Grupi i PS 7 orë takim në Elbasan, fokus vota e diasporës! Fuga porosi deputetëve: Shtoni aktivitetin në rrjetet sociale

Pas takimit informal me kabinetin qeveritar në Dajt, kryeministri Rama ka mbledhur për 7 orë sot në Elbasan, deputetët socialistë, të cilët nuk do i shpëtuan një analize performace e as porosive në këtë sesion parlamentar prag viti elektoral.

Burime për gazetaren e Report Tv Raziela Myslimaj bëjnë me dije në kuadër të strategjisë së komunikimit, Endri Fuga u ka lënë porosi deputetëve që të shtojnë aktivitetin në media e në rrejtët sociale.

‘Rritje të prezencës në emisione televizive si dhe aktivitet të shtuar në platformat sociale përfshirë edhe Tik-Tok. Fokus tek përmbajtja e rrjeteve sociale, rregullimin apo edhe optimizmin e tyre.’- kanë qenë disa nga porositë e Fugës për deputetët.

Deputetëve u është kërkuar të punojnë për të ngushtuar hapësirën e votave ne 10 vitet e fundit mes PS e PD. Hendeku i votave konsiderohet të jetë rritur në favor të PS, por po ashtu konsiderohet i rritur edhe  elektorati gri.

Fokus tek perceptimi për punën e PS dhe te Kryeministrit Rama në 10 vite. Fokus të madh është kërkuar t’i kushtohet votës së diasporës. Regjistrimi i emigrantëve nis në janar dhe përfundon në mars.

Gjatë retreat-it është diskutuar gjithashtu edhe për rolin Kuvendit në procesin e integrimit në BE për përafrimin e legjislacionit dhe afrimin e standardeve. Synimi për mbajtjen e Konferencës së tretë Ndërqeveritare me BE në dhjetor 2024, konferencën e katërt në mars 2025 dhe konferencën e pestë në dhjetor 2025.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:13
Takimi i grupit të PS, Xhaçka falënderon kolegët që s’e ‘dorëzuan’ në Kushtetuese

1726213296_xhacka.jpg

Në takimin e grupit të PS, që u zhvillua në Elbasan, burime bëjnë me dije se ka folur edhe deputetja Olta Xhaçka.

Gazetarja Raziela Myslimaj mëson se Xhaçka ka falënderuar deputetet për mbështetjen e dhënë një ditë më parë në Kuvend, ku nuk votuan dërgimin e mandatit të saj në kushtetuese.

Po ashtu, Xhaçka veç falënderimit i ka kërkuar grupit parlamentar ndjesë për koston e krijuar dhe debatin për këtë çështje.

Ora 14:17
Nesër mblidhet Asambleja e PS-së në Tiranë prezantohen Spiropali, Veliaj dhe Manastirliu! Në Elbasan nis takimet Mazniku

Nesër në orën 17:30 do të mblidhet Asambleja e PS në Tiranë për të prezantuar 3 bashkëdrejtuesit Erion Veliaj, Ogerta Manastirliu dhe Elisa Spiropali, ndersa i pranishëm pritet të jetë edhe kryeministri Rama.

Drejtuesit poltikë të PS në qarqe kanë nisur prezantimin me strukturat  e partisë që pas zyrtarizimit të listës së drejtuesëve politikë. 

2 ditë më parë Bledi Çuçi i shoqëruar nga Sekretari i përgjithshëm i PS Bledi Klosi është prezantuar si drejtues politik në Vlorë.

Ndërkohë sot pritet që Arbjan Mazniku të prezantohet pranë strukturave në Elbasan.

Burimet bëjnë me dije se organizimi në Tiranë do të jetë edhe më i organizuar, për cdo njësi të bashkisë së Tiranës pritet të ketë një drejtues.

Ora 10:48
‘Lehjet e fundit para se Shqipëria të hyjë në Europë’, vendoset poster gjigant te 'Fish City' ku Rama mblodhi grupin e PS

Kryeminisitri Edi Rama ka mbledhur, ditën e sotme në Elbasan deputetët socialistë, të cilët nuk do t’i shpëtojnë një analize performace e as porosive në këtë sesion parlamentar prag viti elektoral.

Por, në hyrje të restorantit 'Fish City' ku kryeministri do të mbledh deputetët është vendosur një poster gjigant.

Në poster duket Rama me një libër në dorë, i rrethuar nga qen që lehin.

“Lehjet e fundit para se Shqipëria të hyjë në Europë”, shkruhet në poster.

Ndërkohë, pronari i restorantit në një pronocim për media ditën e sotme, u shpreh se posteri është vendosur aty mbrëmjen e djeshme (12 shtator) nga një grup deputetësh të opozitës së Kosovës. 

"Erdhi një grup kosovarësh këtu mbrëmë dhe më thanë jemi deputetë nga Kosova dhe e vendosën banerin aty, unë njoha vetëm Milaim Zekën që më tha këta janë të opozitës" tha Luca.

1726216956_rama.jpg

M.Q./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 14/09/2024 02:50

    Piktori qe ka bere posterin,duhet te jete me pak se amator.Nuk ka piken e idese per proporcionet e trupit te njeriut.Koka e Rames duket sikur eshte shkulur e ngulur ne nje trup te marre hua,torsoja ne disproporcion me kembet e holla,krahet dhe parakrahet,dhe nje person qe vuan nga nanizmi i ka me te mira,per te mos folur per kepucet qe duken si te Chaplinit.Per te mos harruar kostumin prej kamarieri dhe librin qe e mban si menu restoranti!

    Përgjigju
  • Paridi: 13/09/2024 11:47

    E kuptoni cfare deputetesh jane zgjedhur a mjere partia socialiste parti mercenareshj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Indeksimi i pensioneve, të moshuarit për Report TV: Nuk është mjaftueshëm, s’na lehtëson! Ekspertja: Të ishte bërë që në pranverë

Indeksimi i pensioneve, të moshuarit për Report TV: Nuk është mjaftueshëm, s’na lehtëson! Ekspertja: Të ishte bërë që në pranverë