Opozita do mbajë protestën e gjashtë kombëtare kundër qeverisë më 25 Maj.

Lideri demokrat Lulzim Basha nuk u distancua nga dhuna që shpërtheu në protestën e 11 majit, me bomba molotov ndaj kryeministrisë dhe parlamentit duke lënë të plagosur efektiv. Kryetari i Partisë Demokratike u pyet nga gazetarët nëse tubimi që opozita jo parlamentare do të mbajë në 25 maj do të ketë sërish bomba molotov. Përgjigjja e tij, jo vetëm që nuk ishte distancuese, por deri diku shkon edhe në paralajmërim se situata në këtë tubim mund të jetë edhe më e rëndë sa i përket sulmit ndaj institucioneve dhe efektivëve të policisë që i ruajnë ato. Kryedemokrati tha pasditen e kësaj të mërkure se nuk është ai shkaktari i zemëratës popullore siç ai u shpreh, duke thënë se "zemërimi popullor vetëm do të rritet".

"Ne kurrë nuk kemi bërë thirrje për dhunë dhe distancohemi nga çdo akt dhune, por mos prit që Lulzim Basha të jetë komandanti i baballarëve, që u ka vënë kryqin tek shtëpia Edi Rama, i vëllezërve motrat 3 vjecarë të të cilëve I ka helmuar me gaz Edi Rama apo i fëmijëve të prindërve që Edi Rama u theu kockat se dontë t’u grabiste shtëpitë, që t’u vidhte 40 milionë euro shqiptarëve dhe të mos shpronësontë as banorët e ligjshëm. Këto janë vetëm 3 skandale. Komandant i zemërimit popullor nuk është Lulzim Basha. Zemërimi popullor vetëm do të rritet. Detyra jonë është vetëm të parashtrojmë zgjidhjen politike dhe të thërrasim shqiptarët ta mbështesin këtë kauzë, gjë që e kanë bërë në mënyrë të paprecedentë dhe madhështore, për të cilën përkulem me mirënjohjen më të thellë ndaj tyre, si për protestën e 11 Majit, ashtu edhe për protestën e 13 Majit. Jam i sigurtë që këto do të tejkalohen sin ë masivitet, ashtu edhe në vendosmëri nga protesta e 25 Majit", -  tha Basha.

Ndërkombëtarët, nga ambasada e SHBA-ve në Tiranë, ajo e Gjermanisë, Italisë, OSBE-së, Britanike, CDU/CSU, madje edhe Partitë Popullore Evropiane ku vetë Partia Demokratike është anëtare, i bënë thirrje njëzëri liderëve të opozitës, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi të LSI-së, të dënojë publikisht aktet e dhunës, dhe të sigurojnë që protestat e radhës do të jenë paqësore. Sot në selinë blu, lideri demokrat Lulzim Basha pati prej paradites takime intensive me aleatët e vegjël, kolegjin e kryetarëve dhe kryesinë e ish-deputetët, sa i përket aksionit opozitar kundër qeverisë, që mbetet i njëjtë në qëllim: qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme. Paraditen e sotme lideri demokrat Lulzim Basha është takuar me aleatët e vegjël, më tej me Kolegjin e kryetarëve dhe pasdite me Kryesinë dhe ish-deputetët.

Deri tani opozita ka zhvilluar pesë protesta kombëatre dhe disa të tjera para parlamentit, ndërsa ka bllokuar edhe rrugët dy herë, teksa pritet se cfarë do të ndodhë më tej, pasi PD dhe LSI-ja nuk janë regjistruar në zgjedhje dhe kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë zhvillimin e procesit në 30 qershor.

Pas gatishmërisë së shprehur nga dy deputetët gjermanë të grupit parlamentar CDU/CSU për të ndihmuar në kapërcimin e krizës dhe shtrirjes së dorës për dialog nga kryeministri Edi Rama mesditën e djeshme, lideri demokrat tha se është gati për negociata (jo dialog sikur tha Rama) por me ndihmën e ndërkombëtarëve dhe vendosi si kusht të panegociueshëm largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:55
Basha në siklet për Bedri Hoxhën, i sulet medias

Lulzim Basha foli sot në një deklaratë për mediet për kandidatët për kryebashkiakë të cilët janë regjistruar për zgjedhjet lokale të 30 qershorit teksa deklaroi se ata janë emra të propozuar nga junta kriminale e Edi Ramës. Ai u ndal në emra konkretë teksa përmendi edhe Bedri Hoxhën, kandidat i Bindjes Demokratike për Bashkinë Klos.

Në mungesë të argumenteve për akuzat e ngritura ndaj tyre, Lulzim Basha iu kthye gazetares së Report TV Esiona Konomi. Ai i tha gazetares së po bën pyetje të porositura ndërkohë që refuzoi të argumentojë akuzat e tij për ish-bashkëpunëtorin e tij.

Gazetarja e Report TV Esiona Konomi- Bedri Hoxha, ish-deputet i PD, ka qenë bashkëpunëtori juaj, është në një garë për zgjedhjet lokale.

Kryetari i PD Lulzim Basha-Nuk kam koment për atë unë. Çështja është te Edi Rama, thuaji atij që ta jep pyetjen në kufje. Unë mendoj se çdo medie e ka për detyrë të zbulojë se kush janë këta njerëz. Ymer Lala është kriminel. Bedri Hoxha është ish-deputet i PD i cili kthehet në një fasadë të krimit. Medieve iu bëj thirrje të shikojnë arkivat.

Ora 18:51
Basha: Zgjedhje nuk do ketë, shqiptarëve i kanë skaduar kartat e identitetit

Në një dalje për mediet lideri demokrat Lulzim Basha u shpreh se opozita nuk do ketë kthim pas dhe do vazhdojë të protestojë derisa të rrëzohet kjo qeveri e cila sipas tij është e lidhur me krimin. Basha tha se zgjedhjet nuk do të mbahen, pasi 1 milionë shqiptarëve i kanë skaduar kartat e identitetit.

"Koalicioni opozitar ka shqyrtuar gjendjen e rëndë ku ndodhet vendi, pas asgjësimit të gjykatave dhe kapjes së prokurorit. Përmes përgjimeve provohet përfshirja e Edi Ramës në vjedhjen e votave. Bild ka bërë një panoramë për narkoshtetin tonë por ka zbuluar diccka që organet ligjzbatuerse në Shqipëri, në dosjen 184 figuron vetë Rama duke u sigurruar për skenarin e vjedhjes së votave.

Gjylameti do ishte bashkë me Spiropalin në këtë dosje. Spiropali është pjesë e hetimeve për dosjen e Xibrakes. Nuk ka njeri që nuk e di që Edi Rama ka blerë votat. Këtë parlament e ka diktuar krimi. Jemi në kushtet e një grushti shteit. Edi Rama ka përcaktuar një kur pëprlasje me popullin. Kjo duket qartë në listën e kriminelëve për bashkitë e vendit, të cilat kryesohen nga vrasës, përdhunues, shokës e Elvis Roshit. Në Dibër të dy janë përcaktuar nga Ymer Lala. I pari është pjesë e dosjes, i dyti ish-sekretar i PD në Dibër. Zgjedhje nuk do të ketë. Edhe formalisht vendi është me një regjistër të gjendjes civile të masakruar nga Rama dhe Lleshaj.

Mbi 1 milionë shqiptarëve i kanë skaduar kartat e identitetit. Vangjush Dako ikën nga gara dhe përcakton se kush do të garojë. Pyetja është a do vazhdohet që grushti i shtetit të çohet deri në fund për të çinstaluar tiraninë e krimit. Vendimi unanim i opozitës është përballje metë gjitha format. Nga ky moment ne jemi dhe do të jemi bashkë më qytetarët në një përballje pa kthim me ushtarët e juntës kriminale. Skenari tjetër është që Shqipëria të bjerë si shtet i së drejtës. Ne këtë skenar nuk e pranojmë, Betejën do ta vazhdojmë kundër kësaj junte kriminale e cila do të asgjësojë të ardhmen e shqiptarëve", u shpreh Basha.

Ora 18:32
Vendoset data, ja kur do jetë protesta e gjashtë kombëtare

1557919666_14.jpg

Opozita do mbajë protestën e gjashtë kombëtare me 25 Maj.

Ora 17:48
Protesta e radhës/ Basha mbledh kryesinë e PD-së

1557935413_BASHA.jpeg

Kreu demokrat Lulzim Basha ka mbledhur ditën e sotme kryesinë e Partisë Demokratike. Mbledhja ka nisur rreth orës 17:00 të pasdites së sotme. Mësohet se në mbledhje ka marrë pjesë edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Në fund të mbledhjes lideri demokrat do mbajë edhe një deklaratë për mediet ku pritet të flasë për itinerarin e protestave të ardhshme të opozitës.

Ora 13:08
Në takimin e aleateve mungonte PDIU për shkak të PBDNJ

Në takimin e aleatëve sot me Lulzim Bashën mungonte përfaqësuesi i partisë çame PDIU Shpëtim Idrizi, kjo për shkak të pranisë në takim të liderit të PBDNJ Vangjel Dule. Partia e minorancës greke dhe partia çame janë politikisht të pozicionuara në anë të kundërt edhe pse Basha pretendon ti ketë bashkuar në të njëjtin pozicion të opozitës së bashkuar.

Siç ka ndodhur edhe herë të tjera, lideri i PDIU-së, do të zhvillojë takime të veçanta me Bashën, pa praninë e aleatëve të tjerë.

Ora 12:03
Dash Shehi: Nuk heqim dorë, protestat do të vijojnë, PS-ja zhvendosi KQZ-në, ka filluar manipulimin

Pas takimit me Bashën aleatët e vegjël, së bashku me Petrit Vasilin nga LSI-ja, pasi Kryemadhi ndodhet në SHBA, kanë lënë zyrën e PD-së. Për mediat ka folur vetëm kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i cili është shprehur se protestat do të vijojnë, por nuk ka dhënë detaje për skenarin apo datën. Ai akuzoi PS-në për manipulim të zgjedhjeve.

"Zgjedhje ne 30 qershor nuk ka. PS-ja ka filluar manipulimin zgjedhor që tani me spostimin e KQZ te arshivat, tani me vetëm 25 kandidatë nuk ka garë konkuruese, 36 bashki janë pa kandidatë alternativë. Qe tani kanë rënë moralisht zgjedhjet. Po mundojne të falsifikojnë, i kane spostuar komisionet, do të sajojnë kandidate të sajuar këto dy tre ditë . Qe sot ka filluar manipulimi zgjedhor.

Edhe sikur ti mbushin plot letrat nuk do të lejojmë që të zhvillohen zgjedhjet. Nuk heqim dorë nga takimet me ndërkombëtarët, por as nga rruga, as nga informacionet për mediat, as nga takimet në salla me intelektuale, por aksi kryesor është protesta e rrugës deri në fund kur të mbërrijmë një zgjidhje finale, jo për Bashën, jo për PD por për gjithe Shqipërinë.

E konsiderojmë pozitive për Shqipërinë që të vijë dita dhe të bëhen zgjedhje, pasi këtu nuk mund të ketë zgjiedhje me këtë qeveri dhe me Edi Ramën. Ky është mesazhi kryesor, këtë diskutuam dhe do të diskutojmë. Ka shumë alternativa për protestën e radhës, qyteti mund të prodhojë protesta përditë, por ne do të marrim pjesën më të mire dhe pozitive e protestave. Në nuk bëjmë protestë për protestë, por pasi po shkelet rregullat e lojës
" deklaroi Dashamir Shehi.