënë faqen e parë të gazetave të huaja, do të thotë se ai person kërkon që vendi të kthehet pas nga progresi i bërë.

“Numrat e shumtë të turistëve nuk vijnë vetë, ato vijnë me transformimin e infrastrukturës, me një ekonomi të qëndrueshme. Pamjet që ata po duan t’i tregojnë botës nga Kuvendi me lumturi e krenari të madhe që zjarri në Kuvendi ne Shqipërisë ka zënë faqet e gazetave ndërkombëtare.

Të mburrësh se i vë flakën Kuvendit tënd, do të thotë se do që vendi yt të kthehet pas, nuk do të shohësh asnjë lloj pune sepse i ka bërë Edi Rama”- u shpreh Spiropali gjatë Asamblesë së Zgjeruar të PS në Shkodër.

Ora 13:53
Balla thirrje SPAK-ut të hetojë kaosin e opozitës në Kuvend, Bardhi: Boll u fshehët pas Gardës

1701684898_bardhi.jpg

Deputeti Gazment Bardhi ka reaguar për deklaratën e ministrit të Brendshëm Taulant Balla i cili kërkoi që SPAK të hetimet për veprimet e deputetëve që ndezën sërish zjarr në Kuvend.

Ai akuzoi qeverinë për favorizime të përfaqësuesve të krimit të organizuar, duke përmendur edhe kontratën e Sterilizimit apo aferën e inceneratorëve.

Reagimi i plotë i Bardhit:

Edi Rama dhe Taulant Balla i kanë vënë zjarrin Shqipërisë prej 10 vitesh dhe e kanë shndërruar prej kohësh sallën e seancave plenare në një skenë krimi, ku kalohen ligje korruptive për të favorizuar përfaqësues të krimit të organizuar apo ortakët e tyre në biznes.

Vetëm me kontratën e koncesionit të sterilizimit gjykata dhe prokuroria e posaçme kanë konstatur se kanë vjedhur plot 60 milion euro. Vetëm me zgjatjen e afatit të ligjit për investimet strategjike i siguruat më shumë para një përfaqësuesi të krimit të organizuar në Shkodër që sot është në burg se ka udhëruar vrasje. Vetëm me ndryshimet e ligjit të koncesioneve i hapën rrugë vjedhjes së milona eruove me kontratat e inceneratorëve sipas interesit të Klodian Zotës dhe Mirel Mërtirit. Këto janë skena krimi që kanë nevojë të hetohen nga drejtësia, jo karriget e opozitës në foltoren e Kuvendit.

Boll u fshehet pas Gardës dhe boll u ankuat për protestën e opozitës në Parlament që shpreh mospajtimin me këto çështje. Interesi i qytetarëve e kërkon që aferat korruptive të Qeverisë Rama-Balla të hetohen, nga Parlamenti dhe nga drejtësia. Përmes mohimit të hetimit parlamentare, ju po kërkoni të shpëtoni nga transparenca dhe llogaridhënia, me besimin se do shpëtoni edhe nga drejtësia!

Parlamenti nuk mund të jetë skenë krimi permanente ku ju miratoni ligje me porosi dhe më pas nuk lejoni opozitën të ushtrojë të drejtën e saj të kontrollit parlamentar mbi zbatimin e këtyre ligjeve. Kthimi në normalitet i Parlamentit kalon përmes respektimit të Kushtetutës. Në të kundërt, ju do ta vazhdoni ta trajtoni Kuvendin si sallë ku votoni për të pasuruar veten dhe varfëruar shqiptarët.

Ora 13:16
VIDEO/ Flamur Noka tentoi t'i vërë flakën karrigeve pirg në foltore, Balla: Deputeti nuk mund ti shmanget ligjit, rrezikon deri në 5 vite burg

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas kaosit të krijuar nga Rithemelimi në Kuvend, ku u ndez flakë dhe tymuese.  Për dy deputetët e Rithemelimit, Flamur Noka dhe Albana Vokshi, do të referohen materiale në SPAK, pasi ndezën tymuese, por dhe u vunë flakën letrave në Kuvend.

Ministri shkruan se ligji duhet të zbatohet njësoj dhe deputeti nuk mund t’i shmanget duke u fshehur pas imunitetit.

Kodi Penal përcakton qartësisht në nenet 151 dhe 154 veprat penale të shkatërrimit/dëmtimit me dashje të pronës me zjarr dhe me mjete të tjera, të cilat dënohen deri në pesë vite burg.  Ndërsa këto akte të rënda janë referuar në mënyrë të përsëritur në Prokurori, institucioni i akuzës duhet të garantojë se ligji zbatohet njëlloj për të gjithë dhe deputeti nuk mund t’i shmanget ligjit kurrsesi, duke përfituar apo duke u fshehur pas imunitetit!

Ndaj Nokës dhe Vokshit, janë ngritur dy akuza, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera”, për veprat penale të neneve 151 dhe 154 të Kodit Penal, dënohen nga gjobë deri në 5 vjet burg.

Ora 12:58
Tymese dhe flakë në Kuvend, zbardhen akuzat për Flamur Nokën dhe Albana Vokshi! Do referohen në SPAK

 

Flamur Noka dhe Albana Vokshi rrezikojnë burgun. Përveç masave nga komisioni i Etikës, deputetët e Rithemelimit do të përballen me drejtësinë për kaosin në seanca plenare, për shkatërrimin e karrigeve dhe zjarrin që shpërtheu nga flakadanët

Pasi ka mbledhur provat në sallën e Kuvendit bashkë me agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, policia referoi ngjarjen në SPAK për deputetët Albana Vokshi dhe Flamur Noka, që seancën e kësaj të hëne i vunë flakën letrave dhe tentuan t’i vendosin poshtë grumbullit me karrige, por u ndaluan nga Garda.

Akuzat janë për shkatërrim të pronës me zjarr dhe me mjete të tjera, të cilat sipas neneve 151 dhe 154 të Kodit Penal, dënohen nga gjobë deri në 5 vjet burg.

Përveç provave nga pamjet live të seancës dhe të kamerave të sigurisë, flakadanët do të dërgohen edhe për ekspertizë për të identifikuar ata që i kanë përdorur përmes gjurmëve të ADN-së

Seanca nisi me përplasje që në fillim kur deputetët mbështetës të Berishës refuzuan kontrollin e çantave ku fshehin tymueset dhe u konfrontuan me Gardën

Ora 11:44
Nuk mori pjesë në Kuvendin e Berishës, Bardhi: Fazë e një procesi të nisur kohë më përpara

 

Gazment Bardhi është pyetur nga gazetarët për mungesën e tij në Kuvendin Kombëtar të Sali Berishës më 2 dhjetor. Bardhi e cilësoi fazë të një procesi të nisur shumë kohë më parë. I pyetur nga gazetarët për një përgjigje më konkrete, Bardhi theksoi se për këtë çështje ka folur më herët.

“Një fazë e një procesi të nisur shumë kohë më përpara", tha Bardhi.

Uniteti brenda sallës së Kuvendit, duket se nuk qëndron mes dy grupeve jashtë sallës së Parlamentit. I pyetur nga gazetarët për mungesën e Bardhit dhe deputetëve të tij në Kuvendin Kombëtar, edhe Sali Berisha refuzoi që të përgjigjej.

Megjithatë, Gazment Bardhi theksoi se bashkimi i partisë, është në agjendën e përbashkët e opozitës dhe një proces që vijon “brenda dhe jashtë sallës së Kuvendit.”

Ora 11:11
Tymuese dhe zjarr, agjentët e BKH zbarkojnë në Kuvend

1701684384_noka.jpg

Seanca plenare e kësaj të hëne është shoqëruar me përplasje të forta mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe efektivëve të Gardës, ku pati dhe një tentativë për zjarrvënie.

Në përfundim të seancës Report Tv mëson se në sallën e parlamentit kanë shkuar agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit të cilët kanë nisur mbledhjen e provave.

Ora 11:05
VIDEOLAJM/ Konsultohet me Berishën dhe Palokën, momenti kur Flamur Noka tenton t’i vërë zjarrin karrigeve pirg në foltore

Flamur Noka i mbështetur nga deputetët e Berishës, krijoi sot kaos në Kuvend duke ndezur flakë dhe tymuese.

Në një moment Noka i vë flakën një letre dhe tenton të zmbrapsë gardistin duke e rrezikuar, ndërsa një tjetër video tregon se si Noka tenton t’i vërë flakën karrigeve që kishim mbledhur pirg në Foltore.

Fillimisht ai konsultohet me Berishën dhe Edi Palokën, më pas niset drejt karrigeve, merr disa letra dhe i ndez dhe tenton që t’i hedhë ato në drejtim të karrigeve, për t’i vënë flakën. Por ky veprim është penguar nga punonjësit e Gardës.

 

Ora 10:58
Drafti i PS për komisionet hetimore, Bardhi: Ligj komunist, i zi si autorja! Felaj të propozojë që s'lejohet që katër familjarë të pushtojnë Prokurorinë e Tiranës

 

Deputeti Gazment Bardhi ka komentuar draftin e PS për ndryshimin e ligjit për ngritjen e Komisioneve Hetimore. Bardhi e cilësoi një ligj komunist që kufizon të drejtën e opozitës për të ngritur komisione  hetimore. Ndërsa akuza pati edhe për Felajn, për të cilën thotë se duhej të propozonte një ligj që nuk lejohen katër familjarë në Prokurorinë e Tiranës.

“Shiko të zonjën që e ka propozuar ligjin, e zezë është zonja kolegia që e ka propozuar, i zi është dhe ligji. Ligj tipik komunist që i mohon të drejtën opozitës për të ngritur komisione hetimore, vetëm Felaj mund ta propozonte një ligj të tillë që në themel të tij nuk ka kushtetutën , por ka mllefin e një njeriu që ka humbur arsyen. Para se të propozojë për të kufizuar të drejtat e opozitës, do duhet të propozojë për të kufizuar konfliktin e interesit në prokurorinë e Tiranës. Të bëjë një propozim që nuk lejohet që katër familjarë të pushtojnë për gjobëvënie prokurorinë e Tiranës. Shiko autoren e projektligji  dhe ligjin. I zi autori dhe i zi edhe ligji.”, u shpreh Bardhi.

Ora 10:35
Bardhi pas kaosit në Kuvend: Salla ka humbur legjitimitetin! Opozitës i mohohet e drejta për të kontrolluar qeverinë

 

Deputeti Gazment Bardhi në një deklaratë të dhënë për mediat jashtë Kuvendit, ka deklaruar se opozita nuk lejoi vijimin normal të seancës as gjatë ditës së sotme duke theksuar se sipas tij, opozitës po i mohohet e drejta kushtetuese për ngritjen e komisioneve hetimore. 

Ai tha se Kuvendi ka humbur legjitimitetin dhe shtoi se aksioni opozitar do të vijojë derisa opozitës t’i garantohen të drejtat kushtetuese. 

“Edhe pse prej kohësh Kuvendi është futur në anormalitet, mazhoranca nuk ka asnjë respektim për të drejtat e opozitës. Nuk kemi kërkuar asnjë favor për veten por vetëm që të ushtrojmë të drejtat tona kushtetuese. Opozitës i mohohet e drejta për të patur përfaqësuesin e saj në komisionin e Reformës Zgjedhore. 

Opozitës i mohohet e drejta për të kontrolluar qeverinë. Ne kemi detyrë që të kontrollojmë qeverinë mbi zbatimin e kontratave në fushën e shëndetësisë dhe vendimmarrjen e Edi Ramës në kushtet e konfliktit të interesit. Ajo që patë sot ishte vijimi i aksionit tonë për të mos lënë deputetët e mazhorancës të vijojnë punën në seancë. Praktikisht, kjo sallë ka humbur legjitimitetin si vendi ku mblidhen përfaqësuesit e popullit shqiptar”- tha Bardhi. 
 

Ora 10:33
VIDEOLAJM/ Noka tenton t’i vërë flakën Kuvendit! Rrezikon edhe gardistin, ‘lufton’ me të me zjarr

Flamur Noka ishte protagonisti i kësaj i kësaj seance, i cili pavarësisht se u përjashtua nga kryeparlamentarja Nikolla nuk është tërhequr nga aktet e tij të dhunës, ndërsa duhej të ishte në fakt duke folur për problemet e qytetarëve.

Siç shihet edhe në këto video, pasi mbushi seancën me tym duke ndezur tymuese, Noka nuk u mjaftua me aq por tenton edhe t’i vërë flakën Kuvendit. Ai ka ndezur një letër në flakë dhe ‘lufton’ me gardistin që ta zmbrapsë.

Madje deputeti i Berishës i afron flakën në fytyrë gardistit, duke e rrezikuar atë. Në fund flakën e hedh në tokë dhe punonjësit e gardës arrijnë të fikin.

Ora 10:20
Rithemelimi kaos në Kuvend, seanca për ‘hallet’ e popullit zgjat vetëm 14 minuta

 

Seanca plenare e ditës së sotme është mbyllur pas rreth 14 minutash. Rithemelimi krijoi sërish kaos duke bërë që kryeparlamentarja të mbyllë seancën.

Në ditën e sotme duhej të diskutohej mbi problematikat e zgjedhësve që deputetët kanë evidentuar në terren gjatë javës së gjelbër, por Rithemelimi zgjodhi që të sabotojë punën.

Ora 10:17
VIDEO/ Edi Paloka nuk përmbahet, tenton të godasë fizikisht deputetin socialist Petro Koçi! Bardhi i fiku mikrofonin

Përveç tymyeseve të hedhura në Kuvend, grupi i Bardhit dhe Berishës ka tentuar edhe të ushtrojë dhunë ndaj deputetëve socialistë.

Teksa po fliste deputeti socialist Petro Koçi, Gazment Bardhi shkoi për t'i fikur mikrofonin. 

Ndërsa deputeti Edi Paloka i afrohet pas këtij momenti dhe tenton ta godasë siç shihet edhe në pamjet e transmetuara nga Kuvendi

Ora 10:14
Nikolla e përjashtoi nga seanca, Noka s’e prish terezinë! Ndez flakë e tymuese në Kuvend

 

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla përjashtoi Flamur Nokën nga seanca, për shkak të ndezjes së tymueses. Por deputeti Berishës nuk e prish terezinë dhe vijon të sabotojë punën e Kuvendit, në këtë ditë kur duhej të ishte duke diskutuar për problemet e qytetarëve.

Noka vijon të ndezë flakadanë, ndërsa ndezën në sallë edhe flakë.

Ora 10:08
Hodhi tymuese në Kuvend, Noka përjashtohet nga seanca plenare

 

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka përjashtuar nga seanca plenare deputetin Flamur Noka. Ky i fundit, nxorri tymuese para foltores së Kuvendit, në përpjekje për të ndërprerë seancën plenare. 

Ora 10:06
Seanca nis me kaos! Rithemelimi mbledh karriget në Foltore dhe ndez tymuese

 

Që në nisje te seancës plenare, deputetët e Rithemelimit kanë ndezur tymuese. Ata kanë shkuar herët në Kuvend dhe kanë mbledhur karriget prig në foltore dhe ndezën një tymuese në seancën që dot duhej të diskutoheshin problemet e qytetarëve pas javës së gjelbër.

Ora 09:40
Bardhi iu drejtohet socialistëve: Ore legena, shiko ça keni bërë, 25 gardistë s’na lënë të hyjmë! Noka-Ballës: Do iu shtypim si miza

 

Ashtu si në seancat e tjera të javëve të fundit, edhe seanca e sotme plenare në Kuvend është karakterixuar nga përplasjet mes deputetëve të grupit Bardhi dhe Berisha me gardistët.

Pasi arriti të hynte në Kuvend, Bardhi iu drejtua deputetëve socialistë duke i akuzuar për gjendjen ku ndodhet Kuvendi.

Bardhi: Ca jeni ju. Kush jeni ju, 25 gardistë. Kush jeni ju që nuk lejoni deputetët me u fut në kuvend, shko ore ore legen, shih ca keni bërë.

Po ashtu, deputeti Flamur Noka iu drejtua ministrit të Brendshëm Taulant Balla si më poshtë:

Noka-Ballës: Do iu vijë fundi do ta shikoni, do iu shtypim si miza

Ora 09:29
VIDEO/ Rithemelimi përplaset me gardën! Noka tenton të futet me flakadanë dhe tërheq me forcë gardistin: Ik er pirdhu

Rithemelimi ka shkuar herët në ambientet e Kuvendit, ndërsa ka pasur sërish përplasje mes deputetëve dhe punjësve të Gardës. Këta të fundit po ushtrojnë kontroll ndaj deputetëve që të mos fusin tymuese. Deputetët janë përplasur fizikisht, madje në moment Flamur Noka ka shtyrë një prej tyre. Gardisti nuk lejoi Nokën që të futej duke i thënë se ka flakadan në xhep, ndërsa deputeti e ka ofenduar punonjësin e Gardës.

Noka-Gardistit: Ik er pridhu mos mu afro. Ik er pirdhu, do më tregosh ti mua.

Bardhi: Mos e prek me dorë. Mos e prek me dorë.  

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 05/12/2023 03:58

    Mendoni se Paloka,Noka,Bardhi,Vokshi kane aq tru per iniciativa te tilla? Dergoini ne SPAK,por mos harroni SKUTHIN E VICIDOLIT qe i udhezon para se te hyjne ne Kuvend,ndoshta dhe nje nate me pare.A nuk ju ben pershtypje se sa /engjellor/ duket gjate seancave?! Mendoni se eshte mosha e /kryetarlleku/?-Jo! Dhelpra plake i nxjerr geshtenjat me budallenj te tille si Flamuri me bisht dhe gomeret e tjere te tufes!

    Përgjigju
  • Linda: 04/12/2023 16:28

    Kryetari i bandave te armatosura te krimit te organizuar Sali kriminel Berisha duhet te arrestohet ne flagranc brenda ne parlament bashk me Noken dhe kerricin Bardhin! Gjithe hienat e tjera pastaj dhe "gangsteret" te perjashtohen nga partia demokratike ! Kuvendi i djeshem ishte per familjen jo per partin!

    Përgjigju
  • Klodi: 04/12/2023 15:55

    Mir tymues po me cfar te drejte guxojn ti ven flaken parlamentit duke rrezikuar edhe jeten e gardistit qe kryen detyren.A ka ligje ky vend,a ka organe drejtesie.Arrestohet nje fukara qe i ve flaken barit te that ne token e vet dhe nuk arrestohet nje plere qe i ve flaken parlamentit te popullit?Cfar ben SPAK,kujt i sherben?Noka te arrestohet per zjarrvenje institucioneve shtetrore.Askush mbi ligjin o plera

    Përgjigju
  • LORA: 04/12/2023 15:51

    Populli shqiptar,ne shumice te cilesuar ,e ka bere me ekselence detyren e tij,,,me vote,,,ne mbrojtje te shtetit te shqiptareve dhe ardhmerise se tij te prosperuar,duke ia vene prej dhjete vitesh kufirin tek thana duhmes bandite parashteterore piromane te pas-nentedhjetes. Shumica qeverisese nuk e ka kryer detyren e vet.Zjarri ne Kuvend eshte deshmia e impotences se Pozites. Por shteti,institucionet e Shqiperisejane prone e shqiptarve,brenda vendit e neper bote.

    Përgjigju
  • Artan: 04/12/2023 15:22

    Zgjohu shtet leshi futi ne burg apo jini bashk ,ku je Enver Hoxha t'u jua dije gjuhën plehrave

    Përgjigju
  • Emigranti: 04/12/2023 14:51

    Keta krimilena na shkatrrun jeten.

    Përgjigju
  • Emigranti: 04/12/2023 14:37

    Po kjo eshte pasuria e gjithe Shqipetareve ore morra. Presin te vijne ne pushtet keta.

    Përgjigju
  • Gjergj: 04/12/2023 14:36

    Saliu pèrdor terminologjinè e gjahut, kur flet pèr SPAK, i vè nofkèn SKAP. A mos ka tè drejtè?

    Përgjigju
  • Ledi: 04/12/2023 14:31

    Eshte ne van duart ne koke; tho te Gaz Bardhi se boll I mshehet mbas gardes. O njeri koti po vetem kater deputet te mazhorances ju bajn ju me u zhduk nga parliamenti ,po asht Rama si qe saboton mazhorancen.Keni 2 jav qe e keni kthy kuvendin ne pronen tuj dhe delet e mazhorances( gjoja tolerance e Rames)vetem ju shikojn . Po nuk u arrestu servili Saliut, Noka SPAKu ta mbylli punen se ai po I ven flaken ne cdo seance

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 04/12/2023 14:16

    Populli thote "po' genjeve nje here ,eshte faji i YT(Nokes,Bardhit,Sales,Vokshit,etj.).Po' genjeve per se dyti eshte faji im(SPAK,Prokurori,Kuvendit qe nuk ben denoncim per keto veprime kriminale,antiligjore)

    Përgjigju
  • Plok: 04/12/2023 13:55

    Zborr ju ben saliu ketu e 30 vjet

    Përgjigju
  • Niku: 04/12/2023 13:29

    I leshoi zagaret dhe konet Saliu ne mbrojtie te familjes se vet... keshtu e tregon forcen saliu duke ndezur zjarre,hedhje ne ere te shtyllave te korendit,sabotime kunder vendit e shume te zeza te tjera,,duhet Force popullore ta qerojne komunistin e fundit berish.

    Përgjigju
  • Pjeter: 04/12/2023 13:15

    Keta duhet ti arrestosh te gjithe per akte terrorrismi, e menjrhere te shoallen te shpallen zgjedhje te tjera, me keta cubat ne burg, sepse jane shkaterrimi i personifikur per shumicen absolute, per te mos the gati te gjithe shqiptaret!!

    Përgjigju
  • Dori: 04/12/2023 12:58

    Ti vesh zjarrin parlamentit esht krim.Instirucionet nuk jan pron e partive.Ti hiqet imuniteti dhe te arrestohet menjeher Flamur Nok krimineli.Akuza per zjarrvenie parlamentit esht shum e rende.Ti veri zjarrin shtepis se tij ky pler,maskara,bastardh,kriminel e nuk po vej sharje tjera se pastaj nuk e botoni komentin tim per etike

    Përgjigju
  • Alb: 04/12/2023 12:49

    Lavdi PPSH

    Përgjigju
  • Basi: 04/12/2023 12:43

    gazmen bardhi te shpallet mullah!

    Përgjigju
  • Buda: 04/12/2023 12:42

    Shteti demokratik shqiptar ka rene. Nuk lihet shteti ne duart e Arben llallave...Ku je o Enver?!

    Përgjigju
  • Berti: 04/12/2023 12:34

    Pse është garda në kuvend kur nuk ka as një dhoj të drejte? Pse drejtësia nuk meret me këto aktë vandalizmi? Ç'farë i mësojnë rinis e sotme nga këto vandalistë,Muli është bo i pa durushëm në atë parlament,ndersa gardisti duhet ta denoncojë për mos lejimin e kryerjes së detyrës,ndërsa Paloçja nuk ka byth për ta goditur por vepron si gango,kjo është PDja qe don përtë ardhur në pushtet o njerëz.

    Përgjigju
  • minushe: 04/12/2023 12:06

    ku eshte policia ? edhe kur dogjen godinen e shqupit su fut policia fare??? ore cpo behet ne kete vend?? pse po tolerohen veprime te tilla??? duam qetesi dhe zbatim ligjesh?? sikur jane te gjithe te barabarte para ligjit?????

    Përgjigju
  • Julia: 04/12/2023 11:22

    Po shteti ku eshte ketu? Imagjino te ishim njerez te thjeshte cfare do bente shteti

    Përgjigju
  • Piro: 04/12/2023 10:36

    Pseudo demokratet milionere qe me vullnet ushqejne klimen e kaosit dhe anarshise ne vend e kuvend. Le te dalin ne shesh nese pozita nuk u le hapesire ne kuvend e nese populli nuk I ndjek te dorezojne mandatet legenat se nuk jane per ate pune.

    Përgjigju
  • Sali: 04/12/2023 10:34

    Po Kushe Eshte Ky Noka Qe Cdo Jave Sjedhe Rremuje Ne Parlament A E Dini Se Kush Bene Veprime Te. Tidha. Ay Qe Eshte I Pa Afte Me Plote Gojen Malok Injorant. I Pa Edukat I Peshtir Agjent I UDB Servil I Plakut Mere Nuk Ka Fjale Tjeter Per Ti Thene

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Fier/ 18- vjeçarja vetplagoset me armë zjarri, ende nuk dihet shkaku

Fier/ 18- vjeçarja vetplagoset me armë zjarri, ende nuk dihet shkaku