Sot në orën 20:55, Report Tv risjell investigimet mbi aferat e klanit Berisha dhe privatizimin e ish klubit Partizani: Si i ka financuar Jamarbër Malltezi ndërtesat e 17 kullave në Tiranë?

Report Tv ka publikuar më parë disa nga aferat e shumta të klanit Berisha duke i dedikuar 3 investigime të gjata se si ish kryeministri Sali Berisha arriti të privatizonte ish klubin Partizani dhe lumin e milionave të eurove që dhëndri Jamarbër Malltezi ka investuar në ndërtimin e dhjetëra kullave në zemër të kryeqytetit pa treguar asnjëherë origjinën. Sot në orën 20:55 Report Tv do të ritransmetojë këto 3 investigimet ku ngrihet qartë edhe pyetja: Si i ka financuar Jamarbër Malltezi ndërtesat e 17 kullave në Tiranë?

Më herët Report Tv ka publikuar të gjitha dosjet mbi privatizimin e '' Kompleksit sportiv Partizani '', që Sali Berisha i dha dhëndrit të tij Jamarber Malltezi e një grupi ish pronarësh të pretenduar. Në investigime  tregohen gjithë lëvizjet dhe presionin që strukturat e qeverisë Berisha, edhe me firmën e vetë kryeministrit, bënë për ta dorëzuar ish klubin Partizani tek Jamaber Malltezi dhe trashëgimtarët e tjerë.

Report TV tregon për herë të parë llogaritë financiare të Jamarbër Malltezit dhe dokumente sekrete që tregojnë se si dhëndri i ish-kryeministrit siguron pasuri imobiliare me vlerë miliardash, pa pasur zyrtarisht një disponibilitet financiar që mund t’i justifikojë. 

Lexo këtu edhe investigimet për privatizimin e 'Kompleksit Partizani' nga 'klani Berisha'
INVESTIGIMI I

INVESTIGIMI II
INVESTIGIMI III

I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kosova kundërshton nismën për bashkëpunim rajonal Ballkani i Hapur, si është sipas jush ky qëndrim?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Fauci paralajmëron rrezikun nga shtimi i rasteve me koronavirus, por SHBA nuk do futet karantinë