SPAK nisi zyrtarisht punën, drejtuesi: Koha e llafeve mbaroi, tani fillon puna! Ibrahimi: Fillim viti do të jetë intensiv (VIDEO)
Kreu i KLP-së Gent Ibrahimi dhe Kryeprokurori Olsian Çela prezantuan sot drejtuesin e SPAK-ut për tre vitet e ardhshme që u zgjodh dje, Arben Kraja. Ibrahimi e cilësoi një moment historik duke kërkuar rezultate konkrete nga kjo strukturë që edhe fëmijët, tha ai, ia kanë mësuar emrin. Ndërkohë që Arben Kraja u shpreh se koha e llafeve mbaroi dhe tani fillon puna duke lëshuar paralajmërimin e fortë për ata që kanë shkelur ligjin.
TIRANE-Sot nisi punën zyrtarisht Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, e njohur ndryshe si SPAK te ish-godina e Krimeve të Rënda, ndërsa u prezantua drejtuesi Arben Kraja. Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi u shpreh se ky është një moment historik, teksa më në fund Shqipëria ka strukturën e SPAK-ut. Ai theksoi se pritshmëritë janë të larta. "SPAK është një akronim që tashmë edhe fëmijët e kanë mësuar.
Shpresoj që të japin rezultatet që ne presim. Ky është një moment historik për ne. Prokurorët fillojnë sot detyrën me zotin Kraja në krye. Fillim viti do të jetë intensiv për të gjithë ne në frontet e punës. Zotin e shtëpisë këtu e bën zoti Kraja, unë dhe gjithë të tjerët nga hera tjetër do të jemi të ftuar. KLP do të jetë mbështetje e vijueshme për SPAK-un" tha ai.
Arben Kraja ishte fjalëpak. Ai u shpreh se koha e llafeve ka përfunduar dhe tani fillon puna. "Kemi shumë punë për të bërë, nuk dua ta zgjas. Falenderoj KLP-në për procesin transparent. I falenderoj edhe ata që votuan për mua edhe ata që votuan për të tjerët.
Bashkë me Dumanin dhe Kondilin do të bëjmë një skuadër të fortë. Koha është për punë, jo për llafe. Kemi shumë punë për të bërë" deklaroi ai. Tetë prokurorët; Altin Dumani, Arben Kraja, Edvin Kondili, Elida Kaçkini, Enkeleda Millonaj, Behar Dibra, Klodian Braho dhe Ened Nakuçi u betuan dje para kreut të shtetit në Presidencë. Më pas, KLP-ja zgjodhi drejtuesin për tre vitet e ardhshme, që do të jetë Arben Kraja. Në fokus të kësaj prokurorie do të jetë korrupsioni i zyrtarëve të lartë dhe krimi i organizuar.
Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se kreu i Gjykatës për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Sandër Simoni i është drejtuar me një shkresë drejtuesit të SPAK-ut Arben Kraja duke i kërkuar prokurorë të posaçëm në seancat gjyqësore për cështjet që kaluan nga Krimet e Rënda. Nga Prokuroria e Krimeve të Rënda kaluan 24 dosje te SPAK-u dhe 37 në rrethe.
NA HOQEN TRURIN ME SPAKUN TE NJEJTIT NJERZ TE NJETIT GJYQTAR DO BEJN DREJTESI NE KETE VEND PO DERI DJE PSE NUK KZN BER DREJTESI KETA QE SOT JAN NE SPAK ?ASGJE SKA PER TE NDODHUR DO DENOHEN FUKARENJT ATA QE SKAN MBESHTETJE KETU GJITHSHKA DUHET TE SHEMBET NGA THEMELET DHE TE NGRIHET SHTETI NGA E PARA MBASI KETU TE GJITH JAN TE PERLYER KETO QE THON JAN PALLAVRA DHE DEKLARATA QE SI HA KUSH TE GJITH KOKSIT SKA PER TI GJETUR GJE DHE KETU DO VAZHDOJ E NJEJTA LOJE POR KETE RADH DO JETE ME E MODERUAR SEPSE VET SPAKU NE PERBERJEN E TIJ KA TE NJEJTET GJYQTAR QE KAN GJUKUAR PER 30 VJET ÇESHTJE NGA ME TE NDRYSHME DHE SKAN DHEN DREJTESI DHE SI DO TE JAPIN DREJTESI SOTAPO KAN NDRYSHUAR PORDH ME RIGON FUTJA KOT TE VIN TRUPA PROKURORESH DHE GJYQTARESH TE HUAJ KRYESISHT GJERMAZN DHE AMERIKAN PER 10 VJET NDRYSHE KETU NUK ÇAHET DOT KRIMI DHE KORRUPSIONI NE SFERAT E LARTA KETU DO JEMI DHEDO SHIKOJM VETEM SHOW
Përgjigju
Kalimtari: 20/12/2019 13:39
Afati i besimit te SPAK është tre muaj, tre muaj kohe për të parë nëse arrestohet ndonjë politikan, biznesmen, qeveritarë apo kriminel i rrangut të lartë, po nuk ndodhi asgjë deri në mars atëherë ska për të ndodhur asgjë për një kohë shuuuuum të gjatë.
Përgjigju
xxx: 20/12/2019 10:30
emrin kane nderruar nga krimet e renda ne spak prokuroret jane po ata puna do shikoje ndryshimin me kembe te mbare
Përgjigju
Daku: 20/12/2019 09:39
Hajd me kembe te mbare dhe ishalla e fillon me ndonje politikan sa me te larte, se na pin gjakun ! Pergezime!!!
Përgjigju
redi: 20/12/2019 09:22
Urime SPAKU per fillimin e veprimtarise,si shoresa e vetme e shqiptareve per te denuar korrupsionin shteteror qe per 30 vjet e la perseri shqiptarin te varfer.Korrupsioni shteteror e ka bazen kryesore tek koncensionet ,privatizimet e tmerrshme te prones publike dhe PPP qe kane kosto shume te larta.Hajdutet politik duhet ti kthejne popullit pasurine e grabitur
Përgjigju
Mali: 20/12/2019 09:14
Deri tani ne kete sistem drejtesie ke qene zoti Kraja por nuk u tremb kush, vrasesit, trafikantet dhe politika e korruptuar nuk jane ne burg por duke festuar. Beni drejtesi qe te tremben kriminelet nga ligji. I ndershmi nuk trembet nga ligji se e duan ligjin dhe e respektojne. Suksese ne pune me shpresen se do te jwni ju te paret ne respekt te ligjit.
Përgjigju
Jakamoni: 20/12/2019 09:12
Duhet te ken frik kush shkel ligjin. Po ata qe e kan shkel perpara? Apo do ja falesh? Ishalla nuk na del si Adriatik Llalla. Kaush.
Përgjigju
Fredi DOBIÇI LLAPAQËN: 20/12/2019 08:59
Ky Kraja nga Shkodra Pérse Nuk e dénoji LUL KRIMINELIN pér 330 MILION €UROT qé u Zhdukén nga rruga e Kombit ???!!!!! A Nuk ishte ky HALE PROKUROR pér até çéshtje té bujshme ???!!! Çfaré ndodhi ????!!!! Po si ka mundési qé e Zgjedhin edhe Kryetar tè SPAK kété ZVARRANIK nga Shkodra ?????!!!! Nuk kishte ndonjê Prokuror tjetér ??????!!!! Ky mu duk DUDUM fare mua ???!!!! Si Njeri pa Vizion dhe pa Qéllim , por fliste vetém pér RROGA dhe LEK pér Drejtuesit e SPAK !!! Po Nuk e béri Detyrén , ISHALLA pérfundon si KATICA JANEVA né Maqedoni . Té presim dhe té shikojmé
Përgjigju
Ggg: 20/12/2019 08:23
Pervec ndonji peshku te vogel, nuk besoj se do te ndodhe ndonje gje e madhe.... situata do vazhdoje te jete e njejta....
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
Të drejtë
24.4%
Të gabuar
68.1%
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3156
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
NA HOQEN TRURIN ME SPAKUN TE NJEJTIT NJERZ TE NJETIT GJYQTAR DO BEJN DREJTESI NE KETE VEND PO DERI DJE PSE NUK KZN BER DREJTESI KETA QE SOT JAN NE SPAK ?ASGJE SKA PER TE NDODHUR DO DENOHEN FUKARENJT ATA QE SKAN MBESHTETJE KETU GJITHSHKA DUHET TE SHEMBET NGA THEMELET DHE TE NGRIHET SHTETI NGA E PARA MBASI KETU TE GJITH JAN TE PERLYER KETO QE THON JAN PALLAVRA DHE DEKLARATA QE SI HA KUSH TE GJITH KOKSIT SKA PER TI GJETUR GJE DHE KETU DO VAZHDOJ E NJEJTA LOJE POR KETE RADH DO JETE ME E MODERUAR SEPSE VET SPAKU NE PERBERJEN E TIJ KA TE NJEJTET GJYQTAR QE KAN GJUKUAR PER 30 VJET ÇESHTJE NGA ME TE NDRYSHME DHE SKAN DHEN DREJTESI DHE SI DO TE JAPIN DREJTESI SOTAPO KAN NDRYSHUAR PORDH ME RIGON FUTJA KOT TE VIN TRUPA PROKURORESH DHE GJYQTARESH TE HUAJ KRYESISHT GJERMAZN DHE AMERIKAN PER 10 VJET NDRYSHE KETU NUK ÇAHET DOT KRIMI DHE KORRUPSIONI NE SFERAT E LARTA KETU DO JEMI DHEDO SHIKOJM VETEM SHOW
PërgjigjuAfati i besimit te SPAK është tre muaj, tre muaj kohe për të parë nëse arrestohet ndonjë politikan, biznesmen, qeveritarë apo kriminel i rrangut të lartë, po nuk ndodhi asgjë deri në mars atëherë ska për të ndodhur asgjë për një kohë shuuuuum të gjatë.
Përgjigjuemrin kane nderruar nga krimet e renda ne spak prokuroret jane po ata puna do shikoje ndryshimin me kembe te mbare
PërgjigjuHajd me kembe te mbare dhe ishalla e fillon me ndonje politikan sa me te larte, se na pin gjakun ! Pergezime!!!
PërgjigjuUrime SPAKU per fillimin e veprimtarise,si shoresa e vetme e shqiptareve per te denuar korrupsionin shteteror qe per 30 vjet e la perseri shqiptarin te varfer.Korrupsioni shteteror e ka bazen kryesore tek koncensionet ,privatizimet e tmerrshme te prones publike dhe PPP qe kane kosto shume te larta.Hajdutet politik duhet ti kthejne popullit pasurine e grabitur
PërgjigjuDeri tani ne kete sistem drejtesie ke qene zoti Kraja por nuk u tremb kush, vrasesit, trafikantet dhe politika e korruptuar nuk jane ne burg por duke festuar. Beni drejtesi qe te tremben kriminelet nga ligji. I ndershmi nuk trembet nga ligji se e duan ligjin dhe e respektojne. Suksese ne pune me shpresen se do te jwni ju te paret ne respekt te ligjit.
PërgjigjuDuhet te ken frik kush shkel ligjin. Po ata qe e kan shkel perpara? Apo do ja falesh? Ishalla nuk na del si Adriatik Llalla. Kaush.
PërgjigjuKy Kraja nga Shkodra Pérse Nuk e dénoji LUL KRIMINELIN pér 330 MILION €UROT qé u Zhdukén nga rruga e Kombit ???!!!!! A Nuk ishte ky HALE PROKUROR pér até çéshtje té bujshme ???!!! Çfaré ndodhi ????!!!! Po si ka mundési qé e Zgjedhin edhe Kryetar tè SPAK kété ZVARRANIK nga Shkodra ?????!!!! Nuk kishte ndonjê Prokuror tjetér ??????!!!! Ky mu duk DUDUM fare mua ???!!!! Si Njeri pa Vizion dhe pa Qéllim , por fliste vetém pér RROGA dhe LEK pér Drejtuesit e SPAK !!! Po Nuk e béri Detyrén , ISHALLA pérfundon si KATICA JANEVA né Maqedoni . Té presim dhe té shikojmé
PërgjigjuPervec ndonji peshku te vogel, nuk besoj se do te ndodhe ndonje gje e madhe.... situata do vazhdoje te jete e njejta....
Përgjigju