Vettingu/ Rovena Gashi bojkoton KPK-në: Arenë diskreditimi publik, po eliminohet gjyqësori

Vettingu/ Rovena Gashi bojkoton KPK-në: Arenë diskreditimi publik, po eliminohet gjyqësori

Prokurorja Rovena Gashi

TIRANË - Rovena Gashi ka munguar sot në mbledhjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Prokurorja e pezulluar e quajti farsë seancën dëgjimore të KPK-së, dhe theksoi se në seancë nuk do shkojë as ajo as avokati.

Në një letër, Gashi shkruan se "KPK e ka marrë vendimin për të 8 muaj më parë", duke akuzuar kështu për një proces të pabarabartë vlerësimi ndaj saj. Gashi parashikon gjithashtu edhe një shkarkim të mundshëm të saj nga trupa e përbërë nga komisionerët e Vettingut Genta Tafa (Bungo), Lulzim Hamitaj dhe Pamela Qirko.


Vendet bosh të Rovena Gashit dhe përfaqësuesit të saj ligjor

Ajo thekson gjithashtu se KPK është kthyer në arenë diskreditimi publik ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve me qëllim eliminimin e pushtetit gjyqësor, ndërsa shton se ka zgjedhur të ndjekë në rrugë ligjore çështjen e saj, përpara një gjykate ku të dëgjohet. 

Duke ç’armatosur subjektin e rivlerësimit, Rovena Gashi, nga çdo mundësi e realizimit të mbrojtjes, kjo seancë dëgjimore, të cilën trupa gjykuese do t’a shpenzojë duke lexuar detyrimet kushtetuese, që nuk i ka përmbushur, e duke akuzuar subjektin e rivlerësimit, ndërkohë që nuk e ka lejuar atë të paraqesë asnjë provë të kundërt, përbën vetëm një arenë diskretitimi publik të njerëzve të drejtësisë, me qëllim eleminimin e pushtetit gjyqësor.

Rovena Gashi, prokurore

Dy muaj më parë, Kryeprokurorja Arta Marku pezulloi nga detyra Rovena Gashin dhe bashkëshortin e saj, Dritan Gina, për deklarim të rremë dhe fshehje pasurie. Ndaj çiftit të prokurorëve po zhvillohet edhe një hetim nga organi i akuzës. 

Sot, ish-drejtuesja e njësisë për dekriminalizimin në Prokurorinë e Përgjithshme del përpara Vettingut për pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.  



Letra e plotë e Rovena Gashit drejtuar KPK-së: 

Trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), e përbërë prej Komisionerëve; Genta Tafa (Bungo), Lulzim Hamitaj dhe Pamela Qirko, i pamundësuan subjektit të rivlerësimit, Rovena Gashi, pjesëmarrjen reale dhe efektive në seancën dëgjimore të datës 20.07.2018 ora 09:45. 

Trupa gjykuese e KPK, nëpërmjet e-mail-it zyrtar të datës 19.07.2018, ora 18:04, ka intimiduar subjektin e rivlerësimit Rovena Gashi, duke i bërë të ditur asaj, në mënyrë të shkruar, faktin se, paraqitja prej saj e kërkesave procedurale, në ushtrim të së drejtës për proces të rregullt ligjor, do të mbahet parasysh prej kësaj trupe gjykuese në vlerësimin e subjektit. Këto kërkesa procedurale, shumë dinjitoze të subjektit, të cilat reflektojnë shkelje të lejuara gjatë këtij procesi, e që janë bërë objekt shqyrtimi edhe në Gjykatën e Strasburgut, në vlerësimin e kësaj trupe gjykuese përbëjnë thjesht zvarritje për një proces nul, që nxiton të shpallë një vendim të marrë ndaj subjektit të rivleresimit, Rovena Gashi, që në datën 30.11.2017.
 
Duke ç’armatosur subjektin e rivlerësimit, Rovena Gashi, nga çdo mundësi e realizimit të mbrojtjes, kjo seancë dëgjimore, të cilën trupa gjykuese do t’a shpenzojë duke lexuar detyrimet kushtetuese, që nuk i ka përmbushur, e duke akuzuar subjektin e rivlerësimit, ndërkohë që nuk e ka lejuar atë të paraqesë asnjë provë të kundërt, përbën vetëm një arenë diskretitimi publik të njerëzve të drejtësisë, me qëllim eleminimin e pushtetit gjyqësor.

Përsa kohë që kjo trupë gjykuese, e kontestuar 5 herë nga ana e subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi, vlerëson se, ka zhvilluar nje proces të rregullt ligjor, duke përmbushur të gjithë detyrimet e tij dhe duke lejuar ushtrimin e të gjithë të drejtave për subjektin e rivlerësimit, atehërë kjo trupë gjykuese është e lirë dhe madje, në këtë pikë, ka detyrimin të marrë një vendim ndaj subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi, edhe pa praninë e saj në seancë.

Por, në një raport analitik, 27 faqe, prokurorja Rovena Gashi argumenton shkeljet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, të cilat gjenden të përmbledhura në vijim: 

1. Subjektit të rivlerësimit, Rovena Gashi, nuk iu garantua zhvillimi i procesit të saj të rivlerësimit nga një trupë gjykuese e pavarur dhe e paanshme.
Subjektit të rivlerësimit, Rovena Gashi nuk iu dha, menjëherë pas caktimit të trupit gjykues që do të kryente procesin e saj të rivlerësimit, mundesia për të ngritur pretendime mbi ekzistencës së situatës së konfliktit të interesit me anetarët e trupit gjykues..

2. Procesi i rivlerësimit të subjektit Rovena Gashi ishte i papagjykuar dhe se vendimmarrja në lidhje me të ishte e paracaktuar, e ku, të gjithë janë dëshmitarë të kësaj dhe faktet e ndodhura e kanë vërtetuar një gjë të tillë.
Trupa gjykuese e procesit të rivlerësimit të subjektit Rovena Gashi e ka kryer hetimin administrativ ndaj saj nën dyshimin e ekzistencës së situatës së konfliktit të interesit, përsa kohë që subjektit iu dha mundësia për të ngritur pretendime rreth ekzistencës së këtyre pengesave vetëm pasi kjo trupë gjykuese kishte mbyllur hetimin e saj administrativ. 

3. Trupa gjykuese e procesit të rivlerësimit të subjektit Rovena Gashi dështoi në dhënien e garancive këtij subjekti se ishte e pavarur, e paanshme dhe e përgjegjshme gjatë ushtrimit të detyrës.
Me Shkresën kthim përgjigje, dërguar subjektit të rivlerësimit në datën 06.07.2018, KPK konfirmoi se, në përbërje të trupës gjykuese të subjektit të rivleresimit Rovena Gashi, në cilësinë e Relatores, me rol dhe funksion ligjor determinant në procesin e saj të rivlerësimit dhe të hetimit administrativ, nga data 30.11.2017-15.03.2018, ka vepruar Komisionerja Suela Zhegu, në kushtet e konfliktit të hapur të interesit me subjektin e rivlerësimit.

4. Subjektit të rivlerësimit, Rovena Gashi, iu bë një proces i pabarabartë rivlerësimi, duke iu cënuar procesi i rregullt ligjor dhe të drejtat themelore të saj, gjatë kësaj procedure. 
Me Shkresën Kthim përgjigje të datës 06.07.2018, KPK deklaroi se Relatorja Suela Zhegu e këtij trupi gjykues të subjektit të rivlerësimit ka dhënë dorëheqjen në daten 15.03.2018, ndërsa me Vendimin Nr.5191/1 Prot, datë 11.07.2018, KPK deklaroi se, në datën 15.03.2018 është bërë përjashtimi i Relatores Suela Zhegu nga përbërja e trupës gjykuese të subjektit të rivlerësimit. Pavarësisht nëse ishte dorëheqje apo përjashtim, shkresat e KPK konfirmojnë pretendimet e subjektit të rivlerësimit për ekzistencën e situatës së konfliktit të interesit ndërmjet saj dhe Relatores Suela Zhegu,

5. Hetimi adminitrativ që kreu, kryesisht, kjo trupe gjykuese ndaj subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi është i pavlefshëm.
Dhënia e dorëheqjes apo përjashtimi i Relatores Suela Zhegu, të trupës gjykuese të subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi në datën 15.03.2018, ndërkohë që ajo kishte marrë detyrën dhe kryer hetim administrativ ndaj këtij subjekti prej datës 30.11.2017, konfirmojnë moskryerjen e detyrës nga ana e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) për të kërkuar fillimin e procedimit disiplinor ndaj komisioneres Suela Zhegu, e cila nuk kishte dhënë dorëheqjen në ditën e marrjes së detyrës, më 30.11.2017; nuk kishte dhënë dorëheqjen brenda 15 ditëve nga hedhja e shortit, ndërkohë që, në përfundim të hetimit administrativ që kishte kryer ndaj subjektit të rivlerësimit, dha me vonesë dorëheqjen, për të njëjtat shkaqe, rreth ekzistencës së të cilave ajo ishte në dijeni që në fillim të detyrës.

6. Hetimi administrativ i zhvilluar ndaj subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi nuk ishte i gjithëanshëm dhe rezulton të jetë i paplotë. 
Nëpërmjet Njoftimit të datës 26.06.2018 dhe Vendimit Nr.3, datë 06.07.2018, KPK ka konfirmuar faktin që ndaj subjektit të rivlerësimit, Rovena Gashi, në kundërshtim me Kushtetutën, Vendimin e Gjykatës Kushtetuese Nr.2 datë 18.01.2017 dhe me përcaktimet e Ligjit Nr.84/2016, trupa gjykuese e rivlerësimit të saj, ka vendosur që këtij subjekti t’i hetohet dhe të vlerësohet vetëm rreth kriterit të pasurisë, ndërkohë që objekt i procesit të rivlerësimit janë të trija kriteret së bashku dhe në mënyrë të pandshme, ai i pasurisë, figurës dhe profesionalizmin, pavarësisht nga fakti që njeri kriter mund të dominojë mbi tjetrin apo mund të jetë determinant në marrjen e një vendimi prej trupës gjykuese ndaj subjektit të rivlerësimit.

7. Subjektit të rivlerësimit, Rovena Gashi, nuk iu dha asnjë mundësi reale për ushtrimin e barrës së provës dhe iu mohua e drejta e realizimit efektiv të mbrojtjes.
Trupa gjykuese e procesit të rivlerësimit të subjektit Rovena Gashi, i pamundësoi asaj ushtrimin e së drejtës për t’u dëgjuar dhe pjesëmarrjen reale, efektive të saj në seancë dëgjimore, duke i hequr mundësinë e dhënies së shpjegimeve dhe bërjes së vlerësimeve, nëpërmjet analizës së provave të kundërta, për të cilat ky subjekt i kishte kërkuar kësaj trupe gjykuese marrjen dhe që kjo trupë gjykuese ishte e detyruar t’i merrte, për të treguar, të paktën formalisht, që i dha mundësi subjektit të ushtronte barrën e provës dhe të drejtën e mbrojtjes gjatë procesit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk ka pranuar asnjë nga 38 provat e kërkuara prej subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi. 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i ka kërkuar subjektit të rivlerësimit që të japë shpjegime, pa prova, për rezultatet paraprake të hetimit administrativ, të filluar prej këtij organi dhe të zhvilluar vetëm prej tij.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i ka kërkuar subjektit të rivlerësimit që këto shpjegime, vetëm me fjale, e jo mbi prova, t’i paraqesë brenda një ditë e gjysëm nga momenti i dërgimit të njoftimit për seancën dëgjimore, duke përfshirë në këtë afat edhe ushtrimin prej subjektit të rivlerësimit të së drejtës për të caktuar apo zgjedhur mbrojtës dhe të drejtën e mbrojtësit për t’u njohur me aktet dhe detyrimin e mbrojtesit për të realizuar mbrojtjen, ndaj një procedure administrative 7 mujore që  Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kishte zhvilluar rreth subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi.

8. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe kjo trupë gjykuese i kanë mohuar subjektit të rivlerësimit, Rovena Gashi, të drejtën kushtetuese për t’u dëgjuar në këtë procedurë administrative që do të vendosë mbi të drejta themelore të saj dhe që kanë të bëjnë me të drejtën e punësimit, të ushtrimit të profesionit, të drejtën e pagës, të përparimit në karrierë, të gëzimit të reputacionit e të jetës private e familjare.
Caktimi formalisht i seancës dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, Rovena Gashi, i pamundësoi paraqitjen realisht asaj në këtë seancë. 

Është e konfirmuar tashmë se, për të gjitha pretendimet e subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi mbi shkelje të kryera prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit gjatë zbatimit të procedurave dhe zhvillimit të hetimit në kuadër të subjektit të rivlerësimit të saj, në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut është regjistruar për gjykim, në mënyrë prioritare dhe me përparësi, një çështje tjetër gjyqësore të pavarur, për të cilën është njoftuar në mënyrë urgjente edhe shteti Shqiptar. 

Subjekti i rivlerësimit, Rovena Gashi, do të paraqitet përpara asaj Gjykate të nderuar, e cila ka dhënë garancitë e nevojshme për dëgjimin realisht të saj, para se të marrë një vendim mbi të drejta kaq të rëndësishme dhe themelore për subjektin e rivlerësimit.

Për të gjitha sa më lart, duke qenë se, pa një proces të drejtë, nuk mund të ketë kurrësesi një vendimmarrje të drejtë, subjekti i rivlerësimit, Rovena Gashi, kërkon rikonfirmimin në detyrë, si Prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë.
 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • klidi: 20/07/2018 12:29

    ju doni futur brenda qe te lahen tgjitha maskaradhiqet qe keni bere

    Përgjigju
  • Fredi: 20/07/2018 12:26

    Kamikazja e Llalles megjithe ate buratinin qe ka per burre me letra. Ben zhurme Rovena qe te harrohet Llalla. Ku eshte Llalla o njerez? Kaq shpejt e harruat?

    Përgjigju
  • redi: 20/07/2018 10:32

    Zonja Gashi po akuzoni organet e vetingut qe pi shkaterrojne nga themelet sistemin kancerigjen te oadrejtesise . Atje ku sundon padrejtesia , pllakos fukaralleku dhe pabarazia . Dhe Shquperia eshte modeli me i keq i oadrejtesise ne Europe e me gjere . Nuk ka me krim te japesh pafrejtesi ne emer te popullit

    Përgjigju
  • Hason Gjykatesi: 20/07/2018 09:45

    Ik moj kurv, keshtu e meritoni ne publik tju diskreditojne! Boll keni vjedh, erdhi koha tju pshurrim !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?