Sot u rihapën, berberët: U çliruam, kemi shumë ngarkesë, qeveria të zgjasë orarin e lirisë (Vëzhgimi i Report Tv)-VD

Pas dy muajsh karantinë sot mes bizneseve që u rihapën janë edhe berberët. Report Tv ishte në një sallon duke bërë një vëzhgim për të ndjekur nga afër protokollin që po ndiqet për masat për parandalimin e përhapjes së COVID-it.

Klodi, e cila është pronarja e sallonit, tregon se puna ka filluar vrullshëm, pasi që një javë më parë që u dha lajmërimi oraret janë zënë nga klientët. Mirëpo, ka një kërkesë për qeverinë për shtyrjen e orarit të hapjes deri në 20:00, pasi Tirana është zonë e kuqe dhe orari i lejuar është 17:30.

"Pas dy muajve më në fund dhe shyqyr, deri në një muaj edhe duruan, por dy muaj ishte torturë për meshkujt. Rregullat do mundohemi ti mbajmë sa më strikt, janë pak të vështirë, por ne do i zbatojmë. Ky është biznesi jonë, me këtë ushqehemi. Para një jave që e kemi marrë vesh që do të hapemi, oraret janë zënë që ditën që u njoftua.

Jemi goxha të ngarkuar me distancën dhe rregullat e reja, mirë do të ishte deri në orën 20:00, por do të përshtatemi në këto kushte. Këto muaj në cdo drejtim ka qenë një katastrofë e vërtetë. Unë kam edhe një vajzë në klasën e parë, me mësimet online, shumë ngarkesë, por më duket se tani u çliruam.

Sallon përmbush të gjitha standardet, punojmë me orare. Dezinfektimi është bërë, klienti nëse nuk është i pajisur me doreza, ne i kemi" tha Klodi.

Për Arjona Lena, pronare e një salloni bukurie, shprehet se kjo periudhë dy mujore ia ka vlejtur për sigurinë e shëndetit, por tani do ti rikthehen punës.

Jemi të lumtur që filluam sot. Jemi përshtatur, iu masim temperaturën, kemi dorezat, dezifektantin, maskën për klientin. Kjo periudhe pauze dy mujore për sigurinë tonë ja vlente, tani do fillojmë prap do punojmë sic ishim. Ashtu si lokalet edhe ne punën e kemi më shumë pasdite që kthehen njerëzit nga puna”-u shpreh Arjona Lena.

Jemi shumë të lumtur. Ishte e nevojshme për shëndetin e të gjithëve kështu që tani u kthyem pothuajse në normalitet dhe është e domosdoshme për femrat. Jemi me maska me doreza me dezifektues me të gjitha, edhe distanca, normalisht ajo është kryesorja”-u shpreh një kliente.


Lajmi kryesor:

U rihapën pas 2 muajve karantinë/ Berberët: U çliruam, qeveria të zgjasë orarin! Stomatologia: Do të rrisim çmimet


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Gaza/ Sulme në veri, dhjetëra persona në rrënoja! Forcat ajrore izraelite godasin spitalin 'Kamal Adwan', 50 të vdekur, përfshirë 5 mjekë

Lufta në Gaza/ Sulme në veri, dhjetëra persona në rrënoja! Forcat ajrore izraelite godasin spitalin 'Kamal Adwan', 50 të vdekur, përfshirë 5 mjekë