Sot vendoset finalja e EL, Xabi Alonso i frikësohet Romës: Një gol ndryshon gjithçka! De Rossi beson: Në Leverkusen për fitore

Sot vendoset finalja e EL, Xabi Alonso i frikësohet Romës: Një gol ndryshon gjithçka! De Rossi beson: Në Leverkusen për fitore

De Rossi dhe Xabi Alonso

Bayer Leverkusen dhe Roma luajnë këtë të enjte në 21:00 për duelin e kthimit gjysmëfinal në Europa League. Kampionët e Gjermanisë fituan 0-2 në Romë një javë më parë dhe kanë një avantazh të dukshëm për duelin e sotëm.

Përpara ndeshjes për mediet trajneri i "Aspirinave", Xabi Alonso tha se një gol ndryshon gjithçka në fushë, ndaj duhet të jenë të kujdesshëm duke iu druajtur kundërshtarit. Spanjolli kujton edhe eliminimin që Roma i bëri sezonin e shkuar nga Europa League.

"Ndeshja e kthimit është gjithmonë e rrezikshme, pavarësisht rezultatit të marrë në ndeshjen e parë. Një gol mund të ndryshojë shpejt situatën. Duhet të jemi të përqendruar që në fillim. Ne duam të jemi agresivë, të kontrollojmë lojën dhe të mbrohemi si ekip. Pres që Roma të vijë me shpresën për kualifikim.

Ne nuk e kemi harruar dhimbjen e vitit të kaluar. Duhet ta përdorim këtë energji për të festuar me tifozët në fund. Do jemi të përqendruar për të gjithë 90 minutat, duam të meritojmë fitoren dhe arritjen në finalen e Dublinit", tha Alonso.

Nga ana tjetër, trajneri i Romës, Daniele De Rossi ka besim se të tijtë do dinë të rihapin ndeshjen andaj doza e karikimit nga njëshi i stolit nuk mungon.

"Do të duhet ndeshja perfekte. Për t’ia dalë kemi nevojë për forcë psikologjike, pak durim dhe shumë vëmendje. Nuk na lejohet të gabojmë, nuk mund të gabojmë asgjë. Në këto nivele gabimet paguhen.

Dëmtimet - Është e qartë se mendimi i parë shkon për Paulo Dybala. Me shumë mundësi do të jetë në pankinë. Dua të flas si me të dhe me stafin mjekësor. Me siguri që nuk do të bëjmë rotacion për ndeshjen e së dielës (kundër Atalantës). Kjo sfidë është shumë e rëndësishme.

Gjermanët? Ata ndërtojnë shumë dhe pësojnë pak. Mund të bëjnë një mijë formacione, por të njëjtën gjë mund të bëjmë dhe ne. Jemi këtu për të marrë rezultat të mirë", tha De Rossi.

Finalja e Europa League zhvillohet të mërkurën e 22 majit në Dublin, teksa sot Roma ka përballë skuadrën që këtë sezon ka vendosur rekord me 48 ndeshje pa humbje. Gjysmëfinalja tjetër është ajo mes Atalantës dhe Marseilles në Bergamo, me ndeshjen e parë në Francë që u nda në barazimin 1-1.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Të veshura me fustane nusërie, Edlira e Alba, çifti i së njëjtës gjini kurorëzojnë dashurinë në tarracën e bashkisë Tiranë

FOTO/ Të veshura me fustane nusërie, Edlira e Alba, çifti i së njëjtës gjini kurorëzojnë dashurinë në tarracën e bashkisë Tiranë