U rihapën pas 2 muajve karantinë/ Berberët: U çliruam, qeveria të zgjasë orarin! Stomatologia: Do të rrisim çmimet

Dita e sotme, 11 maj shënon lehtësimet e reja të vendosura nga qeveria dhe hapjen graduale të bizneseve që janë mbyllur si pasojë e koronavirusit. Nga sot vendit i shtohen edhe 14 zona të reja të gjelbra, konkretisht Lushnje, Patos, Roskovec, Korçë, Has, Kukës, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejës, Kavajë dhe Vorë me të njëjtat rregulla.

Në këto zona lejohet qarkullimi ndërqytetës brenda zonave të gjelbra me automjet privat duke lejuar udhëtimin e më shumë se dy personave të së njëjtës familje. Gjithashtu në këto zona ka dhe një zgjatje të fashës së orarit për të lëvizur nga ora 05:00-21:00. Nga data 11 maji do të hapen edhe blloku i tretë i bizneseve duke lejuar që të ushtrojnë aktivitetin e tyre  sipas protokolleve strikte të sigurisë, klinikat dentare, parukeri, berber dhe dyqanet në qendrat tregtare. Një tjetër ndryshim është edhe me karantimin e të riatdhesuarve, ku nuk do të ketë më hotele karantinë, por të gjithë shqiptarët e ardhur në vendin tonë do të karantinohen në banesat e tyre.

Po çfarë nuk lejohet ende? Në lidhje me grumbullimet mbeten në fuqi  rregullat se nuk lejohen qëndrimi me më shumë se 5 veta, aktivitetet kulturore dhe sportive të çdo lloji dhe transporti publik si dhe njësitë ekonomike ende të mbyllura. Gjithashtu përjashtim bëjnë dhe 6 bashkitë e vendit, Tiranë, Durrës, Shkodër, Kurbin, Krujë dhe Fier, që  do të vijojë i njëjti regjim oraresh dhe rregullash të qarkullimit si deri tani. Këto zona do të blindohen me postblloqe dhe nuk do të lejohet hyrje-dalja e automjeteve të paautorizuara nga zona e gjelbër te e kuqja dhe e kundërta.

Çfarë lejohet nga dita e sotme
-Shtohen 14 zona të gjelbra
-Hapen parukeritë, berberët, klinikat dentare dhe dyqanet në qendrat tregtare
-Në zonat e gjelbra shtohet fasha e orarit nga ora 05:00-21:00
-Të riatdhesuarit karantinohen të gjithë në banesat e tyre

Çfarë nuk lejohet
-Blindohen me postblloqe 6 zonat e kuqe
-Nuk lejohen kalimi nga zona e kuqe në atë të gjelbër
-Nuk lejohen grumbullimet
-Janë të ndaluara aktivitetet sportive e kulturore
-Nuk lejohet transporti publik
-Nuk lejohet hapja e aktiviteteve  që nuk janë të përcaktuara në listën e 11 majit

Harta e zonave të gjelbra dhe të kuqe

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:32
Sot rinisën punën, stomatologia për Report Tv: Veshjet mbrojtëse kanë kosto, do rrisim çmimet për klientët

Qytetarët i janë drejtuar sot dhe klinikave dentare për të marrë shërbim. Orjola Zenelaj, mjeke stomatologe tregon se cdo qytetar pajiset me mjete mbrojtëse, i matet dhe temperatura dhe më pas nis puna. Veshjet mbrojtëse kanë kosto, ndaj dhe Orjola shprehet se nëse kjo situatë vijon do të reflektohet në rritjen e çmimeve.

Ndikon negativisht në lidhje me punën sepse shton kohën në poltron, kohën në klinik për cdo pacient. Këto janë kosto që mbulohen nga klinika por nëse kjo situatë vazhdon sigurisht që do të jetë një kosto ekstra dhe shpenzim ekstra kështu që ndoshta në një të ardhme mund të na nevojitet që këto kosto të shtohen tek kostot e shërbimit për cdo pacientë.

Orari ne na ndikon shumë negativisht sepse ideja është që në këtë periudhë të gjithë pacientët janë në marrëdhënie pune. Duke qenë se në dy muaj ata nuk e kanë vazhduar punën është e vështirë që ata të marrin leje dhe të vijnë të marrin shërbime dentare”-u shpreh Orjola Zenelaj. Pas një periudhe 2 mujore këto biznese mund të ushtrojnë aktivitetin e tyre, por sikur u shprehën për Report Tv ajo çka i mundon është cështja e orarit.

Ora 13:44
Vëzhgimi! Jo të gjithë berberët e respektojnë distancën! Parukeritë më të kujdesshme (FOTO)

Sot nisën punën të gjitha parukeritë dhe berberët, por jo të gjithë i kanë respektuar masat e vendosura në protokollin e ministrisë së Shëndetësisë. Nga një vëzhgim në Tiranë jo në të gjitha rastet berberët kanë respektuar distanca 2 metra mes klientëve, apo pajisjen me qese njëpërdorimshme për këpucët e klientëve. Nga vëzhgimi duket se parukeritë janë më të kujdesshme.

Rregullat që do të respektojnë parukeritë dhe berberët
Do të ushtrojnë aktivitetin e tyre nga ora 5 e mëngjesit deri në 17.30 të pasdites
Së pari duhet të garantojnë dezinfektim të ambientit
Duhet të sigurojë ruajtjen e distancës 2 metra mes klientëve
Punonjësit në parukeri duhet të jenë të pajisur me maska dhe doreza si edhe klientët
Në hyrje të subjektit, klienti do të pajiset me veshje plastike qese njëpërdorimshme për këpucët
Karriget, poltronat ku ofrohen shërbimet duhet të vishen me mbështjellëse letre njëpërdorimshme.
Subjektet do të përdorin peshqirë të paketuar dhe çdo klient duhet të trajtohet me peshqir të pastër
Të gjitha pajisjet duhen sterilizuar dhe dezinfektuar pas çdo procesi
Prenotimi për shërbimin do të bëhet online
Në ambientet e biznesit duhet afishuar protokolli i verdhë me të gjitha rregullat
Nuk duhet të lejohet në subjekt asnjë person që ka simptoma të COVID-19.
Asnjë person me temperaturë 37.5 nuk duhet të lejohet të hyjë në subjekt.
Rekomandohet shmangia e parasë cash dhe ofrimi shërbimeve me pagesë me kartë krediti

( Kliko këtu ) Protokolli i plotë që duhet të zbatojnë berberët

Ora 12:42
Sot u rihapën, berberët: U çliruam, kemi shumë ngarkesë, qeveria të zgjasë orarin e lirisë (Vëzhgimi i Report Tv)-VD

Pas dy muajsh karantinë sot mes bizneseve që u rihapën janë edhe berberët. Report Tv ishte në një sallon duke bërë një vëzhgim për të ndjekur nga afër protokollin që po ndiqet për masat për parandalimin e përhapjes së COVID-it.

Klodi, e cila është pronarja e sallonit, tregon se puna ka filluar vrullshëm, pasi që një javë më parë që u dha lajmërimi oraret janë zënë nga klientët. Mirëpo, ka një kërkesë për qeverinë për shtyrjen e orarit të hapjes deri në 20:00, pasi Tirana është zonë e kuqe dhe orari i lejuar është 17:30.

"Pas dy muajve më në fund dhe shyqyr, deri në një muaj edhe duruan, por dy muaj ishte torturë për meshkujt. Rregullat do mundohemi ti mbajmë sa më strikt, janë pak të vështirë, por ne do i zbatojmë. Ky është biznesi jonë, me këtë ushqehemi. Para një jave që e kemi marrë vesh që do të hapemi, oraret janë zënë që ditën që u njoftua.

Jemi goxha të ngarkuar me distancën dhe rregullat e reja, mirë do të ishte deri në orën 20:00, por do të përshtatemi në këto kushte. Këto muaj në cdo drejtim ka qenë një katastrofë e vërtetë. Unë kam edhe një vajzë në klasën e parë, me mësimet online, shumë ngarkesë, por më duket se tani u çliruam.

Sallon përmbush të gjitha standardet, punojmë me orare. Dezinfektimi është bërë, klienti nëse nuk është i pajisur me doreza, ne i kemi" tha Klodi.

Për Arjona Lena, pronare e një salloni bukurie, shprehet se kjo periudhë dy mujore ia ka vlejtur për sigurinë e shëndetit, por tani do ti rikthehen punës.

Jemi të lumtur që filluam sot. Jemi përshtatur, iu masim temperaturën, kemi dorezat, dezifektantin, maskën për klientin. Kjo periudhe pauze dy mujore për sigurinë tonë ja vlente, tani do fillojmë prap do punojmë sic ishim. Ashtu si lokalet edhe ne punën e kemi më shumë pasdite që kthehen njerëzit nga puna”-u shpreh Arjona Lena.

Jemi shumë të lumtur. Ishte e nevojshme për shëndetin e të gjithëve kështu që tani u kthyem pothuajse në normalitet dhe është e domosdoshme për femrat. Jemi me maska me doreza me dezifektues me të gjitha, edhe distanca, normalisht ajo është kryesorja”-u shpreh një kliente.

I.K/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mirditor: 11/05/2020 14:19

    Floktoret nuk kan pas asnihere krize ekonomike. ankohen kot. shteti te mendoje per minatoret, shoferet e kamioneve, kush punon ne ndertim, policet, puntoret e uzinave, fasonerive.

    Përgjigju
  • Andi: 10/05/2020 23:41

    Ealbania se ka nxjerr listen akoma

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump