Juristi Kreshnik Spahiu komenton në Report Tv rezultatet e sondazhit, sipas të cilit 65.4% e shqiptarëve, brenda dhe jashtë vendit, thonë se Sali Berishës nuk i hiqet non grata me rikthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë. Në emisionin ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço, juristi Spahiu jep 5 fakte juridike pse Berishës nuk i hiqet non grata nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar.
"Jo Trump, por edhe nipi e stërnipi të dëshirojë t’ia ndryshojë shpalljen non grata nuk ndryshohet për këto arsye. Heqjen non grata mund ta heqë një gjykatë amerikane, për të cilën Berisha e di shumë mirë, dhe nuk i është drejtuar, jo rastësisht ju drejtua një gjykate franceze që ia rrëzoi kërkesën. Nuk guxoi ta çonte në ShBA se e kishte 100% të humbur çështjen, kërkoi Parisin për ta pasur si një lakmues që unë jam pro europian prandaj jepni një vendim kundër Amerikës. E dyta ka institucione të tjera ligjbërëse që janë shprehur për non gratën e Berishës që janë Mbretëria e Bashkuar. Ka bërë ankim.
Janë dy gjykatat që janë shprehur, institucionet ligjbërëse në Angli dhe Francë. E treta Berisha është nën akuzë dhe është një çështje që do zgjasë 3 apo 4 vjet derisa të kemi një vendim të formës së prerë. E katërta nuk ka asnjë precedent që SHBA të shpallë dikë non grata dhe ti kërkojnë falje pastaj. E pesta, nëse do të hapë lojën e heqjes së non gratave, i bie t’ia heqë edhe Dodik që kryeson listën, edhe vajzave të Putin. Hap një precedent të jashtëzakonshëm problematik për Ballkanin, Europën dhe shumë më gjerë. Berisha i jep vetes gajret dhe i jep gajret edhe atij 30% që e voton", tha Spahiu në Report Tv.
Juristi Kreshnik Spahiu komenton rezultatet e sondazhit në Report Tv sa i takon aksionit të mosbindjes civile të PD, ku 73.5% e të anketuarve e quajnë dështim, ndërsa 7.2% sukses. Spahiu thotë në emisionin ‘Frontline’ se dy protestat e mosbindjes civile, ishin më të voglat e historisë PD nga viti 1990.
“Në një aspekt mosbindja civile i ka arritur disa qëllime, por që janë të padeklaruara. Berisha ka mundur të zërë 60-70% të hapësirës mediatike, ka mundur të spostojë rivalët e vet brenda llojit ti lërë në hije dhe të marrë protagonizmin e opozitarizmit. Ka mundur të imponohet nëpër tryeza me deputetë dhe të kthehet në qendër centrifugale që gjithë këta deputetë të zihen dhe të jenë sa më radikale që të futen në lista. Protesta më të vogla se këto dy të fundit, janë më të vogla në histori. Nuk ka se si të mos ishte zhgënjimi i vetë demokratëve që të shkojnë në shifrat 17 apo 18%”, tha Spahiu në Report Tv.
I dime kto o Nik...na thuaj ndo je llaf per qeverine ato fondet iPad pse ju dhane Serbise e Shqiperise jo...kte na thuaj shko meso Gjermanisht e kap ndonje pune andej...
Përgjigju