Përplasje në Kuvend për financimin rus në PD/ Spiropali: Ngritët Auditin për të gjetur rublat në xhepat e Bashës! Berisha: Dosjen e mbylli Rama (VIDEO)

TIRANË- Financimi rus në PD ka shkaktuar përplasje mes Elisa Spiropalit dhe Sali Berishës në Kuvend. Ishte Berisha që nisi akuzat për qeverinë për pagat e pedagogëve që nuk janë në nivelin e duhur, ndërsa Ministrja Spiropali iu kundërpërgjigj duke i kujtuar qeverisjen e tij dhe ironizoi Komisionin e Auditit që është ngritur për të hetuar financimin rus në PD.

Spiropali e cilëson qesharake që Berisha kërkon rublat në xhepat e Bashës dhe në të njëjtën linjë me të ishte deputeti socialist Pandeli Majko. Por Berisha vijon të mbajë të njëjtin qëndrim duke thënë se dosjen e mbylli Edi Rama se donte të mbante peng Sali Berishës.

Ndërkohë në seancën plenare është miratuar kërkesa e opozitës për mocion me debat me drejtuesin e ERE për energjinë elektrike dhe vendosjen e fashës 800 KW. Pas diskutimeve, mazhoranca tha se opozita bie në kundërshtim, por e marrin në konsideratë kërkesën e një grupi prej 15 deputetësh pasi nuk është përfshirë Sali Berisha. Kreu i grupit parlamentar të PS tha se Konferenca e Kryetarëve duhet të mblidhet sa më shpejt që të caktojë datën kur do të thirret drejtuesi i ERE. 

Ndër të tjera, gjatë fjalës në Kuvend, Grida Duma u ndal tek protesta e pedagogëve që kërkojnë rritje rroge me 50% në 2 vite. Sipas saj, edhe nëse pagat shkojnë në nivelin e Kosovës, ende nuk mjafton dhe thekson që qeveria të marrë parasysh kërkesat e tyre pasi në të kundërt do të largohen.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:31
‘Bëhu aq burrë sa Spiropali’, Spaho përplaset në Kuvend me Manjën: S’je i duhur për të gjykuar burrërinë time

 

Deputeti i PD, Edmond Spaho u përshi edhe në këtë seancë plenare në debat me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja për ministren e Shtetit për marrëdhëniet më Parlamentit, Elisa Spiropali.

Spaho iu drejtua ministrit duke i thënë që ” të tregohet aq burrë” sa ministrja Elisa  Spiropali, e cila debatoi me Berishën, kur ky i fundit është i pranishëm në Kuvend. Deputeti Spaho i kërkoi ministrit të Drejtësisë të nxjerrë emrat e kompanive dhe tenderave që denoncohen pasi e ka për detyrë.

Manja iu kundërpërgjigj, duke i thënë Spahos se nuk është i duhuri për të gjykuar burrërinë e tij, ndërsa i kërkoi të votonte ligjin për Autoritetin e Dosjeve, veprim të cilin e cilësoi si “shërbimin e fundit të tij ndaj kombit”.

Pjesë nga debati:

Spaho: Tregohu aq burrë sa Spiropali kur debaton me Berishën  në sallë Mos u ngri pasi ikën ai e bën debat. Jeni ministër i Drejtësisë, e keni për detyrë të nxirrni emrat e këtyre me tendera e kompani që thoni. Nxirrini një më një, po nuk i ke këtu i keni ju.

Mos u mburr me zgjedhjet. Ti një, tërmeti 2, ai që është në burg 3, jeni kapur me zë e çfarë i bëni ju zgjedhjeve. Ka shkruar çdo vend se si ju i vidhni zgjedhjet.

Manja: Nuk besoj se je i duhuri për të gjykuar burrërinë time. Voto ligjin për Autoritetin e Dosjeve dhe është shërbimi i fundit që i bën kombit ti.

Ora 16:18
Balluku i kthehet Tabakut: PS s’është në batak siç është partia juaj, s’kemi kohë të merremi me ju!

 

Me debate ka vijuar seanca plenare mes deputetes së PD-së, Jorida Tabaku dhe zv kryeministrja Belinda Balluku. Sipas Tabakut, qeveria nuk po mbron qytetarët me çmimet e energjisë. Kësaj deklarate iu përgjigj zv kryeministrja Belinda Balluku njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, ku tha se vota e tregon besimin e qyetetarëve dhe punën e madhe që po bën partia socialiste.

‘Nëse qeveria vendos të mbrojë qytetarët dhe mos të aplikojë çmimin se ERE nuk ndërhyn në politikat tona. Nëse ne kemi kushte me të mira dhe kursejnë, atëherë ne nuk e miratojmë por ERE e ka lënë në fuqi ccmimin e vetë deri në 31 dhjetor. Të flisni ju për drejtësi që i mbani gjyqtsarët në zyrat tuaja pastaj i nxirrni për të drejtën tuaj. Sa i përket PS, nuk ka qenë ndonjëherë dhe s’është në batak. PS votohet maksimalisht për punën e madhe, mburojën sociale energjitike dhe gjithçka tjetër. Sa i përket batakut tuaj ne nuk merremi se s’kemi kohë ju mund ta zgjidhni me veten tuaj.’- tha Balluku.

Tabaku: Unë desha një shpjegim logjik nga zv kryeministrja për ccmimin e energjisë. (i ndërpritet fjala)

Ora 14:40
Majko përplaset me Berishën: Para se të merreni me patronazhistët e PS, shikoni ato të San Peterburgut! Ish-kryeministri: Dosjen ja mbylli Rama

Deputeti Pandeli Majko iu përgjigj Sali Berishaës lidhur me akuzën për patronazhistët e Partisë Socialiste. Sipas Majkos, në vend që të merren me patronazhistët e PS-së, demokratë duhet të merren me akuzën për marrjen e parave ruse.

“A e aktivizon Shqipëria nenin 4 apo jo, është diskutim i hapur. Besoj se edhe Berisha ndan të njëjtin opinion që akti i Iranit është një akt terrorist. Berisha ka pasur të drejtë kur shumë kohë më parë i kërkonte qeverisë shqiptare të shkëpuste marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Sot nuk ka pse kërkon që qeveria të ketë një sjellje ndryshe. Në Shqipëri sot opozita po ripërsërit çështjen e patronazhistëve të PS-së. Unë jam dakord që opozita të ketë reflektime të natyrave të ndryshme lidhur me patronazhistët e PS. Para se të merreni me patronazhistët e PS është mirë të merreni me patronazhistët e San Peterburgut. Kjo është një çështje që ka prekur thellësisht disa parti në vende të BE-së dhe anëtare të NATO-s. E mirëkuptoj faktin që drejtuesit e PD që janë në godinë aktualisht po e auditojnë, por kjo më duket ende histori e debatit të brendshëm në PD. Ajo që duhet të trajtohet shumë seriozisht është fakti se Shqipërisë nëpërmjet një partie i është prekur siguria kombëtare”, tha Majko.

Po Berisha mohoi që të kenë marrë para, ndërsa rikujtoi se kanë ngritur një komision auditimi për Bashën për të hetuar në lidhje me paratë e marra nga Rusia.

‘PD s’ka marrë asnjë qindarkë nga një ven d që e ka pozicionuar si armik të çështjes kombëtare shqiptare. Ka ndodhur që ish-kryetari është akuzuar një herë nga media e tani nga SHBA, për këtë është ngrit një komision që të bëj hetim gjitha. Dosjen e mbylli Edi Rama. Kupton sa qesharakë dhe të pacipë kanë qenë me hetimin e një çështje. E bëri për të marrë peng Bashën.’- u shpreh Berisha.

Ora 14:38
FOTO/ Ardhja e vjeshtës, ministrat dhe deputetët në të njëjtën linjë! Zjedhin ngjyrat e stinës! Përjashtim bëjnë Duma dhe Krifca

Ardhja e stinës së vjeshtës ka sjellë një ndryshim nëstilin e veshjes së deputetët dhe ministrat.

Të kujdesshëm dhe të mirë-kuruar në paraqitjen e tyre, sikurse mund të shihet në fotot ata janë treguar të vëmendshëm deri në detaje për veshjen e tyre.

Shumica e deputetëve kanë zgjedhur ngjyrën e zezë, por përjashtim bëjnë veshjet e deputetes Grida Duma ,xhaketa e saj blu, apo si dhe kostumi bardhë e zi i Frida Krifca .

Ora 14:34
Spiropali i kujton Berishës financimin rus në PD: Qesharake që keni ngritur Auditin që të gjeni rublat në xhepat e Lulit

 

Ministrja Spiropali ka kthyer në vëmnedje financimin rus në PD duke i thënë Sali Berishës se ka ngritur Komisionin e Auditit për të gjetur paratë e fshehura në xhepat e Lulit. Me gjuhë të ashpër i tha se është e pamundur  që të rikthehen në pushtet, edhe pse në koalicion me Partinë e Lirisë.

“Ku e keni Auditin tuaj. E keni ngritur Auditin që të gjeni rublat në xhepat e Lulit? Kjo është qesharake. As në makthin më të lartët të shqiptareve, s’ktheheni më ju të qeverisni, jo Ilir Metën, jo Monikën, e Evin Jo e jo se ju shpalli non-grata, ju nuk vini dot. Jo se nuk ka në PD dhe elektoratin e djathtë njerëz me dinjitet, por nuk lini njeri që të ngrejë kohë. Ashtu dini të qeverisni. Bam-bum. Po i lë armët, vetëm për gjuhën e kam fjalën. Ju privatizuat gjithçka mundët dhe gjithçka patë. Ngriheni dhe flisni për trashëgimi kulturore, ku kalatë i kishit ngritur në mejhane dasmash. Në 2013-ën nuk kishte zë, nuk figuronte zë për kërkim shkencor”, tha Spiropali.

Ora 14:30
Berisha nxjerr një sondazh nga Ipadi i tij në Kuvend: Ja, do vijmë në pushtet, opozita po ecën drejt fitores

 

Sali Berisha si kundërpërgjigje ndaj ministres Elisa Spiropali, i tregoi kësaj të fundit një sondazh në Ipad nga foltorja e Kuvendit, duke i thënë se ato shumë shpejt do vijnë në pushtet.

‘Ja ku është e fundit. Do vijmë në pushtet. Opozita ecën e sigurt drejt fitores. Ulsi je i përkohshëm farë.'- tha Berisha. (tregon sondazhin).

Ora 14:25
Spiropali-Berishës: Do japësh përgjigje për çfarë ke lënë apo do vish vërdallë për të gjetur vdekje e plagosje?

 

Ministrja Elisa Spiropali ka replikuar ndaj Sali Berishës duke i kujtuar gjithçka la pas kur humbi zgjedhjet e vitit 2013 dhe e pyet nëse do të japë përgjigje për to. Në Kuvend i renditi borxhet e energjisë dhe problemet me Bashkitë. Spiropali e cilësoi Berishën si ‘renegat’ në cdo luftë përfshirë atë të sulmit kibernetik duke i thënë se ka aleatët e tij që i japin informacione të rreme. Në përfundim i kujtoi sërish përplasjet brenda PD duke i thënë se flet me gjuhë përjashtimi duke iu referuar kështu grupit të Alibeajt.

“Meqë e ka vënë dorën në zemër për të varfrit, do pyues sa të varfër do dilnin nga varfëria ekstreme dhe sa shtëpi do ndërtoheshin nëse borxhet e energjisë në 2013 nuk do të ishin 1.2 milionë dollarë? Po nëse ju nuk e kishit shitur të gjithë sistemin tonë energjetik te Cez dhe ta falimentonit të gjithë sistemin? Po në rast se nuk do ishin futur dorëzanë e sekserë për të privatizuar sistemin tonë energjetik? Ky parlament ka ngritur Komision Hetimor pikërisht për dorëzaninë që keni bërë ju e njerëz rreth jush?

Do jepni përgjigje për këto apo do jesh si korbat që vijnë vërdallë për të gjetur vdekje, plagosje ose raste fatkeqe. Janë ndërtuar mijëra shtëpi, apartamente në zonat që i keni drejtuar ju. Nuk kishte një çerdhe publike në të gjithë Kamzën, për të mos folur për Bashkitë e tjera. Shkoni shikoni Kamzën, Laçin, Lezhën, Kavajën e Rrogozhinën që janë ngritur në këmbë. Ju nuk lini armik e luftë pa u bërë aleat se në çdo luftë ka aleat dhe renegat.

Ju kryesoni renegatën në çdo luftë, jo vetëm të tërmetit por këtë të fundit të sulmeve kibernetike. Dhe këtu pa asnjë kujdes, as për faktin që Shqipëria është në një luftë, një sulm hibrid i pa provokuar. Po ju që e kryesoni këtë, patjetër keni aleatët tuaj të lajmeve të rreme, ca injorantë, ca të paguar, t’ju shpëtojnë juve nga asgjësimi politik. Ky është halli juaj. Për fatin tuaj të keq s’mund të buzëqeshni se Shqipëria ka rezistuar e do rezistojë. Ne do vazhdojmë me aleatët, ju vijoni me renegatët.

As ju nuk jeni armiku ynë. Ne nuk kemi armiq, juve keni. Ju flisni me gjuhë dhune, me gjuhë përjashtimi, keni marrë peng foltoret, mikrofonët, partitë tuaja”, tha Spiropali.

Ora 14:24
Berisha me tone të ashpra në Kuvend: Rama po ndërsyn studentët kundër pedagogëve, t’u rritet paga sa ajo në Kosovë

 

Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend, tha se mbështet pedagogët. Ai tha se kanë nisur një proces proteste të fuqishme për shkak të keqtrajtimit, nënçmimit që i bëhet atyre me qëllimin e vetëm, shkatërrimin e arsimit të lartë në Shqipëri. Berisha theksoi më tej se dënon me forcë përpjekjen e Edi Ramës për të ndërsyer studentët kundër pedagogëve të tyre dhe për t’u tallur me botën akademike universitare shqiptare. Ai kërkoi plotësimin e kërkesave të pedagogëve, për të shkuar në nivelin e pagave që ka sot Kosova.

“Së pari dua të falënderoj me mirënjohje qeverinë japoneze për dhuratën bujare që bën në fushën e kulturës shqiptare dhe uroj e dëshiroj që kjo dhuratë e çmuar të mos pësojë fatin e ndihmës prej 120 mln dollarë të cilën qeveria japoneze e akordoi për Shqipërinë për përpunimin e ujërave të zeza dhe përfundoi në gropat e zeza të Erion Veliajt dhe Edi Ramës.

Nga kjo platformë dua të shpreh mbështetjen time të fortë për studentët, pedagogët dhe punonjësit e universiteteve të cilët kanë nisur një proces proteste të fuqishme për shkak të keqtrajtimit, nënçmimit që i bëhet atyre me qëllimin e vetëm, shkatërrimin e arsimit të lartë në Shqipëri. Dënoj këtu me forcën më të madhe përpjekjen e Ramës për të ndërsyer studentët kundër pedagogëve të tyre. Dënoj përpjekjen e Ramës për t’u tallur me botën akademike universitare shqiptare. Dënoj me ashpërsinë më të madhe qëndrimin që mban ndaj kërkimit shkencor.

Asfiksi që i ka krijuar kësaj fushe jetike për arsimin, për shkencat në Shqipëri. Dënoj mungesën e ndjeshmërisë totale ndaj studentëve. Kërkoj plotësimin e kërkesave të tyre. Çdo student të subvencionohet, asnjë qindarkë më pak për krizën se në Kosovë. 100 euro, çdo pedagogu duhet t’iu rritet rroga të paktën sa është në Kosovë. Pse në Kosovë pedagogu të marrë 1500 euro, në Shqipëri 800-900 euro. Pse Kosova qenka më e pasur se ne? Kërkoj që punonjësit e tjerë të universitetit të kenë trajtimin identik me punonjësit e tjerë në Kosovë. Kërkoj 10-fishimin e fondeve për buxhetin për shkencë. Çdokush që mund ta dëgjojë, mund të çuditet si ka mundësi që kërkon 10-fishimin, sepse është 10 herë më i vogël fondit se në Kosovë. E ka fshirë tërësisht kërkimin shkencor nga axhenda”, deklaroi Berisha.

Ora 13:52
Braçe: Zjarrfikësit s’mund të trajtohen njësoj si ata në zyra, meritojnë një rritje page në përputhje me rrezikun

 

Në fjalën e tij në Kuvend Erion Braçe, kërkoi që të rriten pagat për zjarrfikëseit. Ai u shpreh se ata nuk mund të trajtohen si administrate me të njëjtën rritje page, por shtoi se duhet të marrin atë që meritojnë në raport me punën e vështirë që bëjnë. Braçe u ndal edhe te shpërndarja e naftës falas për fermerët duke thënë se shumë prej tyre nuk e kanë marrë.

‘Është e mirëpritur çdo rritje pagash. Por unë vazhdoj të insistoj te zjarrfikësit. Qeveria duhet ta kuptojë njëherë e mirë që ata nuk punojnë në zyra. Nuk mund të trajtohen njësoj si ata. Meritojnë një rritje page në përputhje me rrezikun e tmerrshëm të punës që bëjnë. Puna e tyre është akoma më e rrezikshme në përballje me fatkeqësitë natyrore. Tani është koha që këto kategori të marrin atë që meritojnë në raport me punëve vështirë që bëjnë”, deklaroi ai.

Deputeti Erion Braçe ka kritikuar sërish politikat bujqësore të ndjekura nga qeveria sa i takon bujqëve në vendin tonë, kryesisht ata të zonës së Lushnjës dhe Divjakës. Braçe tha se duhet të lehtësoheshin proceset burokratike për bujqit dhe fermerët për të cilët tha se po ktheheshin nga prodhues në nëpër fusha, në prodhues letrash zyre.

“Bujkun nga prodhues në fusha po e kthen në prodhues letrash në zyra. A e kuptoni që qiradhënësi që ju i kërkoni letrat dhe certifikatat është në emigrim? U bënë muaj që e bëjmë këtë gjë,. Thoni e ka inatin Erioni me këtë dhe me atë ndërkohë që iu them atë që më thonë bujqit. Në Lushnjë janë mijëra familje bujqësore që ende nuk e kanë marrë naftën. Duhet të jepet tani nafta sepse tani toka plugohet. Duhet hequr tani burokracia për dokumentet. Zjarrfikësit meritojnë rritje page në të njëjtin nivel rreziku që kalojnë. Duhet ta kenë të përafërt me atë të drejtuesve të policisë sepse bëjnë një punë shumë të rrezikshme”-tha Braçe.

Ora 13:03
Ndalimi i filmave të komunizmit, Shehi: Një regjim liberal demokratik nuk mbyll gjërat e së shkuarës

Në fjalën e tij në Kuvend, deputeti Dashamir Shehi, u ndal edhe tek dekomunistizimi, ku në një ndër pikat që kërkohet është heqja e filmave të prodhuara në komunizëm. Shehu u shpreh se një regjim liberal demokratik nuk i mbyll gjërat së shkuarës.

‘Një regjim liberal demokratik nuk mbyll gjërat e së shkuarës. Ndryshe ribëjmë atë që bëjnë paraadhësit tanë. E mora këtë shembull të them se nuk duhet të japim sinjale që në vlerësimin e historisë sonë, shkojmë drejt një teze që është në vetizolim në vetvete. Kohët e fundit kemi parë që realiteti historik po nëpërkëmbet në Shqipëri në funksion të privatit. Nuk mund të dhunohet kryeqyteti i Shqipërisë me gradacelat e pasanikëve. Si mund të arrijnë të zhduken godina të tilla që ne kemi, si Teatri, se nuk jemi Fierence. Ne me një pakujdesi të madhe sikur do të ndërtojë vetëm ky brez. Është kontribut i një njeriu që po shkon të glorifikojë veten. Do të kujtohen për madhështinë e zotit Rama.’- u shpreh Sheu.

Ora 12:42
Xhaçka: Me ndihmën e NATO-s ka nisur edhe puna konkrete për mbrojtjen kiberentike

 

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka në fjalën e saj në Kuvend u shpreh se më mbështetjen e NATO-s ka nisur puna konkrete për mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike.

‘Ky ishte një sulm masiv, që synonte paralizimin e shërbimeve publike. Vjedhjen e komunikimeve brenda sistemit tonë. Sistemet tona rezistuan dhe sot janë tërësisht funksionale. Mbrojtja jonë kibernetike rezultoi që të ishte mjaft efikase. Duhet ta ngremë sistemin e mbrojtjes sonë kibernetike. Lajm i mirë është se na është ofruar ndihmë nga NATO dhe ka nisur puna për projekte konkrete që do të çojnë mbrojtjen kibernetike në një nivel krejt tjetër. Në vend që të hedhim akuza dhe baltë mendoj se duhet të japim tek agresori imazhin e një klasë politike dhe një shoqërie të bashkuar. Pavarësisht këtij sulmi këtij agresioni politik të paprovokuar vendi ynë do të fillojë që të punojë me forcë.’- u shpreh Xhaçka.

Ora 12:25
Pagat e pedagogëve, Duma akuzat qeverisë: Janë më të ulëtat në rajon, kërkojnë rritje që mos të emigrojnë

 

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma në fjalën e saj në Kuvend, është ndalur edhe tek paga e pedagogëve, e cila me vendim qeveria u rrit me 15%, por jo aq sa kërkojnë pedagogët, të cilët duan rritje me 50% të pagës. Sipas Dumës në vendin tonë pedagogët kanë pagat më të ulëta në rajon.

‘Shqipëria e fundit për pagat e pedagogëve, edhe po të shkoj tek niveli i Kosovës nuk është pedagog, është end enjë nëpunës mesatar që do të mbijetojë me atë pagë. Ka pedagogë që kanë përfunduar studimet jashtë vendit i është dashur gjithë ato kohë që tu njihet doktoratura këtu. Ai zotëria që i referohem unë ka punuar në ndërtim se kishte pasion filozofinë dhe erdhi këtu për të marr 650 mijë lekë të vjetra. I tha ministria e Arsimit pas 6 vitesh që doktoratura jote vlen. Me jepni një universitet që ka marrëdhënie me kompanitë për tregun e punës. Pedagogu për kërkon pagën që mos të emigrojë.’- tha Duma.

Ora 10:41
Opozita kërkesë për drejtuesin e ERE për fashën e energjisë elektrike, mazhoranca pranon: Edhe pse jeni në kundërshtim, të përcaktohet data dhe koha e debatit

 

Një grup prej 15 deputetësh kanë dërguar kërkesë për drejtuesin e ERE për vendosjen e çmimit të energjisë me fashë. Deputeti Petrit Vasili ka dhënë arsye përse duhet që të japë sqarime pasi u dha vendimi por më pas, kryeministri Rama tha se është vendosur shtyrja e aplikimit pasi qytetarët ia kanë dalë që të kursejnë energji.

“Kërkesa që paraqesin 15 deputetë të PL dhe PD ka lidje me një funksion thelbësor të parlamentit. Të gjithë anëtarët e ERE i zgjedh Kuvendi. Thirrja e tij është gjëja më e natyrshme që mund të bëjë Kuvendi në këtë moment nga më kritikët për energjinë elektrike. Faktet janë të rënda. Shpenzohen 1 miliard euro për humbje teknike ndërkohë që nuk i është kursyer burgu qytetarëve. E kemi parë dhe ngjarjen e vendosjes së fashës të energjisë që u përdor si mall propagande. Pasi u vendos, vijuan deklarata gjoja për pezullim nga kryeministri, ndërkohë që të gjithë e dinë se organi që vendos në mënyrë të padiskutueshme çmimin është ERE. Sqarimet deri në një për këtë cështje janë të domosdoshme. Cdo largim do të thotë fshehja e korrupsionit galopant të energjisë”, tha Vasili.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh se e merr në konsideratë kërkesën pasi nuk përfshihet Sali Berisha dhe tha se opozita duhet të dërgojë me shkrim cdo pyetje që ka për drejtuesin e ERE. Sapo u hodh në votim, të gjithë deputët votuan pro. Në Konferencën e Kryetarëve do të caktohet data kur do të thirret drejtuesi e të japë përgijgje për opozitën.

“Viti 2022 është një prej viteve më të thata, ndërkohë që çmimi i energjisë elektrike në bursë vijon të jetë shumëfish më i lartë. Në momente të caktuara deri në 10 herë më shumë. Kuvendi i Shqipërisë duhet të jetë shembulli i kursimit jo i talljeve dhe nënqeshjeve. Thirrje për të konsumuar sa më pak energji. Falenderimi i takon qytetarëve të këtij vendi që thirrjeve ju përgjigjën me një shembull konkret dhe ulje të konsumit të energjisë elektrike. Neni 103 nuk është për debat sepse i referohet për raportimet vjetore. Jemi të gatshëm për debat dhe pse kërkesa juaj bie në kundërshtim me rregulloren. Besoj që propozimi im është të mblidhet sa më parë Konferenca Kryetarëve për të përcaktuar ditën dhe kohën e debatit. Kërkesat dhe pyetjet të sillen me shkrim ndaj drejtuesit të ERE-s. Kjo është e vetmja mënyrë dhe ERE të sjellë përgjigje. Besoj që në 2 seancat e ardhshme do të zhvillojmë debat. E përshëndes faktin që nuk e keni përfshirë non gratën në kërkesën që keni sjellë dhe ndaj e pranojmë”, tha Balla.  

A.M./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • DERDIMEN DELIRANT Rexhep Leka [ kepi ]: 06/10/2022 14:02

    Grida Suma për ça tu a ritin rogat pefresorve të preshit që nxjerin kunguj e që marin lek nga studentët. Me një fjal kta prefesor që jan kunguj nxjerin kunguj me lek e ktyre lloi plerave tu ngrihet dhe roga. Jo moj Grida Suma ktyre tu ulet roga.

    Përgjigju
    • Pelion: 06/10/2022 17:53

      Hallall o deliranti derdimen kep Leka Rexhep,vetëm se kësaj sumës më fal Dumës mos i bjerë të kam Rixha drejt për së drejti,se Metalla po të mori vesh ai Gjergj Elez Alia i dusharit ,hë mo Salianji si e ka ai,topuzi i tij me nji të rënë ka me zhduk mokrën,fabrikën e parë në botë të blojes, miellit,kujdes vëlla se ky çuni i shegës të dusharit është shumë i rrezikshëm,po se pate mëndjen ky dhe Suma më fal Duma këta të hanë m...

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me propozimin e Berishës që votimi të bëhet i detyrueshëm?



×

Lajmi i fundit

Miqësoret/ Gentian Mezani rikthen Laçin te suksesi, triumfojnë Kukësi dhe Tirana

Miqësoret/ Gentian Mezani rikthen Laçin te suksesi, triumfojnë Kukësi dhe Tirana