TIRANE-Pas gatishmërisë së shprehur nga dy deputetët gjermanë të grupit parlamentar CDU/CSU për të ndihmuar në kapërcimin e krizës dhe shtrirjes së dorës për dialog nga kryeministri Edi Rama mesditën e sotme, ka ardhur qëndrimi i kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Lideri demokrat u shpreh se është gati për negociata (jo dialog sikur tha Rama) me ndihmën e ndërkombëtarëve, por vendosi si kusht të panegociueshëm largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit.

"Jam njohur këto 24 orë me qëndrimet e partnerëve ndërkombëtare. U kam komunikuar miqve ndërkombëtarë se mirëpres angazhimin e tyre për zgjidhjen e krizës politike në vend. PD dhe opozita kanë qenë dhe janë gati të përfshihen në një proces të vërtetë politik me ndihmën  e partnerëve tanë ndërkombëtarë. Ai (Rama) hodhi poshtë sot ofertat publike për një angazhim të faktorit ndërkombëtar. PD-ja mirëpret çdo angazhim të faktorit ndërkombëtar për të zgjidhur këtë krizë të thellë. Në momentin që do të kemi një proces të hapur negociatash do iu informoj" deklaroi Lulzim Basha.

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se zgjedhjet e 30 qershorit nuk mund të shtyhen, pasi nuk mund të shkelet Kushtetuta, por Basha mendon ndryshe duke i kujtuar vitin 2007.  "Eshte Edi Rama qe ka shtyre dy here zgjedhjet lokale me vitin 2007. Mekanizem pra ka, se nuk besoj qe eshte rrenuar kaq shume, sa te mos mbaje mend  se zgjedhjet jane shtyre dy here".

Përsa i përket vijimit të aksionit opozitar pas pesë protestave kombëtare, ai tha se do të vendoset nesër pas takimit me forumet dhe aleatët. "Protestat do të jenë edhe më të mëdha edhe më të fuqishme. Nesër do të mbledh strukturat dhe do të bëj konsultimin me koalicionin për axhendën e protestave" theksoi ai. Nesër në orën 10:30 Basha takohet me aleatët, në 11:30 me Kolegjin e kryetarëve dhe në 17:00 me Kryesinë dhe ish-deputetët për detajet e aksionit opozitar.

Dy deputetët gjermanë të grupit parlamentar CDU/CSU Johann David Ëadephul  dhe Christian Schmidt u shprehën dje se "jemi të gatshëm për të ndihmuar në kapërcimin e krizës''. Ndërsa sot kryeministri Edi Rama u shpreh i vendosur se 30 qershori nuk negociohet, duke argumentuar se nuk do të lejojë që të cenohet Kushtetuta.

Ai tha se zgjidhja e krizës, sipas tij, bëhet vetëm me anë të dialogut, për të cilin ka theksuar se nuk ka asnjë kusht për t'u ulur në tryezë me liderin demokrat, por ky i fundi vendosi kusht kryesor largimin e Ramës. I gjithë faktori ndërkombëtar përfshirë edhe PPE-në, (ku bën pjesë edhe PD-ja) dënuan dhunën e ushtruar në protestat e opozitës, ndërsa i kërkuan PD-së të që ulet në dialog për kapërcimin e krizës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:22
A do të ulej në një tryezë me Ramën me praninë e të huajve? Ja si përgjigjet Basha

"Tash 24 orët e fundit në kontaktet direkte dhe indirekte është shprehur angazhimi i ndërkombëtarëve për të kontribuuar për të zgjidhur krizën dhe e mirëpres. Në momentin që do të kemi një proces të hapur negociatash do iu informoj" tha Lulzim Basha sot. Por a është gati Basha të ulet në një tryezë me Ramën me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve? "Kundërshtarin nuk e përcaktoj unë, por Rama nuk mund të jetë kryeministër. Kjo është e panegociueshme. Arsyeja pse erdhëm këtu është përdhunimi i zgjedhjeve nga Rama. Nuk dëshiroj të jap detaje për komunikimin me faktorin ndërkombëtar, por në përgjigje të shprehjes publike të dëshirës për t'u angazhuar, PD-ja shpreh vullnetin dhe mirëpret vullnetin" tha ai.

Ora 18:22
Basha për situatën politik: Shqiptarët duhet ta festojnë këtë gjendje



Basha në bashkëbisedimin me gazetarët ka thënë se kriza politike në vend është e paprecedentë  por është një situatë që ka ndodhur më parë edhe në Europë dhe SHBA.

" E gjitha kjo po bëhet për tu mos u përsëritur kriza të tilla. Nëse do kemi një qeveri që e merr pushtetin me krimin dhe asgjeson gjykatat dhe emëron në mënyrë të paligjshme kryeprokuroren, dhunon qytetarët dhe helmon me gaz, atherë ky do të jetë precedentë. Patjetër që po,  një fund i tillë e pret. Me në fund populli ka fuqinë për të thënë se sovrani jemi ne. Shqiptarët duhet ta festojnë një precedent të tillë. Por kjo është një reformë e thellë. Kurr më të mos ketë një kryeministër të tillë që i kthen qytetarët në bujkrobër të tij. Prandaj i kemi thirrur të gjithë shqiptarët. Dhe do të vendosin ata me votë. Një ushtrim të tillë demokracie do të marr fund frika e qeverisjes. Pasi kjo është tirani, tirania është kur populli ka frikë. Orët kur populli ulte kokën kanë marrë fund, këta janë orë shprese. Fatin e tyre e kanë vetë shqiptarët. Duhet ta festosh këtë precedent ta celebrosh. Në shqipëri po vendoset një precedent që bëri Europeën Europë dhe ShBA-në SHBA. Ky është standart euro amerikan. " ka thënë Basha.

Ora 18:11
'Zgjedhjet s'shtyhen'/ Basha-Ramës: Të kujtohet 2007? Kandidatët e PS-së të lidhur me krimin

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se zgjedhjet e 30 qershorit nuk mund të shtyhen, pasi nuk mund të shkelet Kushtetuta, por Basha mendon ndryshe duke i kujtuar vitin 2007.  "Eshte Edi Rama qe ka shtyre dy here zgjedhjet lokale me vitin 2007. Mekanizem pra ka, se nuk besoj qe eshte rrenuar kaq shume, sa te mos mbaje mend  se zgjedhjet jane shtyre dy here.  Jane justifikimet e fundit te njeriut qe ka humbur lidhjet me realitetin. Ai eshte ngjitur pas karriges, qe e ka marre peng krimi I organizuar. Dhe nuk eshte justifikim ajo qe thote se nuk iki se jam i kecenuar. Kush e kercenon? Krimi I organizuar? Eshte ngjarje e ndodhur me pare edhe kjo. Nje kryeminsiter I marre peng nga krimi duhet te largohet nje ore me pare. Por besoj se ai eshte bahskepunetor me krimin. Kete e provon edhe lista e kandidateve. Kandidati i Shijakut i vendodur nga Avdylajt dhe Keccajt. Shume shpejt do te dalin fakte per kete. Kandidatja e Durresit qe eshte peng i njeriut te dosjes 339, Dako. Do të kemi kohë...Lista e kandidatëve të PS është pasqyra e bashkëpunimit kriminal të Ramës" tha Basha.

Ora 18:09
Basha 'kusht' për ndërkombëtarët: Të gatshëm për të zgjidhur krizën, por pa Ramën kryeministër

"Nuk kam qënë asnjë herë miku i Edi Ramës. Ai i ka zgjedhur miqtë e tij ata janë kriminele të dënuar e disa i kanë shpëtuar , oligarkë. Kurrë jo Lulzim Basha. Kjo nuk është midis meje dhe tij. Kjo nuk është misdis dy personave unë e kam fituar me të. Atë e ka mundur zullumi i tij,mashtrimet me të cilat erdhi në pushtet.  E ka munduar arroganca hajdurtëria. Kjo betejë bëhet për shqiptarët të mos jenë të detyruar me një njeri të lidhur me krimin, por duke eliminuar krimin nga procesi politik dhe duke u dhënë mundësinë qyetarëve të zgjedhin. Edi Rama nuk mund të jetë kryeministër, pasi është kapur nga Prokuroria duke vjedhur. Përdhunuesi serial nuk mund të jetë mbikqyrësi i zgjedhjeve lokale kjo është e pa negocjueshme.  Asnjë shqiptar nuk beson se do ketë zgjedhje me Edi Ramën. Tani dua të them se në Eruopë, Edi Rama me të gjitha këto do ishte i duënuar dhe para drejtësisë. Opoozita nuk kërkon pushtet në tavolinë. . Po me Ramën km nuk do të ketë procës politik dhe zgjedhor. Ndryshe nga sa tha ai sot, ku hodhi poshtë oferatat e bëra. PD mbeten të gatshëm të presin faktorin ndërkombëtar për të zgjidhur një krizë të thellë. Kriza do të thellohet nëse do të lihet në dorë të Ramës. Ne do të vazhdojmë me axhendnë tonë opozitare, protesta më të fuqishme me ofertën tonë politike dhe me vizionin tonë. Zgjedhje falso të marra peng nuk do të ketë më në shqipëri. Koha e tyre ka mbaruar."

Ora 18:04
Basha: Nesër vendosim me forumet për vijimin e aksionit opozitar

Kryetari i  PD-së, Lulzim pas protestës së djeshme të opozitës po zhvillon një bashkëbisedim me gazetarët. "Dje ishte një ditë e jashtëzakonshme pa kthim. Media ka qëndruar në të njëjtat kushte, madje më të vështira duke ecur mbrapsht për 9.5 km për të raportuar LIVE këtë ngjarje.  Që nga ardhja e Beker dhe deri te protestat e shkurtit, dje ishte një marshim epik për katër orë. Një mirënjohje të jashtëzakonshme kam për të gjithë ju, që ishin pjesë e kësaj ngjarje historike. Shumë prej jush ishin të rraskapitur nga gazi dhe dhuna dhe shantazheve dhe presioneve dhe ndalimeve të paligjshme nga banditë me uniformë. Ky marshim protestë, dikush tha ishte 9.7 km, manifestim shprese për të gjithë shqiptarët. Ky ishte një mesazh kombëtar i qartë dhe i prerë dhe në vecanti për pengmarrësin e Shqipërisë.  Nuk do të ketë asnjë hap pas, vetëm përpara. Falenderoj socialistët që iu bashkuan dje protestës, disa i takova, duke dhënë një mesazh të qartë, kjo është beteje për transforimin e Shqipërisë. Kemi dhe do të kemi mbështetjen e atyre që nuk pranojnë pandëshkueshmërinë e politikanëve të kapur dhe afera. Nesër kam thirrur forumet më lë larta të PD-së për aksionin opozitar. Ky është momenti për ti itensifikuar dhe për të vijuar me vendosmëri betejën tonë. Në grahmat e fundit me një ngjashmëri fatale. Po të zbatohet ligji i dekriminalizmit disa nga kandidatët" tha ai.

Ora 17:50
Basha: Protestuesit u lanë në burg nga babai gjyqtar i n/kryetarit të FREESH-it

Lulzim Basha akuzoi sot se babai i nënkryetarit të FRESSH-it Artur Micko, gjyqtari politik i Rilindjes Arben Micko, mbajti në burg 20 protestues e arrestuar nga protesta e së shtunës. "Mesazhin e dytë e kam për të shoqëruarit dhe të arrestuarit nga protesta e së shtunës. U them se nuk jeni vetëm, sakrifica juaj për demokraci është shënuar në kujtesën e cdo qytetari. Ju jeni të burgosur politik, cdo e drejtë e juaja do të vihet në vend. Dhunuesit do të vendosen para përgjegjësisë duke nisur me babain e n/kryetarit të FREESH-it, mbajti në arrest 19 protestues, këtij palo gjyqtari i them se asgjë nuk do të shpëtojë" tha Basha.

Ora 17:44
Basha: Jam gati për dialog me ndërkombëtarët për krizën, por pa Ramën kryeministër

Pas ftesës së kryeministrit Edi Rama për dialog dhe thirrjeve të forta të ndërkombëtarëve ka ardhur reagimi i kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Lideri demokrat u shpreh sot se është gati që të dialogojë, por me dy kushte, e para me ndihmën e ndërkombëtarëve dhe e dyta pa Edi Ramën kryeministër.

"Jam njohur këto 24 orë me qëndrimet e partnerëve ndërkombëtare. U kam komunikuar miqve ndërkombëtarë se mirëpres angazhimin e tyre për zgjidhjen e krizës politike në vend. PD dhe opozita kanë qenë dhe janë gati të përfshihen në një proces të vërtetë politik me ndihmën  e partnerëve tanë ndërkombëtarë për të zgjidhur këtë krizë dhe për t'u kthyer shqiptarëve sovranitetin nga një qeveri dhe parlament ilegjitim.

Largimi i Edi Ramës është çelësi që i hap rrugën këtij procesi politik. Një qeveri tranzitore me detyra të përcaktuara qartë. Të gatshëm të diskutojmë edhe për detyra e reforma të tjera kushtetuese e zgjedhore që askush në të ardhmen të mos ketë me mundësi të marrë peng vendin, duke marre peng zgjedhjet. Duke krijuar një shumicë të pakicës që sundon mbi shumicën e pakicës.

Parmet që udhëheqin Europën do të jenë ato europiane. Precedentët nuk mungojnë, as ne 91 as ne 97, as ne rajon, mungon vetëm vullneti i atij qe mban peng vendin. Ky është qëndrimi më dritëshkrutër që një politikan shqiptar ka mbajtur ne keto 29 vjet. Kjo krize e thelle politike nuk mbyllet me propaganden bajate te ertv. Me Edi Ramën nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë proces politik apo zgjedhor. Ne mirepresim angazhimin e nderkombetareve per te zgjidhur krizen"
.