Sot, nga ora 13:35 deri në orën 18:04, planeti Mërkur do të 'errësojë' Diellin

Sot, nga ora 13:35 deri në orën 18:04, planeti Mërkur do të 'errësojë' Diellin

Sot, planeti Mërkur do të kalojë përpara Diellit, duke e errësuar atë në një pjesë të vogël të syve tanë.

Rreshtimi i rrallë i tre planetëve, Tokë, Diell dhe Mërkur, do të jetë i mundur të vëzhgohet plotësisht nga Amerika Qendrore dhe Jugore.

Edhe në qiellin e Europës do të jemi në gjendje të vëzhgojmë ''lajmëtarin e perëndive'', kalim i cili do të zgjasë 5 orë e gjysmë, duke filluar nga ora 13:35 deri në orën18:04.

‘Vallëzimi i Mërkurit’ përpara Diellit mund të shihet me teleskop ose me dylbi me filtra diellorë dhe si dukuri do të përsëritet në vitin 2032.

Mërkuri është planeti më i vogël në Sistemin Diellor dhe më i brendshmi. Ai ndodhet rreth 57.9 milion km larg Dielli dhe ka një diametër prej 'vetëm' 4878 km.

Temperatura minimale e sipërfaqes arrin -180 °, ndërsa temperatura maksimale arrin + 430 °.

Një vit në Mërkur zgjat 88 ditë sepse, duke qenë më afër Diellit, ai rrotullohet rreth tij më shpejt: kjo është arsyeja pse në Tokë kohëzgjatja e vitit diellor është 365 ditë, ndërsa në Mërkur është shumë më e shkurtër.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andi: 11/11/2019 12:47

    Dielli nuk eshte planet, o kokeloqe!

    Përgjigju
    • Gazetari: 11/11/2019 17:25

      diplomen e kristalit kam dhe ate e kam pagujte boll shtrenjte.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë