TIRANË- Në seancën e parë në themel, kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, iu rrëzuan 5 kërkesat paraprake të paraqitura nga mbrojtja, ndërsa vetë ai nuk mori pjesë në proces pasi refuzon qëndrimin brenda në kafaz. Përmes një deklarate, Veliaj kërkoi të përfaqësohet nga avokati i tij Plarent Ndreca, i cili që në fillim kërkoi shtyrjen e seancës, duke argumentuar se 24 fashikujt e munguara të dosjes i ishin vënë në dispozicion vetëm një ditë më parë, rreth orës 15:00, dhe se nevojitej kohë për t’u njohur me materialet. Prokurori Ols Dado kundërshtoi, duke deklaruar se aktet e dorëzuara kanë të bëjnë me të pandehur të tjerë dhe se SPAK kishte zbatuar vendimin e gjykatës.
Plarent Ndreca: Aktet na janë vënë në dispozicion ditën e djeshme, rreth orës 15:00. Kërkojmë të njihemi fillimisht me to dhe më pas të zhvillohet seanca.
Ols Dado: Aktet kanë të bëjnë me të pandehur të tjerë. Ne kemi zbatuar vendimin e gjykatës dhe dokumentacionin ia kemi dërguar dje në paraburgim.
Më pas, avokati Plarent Ndreca paraqiti 5 kërkesa paraprake, të cilat sipas tij do ta vendosnin procesin në “shina ligjore”. Ai kërkoi lejimin e transmetimit live të seancës, por SPAK e kundërshtoi duke thënë se ligji parashikon zhvillimin e seancave publike, por jo transmetimin e tyre live.
“Nuk ka asnjë pengesë kushtetuese pse të mos transmetohet seanca. Moslejimi i filmimit të këtij është procesi goditje e të drejtës kushtetuese që kanë mediat. Kërkoj të lejohen kamerat që të filmojnë live procesin”, tha Ndreca.
“Për seancën publike gjykata ka marrë vendim, pa prezencë kamerash me transmetim live. Nuk mund të krahasohen seanca publike, me seanca live. Ligji parashikon qartë, thuhet seancë publike, sot kemi prezent gazetar e persona të interesuar. Nuk bazohet në ligj kërkesa për transmetim live. Në çështjet penale në rajon, Europë apo në SHBA, nuk transmetohet live. Gjykata është shprehur disa herë për seancë publike jo live”, tha prokurori i çështjes Altin Dumani.
Mbrojtja e Veliajt kërkoi po ashtu që kryebashkikau të mos qëndrojë në kafaz gjatë procesit gjyqësor, por në krah të avokatit, pasi cenohet dinjiteti njerëzor dhe prezumimi i pafajësisë. Por, edhe kjo kërkesë e Ndrecës u kundërshtua nga prokurori i SPAK, Ols Dado me argumentin se qëndrimi në kafaz nuk përmbën trajtim poshtërues, por është garanci për zhvillimin e procesit.
“Duhet garantuar prezenca e Veliajt i lirë jashtë kafazit të xhamit. Mosprezenca apo mos lejimi afër avokatit cenon prezumimin e pafajësisë, dinjitetin njerëzor dhe ndikon në proces”, tha Ndreca.
“Xhami garanci në sallë, i pandehuri qëndron vetëm, GJEDNJ e ka trajtuar me vendim e saj. Thotë se nuk përbën element poshtërues”, tha prokurori Ols Dado.
Pasi fitoi të drejtën që të marrë 24 fashikujt e munguara nga 60 në total, avokati Ndreca kërkoi që të njihet edhe me provat dixhitale. Por, sipas SPAK provat dixhitale janë të pasqyruara në fashikujt hetimorë dhe do të merren në shqyrtim në seancat gjyqësore.
“Kërkesa tjetër është që të njihemi me provat dixhitale dhe të na jepet mundësia të paraqesim kundërshtimet tona për papërdorshmërinë e tyre”, tha Ndreca.
“Hapja e provave digjitale nuk ka lidhje, janë të pasqyruara në fashikujt hetimor. Nuk shikoj se hapja e një prove digjitale çon në pavlefshmëri”, iu përgjigj Ols Dado.
Ndreca po ashtu tha se SPAK ende s’i ka kthyer përgjigje për mënyrën e administrimit të kallëzimeve të Nesti Angonit dhe Nasta Pëllumbit, dy persona inekzistentë sipas mbrojtjes.
“Akoma nga SPAK s’na është kthyer përgjigje, për mënyrën e administrimit të kallëzimeve të Nesti Angonit dhe Nasta Pëllumbit. Vlerësojmë se lidhet me këtë fazë të procesit”, tha Ndreca.
“Me kallëzimin anonim të Nesti Angonit e Nasta Pëllumbi, janë të paidentifikuara të përfshirë në aktet hetimore dhe do debatohen në debatet gjyqësore. Janë pasqyruar”, iu përgjigj Dado.
Ndërkohë, për shkak të volumit të çështjes mbrojtja kërkoi që seancat të zhvillohen 1 herë në 2 javë. Por asnjë nga kërkesat paraprake nuk iu pranuan nga treshja gjykuese, Elsa Ulliri, Flora Hajredinaj dhe Besmir Stroka. Gjykata vendosi të rrëzojë kërkesën për transmetim live, duke argumentuar se ishte shprehur më herët për këtë çështje dhe kamera do të lejohet vetëm në nsije të procesit, në pjesën teknike. Ndërsa sa i takon provave dixhitale, trupi gjykues tha se është shprehur edhe njëherë me vendim.
Seanca u shty për shkak se avokati i ri i Ajola Xoxës kërkoi kohë për t’u njohur me aktet. Trupi gjykues vendosi pezullimin e afateve të paraburgimit për Veliajn deri në seancën e radhës, që u la më 23 qershor, ora 10:00.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Në gjyqin për Erion Veliajn, SPAK kërkoi rrëzimin e 5 kërkesave paraprake të mbrojtjes. Altin Dumani, pretendoi se ligji parashikon zhvillimin e seancave publike, por jo transmetimin e tyre live, ndërsa prokurori Ols Dado tha se qëndrimi i Veliajt në kafazin e qelqtë është garanci dhe se sipas tij, nuk përbën trajtim poshtërues.
Altin Dumani: Për seancën publike gjykata ka marrë vendim, pa prezencë kamerash me transmetim live. Nuk mund të krahasohen seanca publike me seanca live. Ligji parashikon qartë, thuhet seancë publike, sot kemi prezent gazetar e persona të interesuar. Nuk bazohet në ligj kërkesa për transmetim live. Në çështjet penale në rajon, Europë apo në SHBA, nuk transmetohet live. Gjykata është shprehur disa herë për seancë publike jo live.
Për datën e seancës gjykata të shohë mundësinë ta bëjë çdo ditë seancën. Por duke qenë se jemi prokuror dhe e shikojmë ngarkesën që ka gjykata e shikojmë shumë normale lënien e seancave 1 herë një javë
Ols Dado: Xhami garanci në sallë, i pandehuri qëndron vetëm, GJEDNJ e ka trajtuar me vendim e saj. Thotë se nuk përbën element poshtërues. Kërkesa e të pandehurit të mos pranohet. Hapja e provave digjitale nuk ka lidhje, janë të pasqyruara në fashikujt hetimor. Nuk shikoj se hapja e një prove digjitale çon në pavlefshmëri
Me kallëzimin anonim të Nesti Angonit e Nasta Pëllumbi, janë të paidentifikuara të përfshirë në aktet hetimore dhe do debatohen në debatet gjyqësore. Janë pasqyruar. I keni në fashikuj edhe kallëzimet. Kur them kallëzimet i përmbahem numrit, datës. Jemi në themel për të debatuar çdo formë.
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i është drejtuar GJKKO-së me një kërkesë të posaçme për të lejuar transmetimin live të seancave gjyqësore. Veliaj e cilëson këtë si një parim themelor të të drejtës ndërkohë që shton se bëhet fjalë për seanca gjyqësore që zhvillohen për kryebashkiakun e Tiranës ndaj të cilëve ai mbart përgjegjësi direkte përpara qytetarëve.
“Në një kontekst ku gjykimi ka një interes të shtuar publik për shkak të funksionit që ushtroj si Kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe natyrës së akuzave të ngritura, që lidhen me ushtrimin e këtij funksioni, ajo që vihet në diskutim është nëse parimi i publicitetit, i sanksionuar në mënyrë kategorike në nenin 339 të Kodit të Procedurës Penale, realizohet në mënyrë efektive, apo mbetet në nivel formal, duke u zbrazur nga përmbajtja e tij reale”, shkruhet ndër të tjera në kërkesë.
Ndër të tjera, Veliaj thotë se vendim i Këshillit të Lartë Gjyqësor që rregullon marrrëdhëniet e mediave me gjykatat, nuk mund të ndalojë praninë e kamerave në seancat publike. Ndër të tjera ai thotë se seanca është me dyer të hapura dhe se kapaciteti në sallë është i kufizuar ç’ka nuk garanton akses të plotë që qytetarët.


Në seancën gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, avokati Plarent Ndreca paraqiti pesë kërkesa paraprake, të cilat sipas tij do ta vendosnin procesin në “shina ligjore”. Mbrojtja kërkoi transmetimin live të seancës, praninë e Veliajt krah avokatit, pra jashtë kafazit të qelqtë, si edhe kohë për t’u njohur me provat. Ndreca po ashtu tha se SPAK ende s’i ka kthyer përgjigje për mënyrën e administrimit të kallëzimeve të Nesti Angonit dhe Nasta Pëllumbit.
Plarent Ndreca: Kemi bërë 5 kërkesa për vendosjen e procesit në shinat ligjore, këmbëngulim. E para sa i takon publicitetit gjyqësor që i nxirrni kamerat sapo nisim ne. Nuk ka asnjë pengesë kushtetuese pse të mos transmetohet seanca. Fakti që vjen në sallë një punonjëse administrative dhe na pyet kur është dakord e kush jo për filmim, është ndërhyrje drejtpërdrejtë në sallë. Moslejimi i filmimit të këtij është procesi goditje e të drejtës kushtetuese që kanë mediat. Kërkoj të lejohen kamerat që të filmojnë live procesin.
Vlerësojmë që duhet garantuar prezenca e Veliajt i lirë jashtë kafazit të xhamit. Mosprezenca apo mos lejimi afër avokatit cenon prezumimin e pafajësisë, dinjitetin njerëzor, ndikon në proces dhe nuk mund të vijojë pa qenë prezent siç kushtetuta parashikon. Komiteti i Helsinkit e konsideron cenim i dinjitetit njerëzor kur nuk ka arsye për tu vlerësuar e kundërta. Kafazi i xhamit është kthyer në rregull ndërkohë që duhet të jetë përjashtim. Nuk paraqet asnjë rrezik për mbarëvajtjen e procesit. Kërkoj të garantoni të jetë përkrah avokatit të tij i liri, të bëjë mbrojtjen e tij siç kushtetuta ia ka garantuar.
Për sa kohë nuk jemi njohur me provat në këtë fazë dhe ju thatë se nuk përbën pengesë në këtë fazë, na jepni kohë të njihemi me to.
Akoma nga SPAK s’na është kthyer përgjigje, për mënyrën e administrimit të kallëzimeve të Nesti Angonit dhe Nasta Pëllumbit. Vlerësojmë se lidhet me këtë fazë të procesit
Lënia e seancës nga ana juaj 1 herë në javë është afat shumë i ngushtë që nuk na jep mundësi të komunikojmë me të mbrojturit prej nesh. Të kemi prezencë reale e mbrojtje efektive.
Këto janë 5 kërkesat tona që pranimi i tyre besoj do e vendoste në shina këtë proces ligjor, patjetër kemi edhe kërkesa për pavlefshmëri aktesh
Komente










