Sot Samiti i Procesit të Berlinit, ‘blindohet’ Tirana! Mbi 2 mijë efektivë në terren! Të gjitha rrugët që janë bllokuar! Efektivë me dylbi në çdo godinë të lartë

TIRANË- Mbi 2 mijë efektivë janë në terren për të siguruar mbarëvajtjen e Samitit të Procesit të Berlinit që mbahet ditën e sotme në Tiranë. Samiti i Procesit të Berlinit do të zhvillohet në ambientet e Piramidës së Tiranës, ku rrugët rreth saj janë të rrethuara nga policia pasi janë caktuar si perimetër sigurie.

Në to nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve, parkimi dhe as kalimi i këmbësorëve, përveç banorëve rezidentë. Do të jenë 1604 efektivë dhe 400 punonjës të Gardës së Republikës të angazhuar për këtë event të rëndësishëm që do të zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së.

Rrugët që do bllokohen

Për garantimin e sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të Samitit, është parashikuar ky perimetër sigurie:

  1. -Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e Dajtit deri te sheshi “Nënë Tereza”;
  2. -Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me Rrugën e Elbasanit deri te kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”;
  3. -Rruga “Papa Gjon Pali II”, “ETC-RTSH-Stadium”;
  4. -Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Liceut deri te rruga e “Elbasanit”;
  5. -Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;
  6. -Rruga “Jul Variboba”, pranë postës, në rrugën e Elbasanit dhe në rrugën “Papa Gjon Pali II”;
  7. -Rruga “Fatmir Haxhiu”, te ETC;
  8. -Rruga “Lekë Dukagjini”, nga sheshi “Frederik Shopen”, deri te stadiumi “Air Albania” dhe përreth stadiumit;
  9. -Rruga “Ukraina e lirë”.

Në këto akse rrugore deri në përfundim të Samitit, në orën 20:00, do të ndalohet parkimi, qarkullimi i automjeteve dhe qytetarëve, por do të lejohet vetëm lëvizja e qytetarëve që janë rezidentë në ambiente banimi brenda perimetrit të sigurisë.

Të gjitha bizneset private që ndodhen brenda perimetrit të sigurisë do të jenë të mbyllura.

Në rrugën “Papa Gjon Pali II”, nuk do të lejohet as lëvizja me këmbë, e qytetarëve.

Ndalim të qarkullimit të automjeteve nga ora 08:00 deri në orën 12:00, dhe nga ora 15:30 deri në orën 20:00, do të ketë në akset rrugore:

  1.  •Rinas – Mbikalimi i Kasharit – autostrada “Durrës – Tiranë” – ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Tiranës - rrethrrotullimi i Saukut – rrethrrotullimi pranë Akademisë së Sigurisë – Pallati i Brigadave – rrethrrotullimi i qytetit “Studenti”, deri tek kryqëzimi me bulevardin “Bajram Curri”;
  2. •Bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”, deri te Rruga e Elbasanit (ky ndalim vlen për të gjitha llojet e mjeteve);
  3. •Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi me bulevardin “Zhan D’Ark” deri te sheshi “Nënë Tereza”;
  4. •E gjithë rruga “Papa Gjon Pali II”;
  5. •Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi me Rrugën e Elbasanit, deri te kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”.
  6. Kufizime të qarkullimit të automjeteve të tonazhit të rëndë, do të ketë në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë – Milot – Thumanë - Fushë Krujë – Vorë”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:16
FOTOT/ Report Tv sjell pamjet, ja si po ruhen liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë

 

Teksa në Tiranë janë mbledhur të gjithë liderët e BE dhe ata të Ballkanit Perëndimor, ku po mbahet Samiti për Procesin e Ballkanit, Policia e Shtetit dhe Garda kanë ‘blinduar’ institucionet.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Report Tv, efektivë të policisë ndodhen në çdo godinë të lartë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të ruajtur dhe garantuar sigurinë e pjesëmarrësve në samit.

Ndërsa mësohet se shumë turistë kishin ardhur më herët për të vizituar Piramidën, pa ditur se do të mbahet samiti. Për këtë arsye ata janë kthyer pas.

 

Ora 08:17
Sot Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Lëvizni me biçikleta

Erion Veliaj ka postuar disa foto nga xhiro nëpër kryeqytet me biçikletë, si një mesazh për qytetarët që kanë makina se është më mirë të përdorin biçikletën se sa automjetet. Ndërkohë kjo e hënë do të jetë një ditë dhe datë ndryshe për kryeqytetin, sepse Tirana do të mirëpresë Samitin e Procesit të Berlinit.

Tirana është gati për këtë ngjarje të madhe. Pastërtia e qytetit, kurimi i lulishteve në çdo kënd të saj ka qenë në fokusin e punës së Bashkisë së Tiranës.

Tirana ka treguar se është mikpritëse e denjë sa herë bëhet fjalë për ngjarje të këtyre përmasave.

SI.E./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur