Spahiu: Amnistia për Salianjin duhet të kërkohej nga Berisha kur bëri pakt me Ramën dhe jo mbas ‘pilafit’

Juristi Kreshnik Spahiu për Report Tv ka komentuar kaosin e opozitës në Kuvend dhe djegien e karrigeve. Spahiu thotë se ky konflikt mes PS dhe PD duhej të ishte shmangur me kohë.

Në emisionin ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço, Spahiu tha se Sali Berisha dhe PD duhej të kishin negociuar në marrëveshjen për amnistinë penale edhe veprën për të cilën është dënuar Ervin Salianji, për kallëzim të rremë. 

“Ky konflikt mundet dhe duhej të ishte shmangur në kohë. Se kuptoj përse ka ardhur në këtë ditë moment për tu shmangur konflikti mes PD dhePS. Ka qenë moment juridik në të cilën PS dhe PD votuan amnistinë penale. Në atë moment duhej me çdo kusht që PD të kishte negociuar amnistinë penale për veprën penale me të cilën ishte dënuar Salianji. Sa kohë ka pasur vepra penale më rrezikshmëri shoqërore më të madhe për të cilën është dënuar Salinji, se kuptoj përse nuk është negociuar dhe që vepra penale dhe vendimet e shkallës së parë nuk janë përfshirë. Nëse kjo do ishte bërë pjesë e një amnistie penale, sot s’do kishim Salianjin në burg. Njeriu që po i vuan pasojat më shumë se deputetët që konfliktohen në parlament, është vetë Salinaji që sot ndodhet në burgun e Fierit”, tha Spahiu në Report Tv. 

Spahiu tha se masa e dënimit me 1 vit burg për kallëzim të rremë për Salianjin është një masë e ashpër.

“Mua më është dukur shumë e ashpër masa e dënimit të Salianjit, për atë vepër penale, për sa kohë që mendoj se në politikën shqiptare ka shumë politikanë të inkriminuar për vepra penal shumë më të rënda. Për sa kohë ata nuk janë në bankën e të akuzuarve, nuk mundet që Salinaji për një vepër me rrezikshmëri më të lehtë të vuajë një dënim me burg. Kam mbajtur këtë parim edhe kur Salianji ka qenë me Bashën edhe me Berishën.

Pse ky aksion politik radikal vetëm pas vendimit të apelit. Salinaji është dënuar me burg nga gjykata e rrethit kohë më parë, edhe kur ishte kritik ndaj Berishës dhe pjesës së kësaj të PD. Presioni politik apo mjetet ligjore duhej të ishin përdorur më parë”, tha Spahiu.

Sa i takon kaosit të opozitës në Kuvend, Spahiu sjell në vëmendje figurën e Pjetër Arbnorit, duke thënë se vuajti 30 vjet në burgje, por nuk dogji karriget e Kuvendit socialist në 1991.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:39
Spahiu: Denoncimet kolektive të socialistëve apo demokratëve në SPAK janë anti-kushtetuese

Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar në Report Tv ka komentuar dy kallëzimet që kanë përfunduar në SPAK, ndaj 23 deputetëve të opozitës për kaosin në seancën e së hënës, si edhe kallëzimi i opozitës ndaj 74 deputetëve socialistë për çështjen ‘Xhaçka’.

Spahiu tha në emisionin ‘Frontline’ tha se denoncimet kolektive të socialistëve apo demokratëve në SPAK janë anti-kushtetuese

“Parimisht jam kundër dy denoncimeve. Kam qenë jam dhe do mbetem që nuk mund të denoncohen deputetët e opozitës për shkak të një proteste kolektive që ata organizojnë. Ku mendoj unë se ka vepra penale. Nëse kryhen veprime fizike, si sot veprimi fizik i pengimit të deputetëve, qoftë i deputetëve demokratë që s’janë përjashtuar, qoftë i deputetëve socialistë përmes pengesës fizike, kemi të bëjmë me vepër penale. Goditja fizike ndaj një përfaqësuesi të Kuvendit është vepër penale, denoncimi se këta në mënyrë simbolike kanë djegur karriget gjykoj se nuk është vepër penale.

Sa i përket votimeve që marrin në procesin e ligjbërjes, Baçi apo çdo deputet tjetër, nuk mbajnë përgjegjësi penale për votimin pro apo kundër një ligji. Denoncimi që i është bërë deputetëve të PS s’ka bazë ligjore dhe është antikushtetues. Të dyja denoncimet kanë qëllim politik. Socialistët janë të bindur që nga konfrontimi fizik ata firojnë politikisht dhe publikisht. Përmes të gjitha mjeteve që përdoren, demokratët bien viktimë e specialistëve socialistë në Kuvend”, tha Spahiu.

Ora 21:52
Spahiu: Protestat radikale e forcojnë PD brenda llojit, por e largojnë nga votat qytetare

 

Juristi Kreshnik Spahiu thotë në Report Tv se protestat radikale e forcojnë Partinë Demokratike brenda llojit të vet. Në emisionin ‘Frontline’, Spahiu thotë se protestat radikale të PD nuk ndikojnë në elektoratin gri.

"Nuk mendoj që me këtë lloj mënyrë proteste, PD rritet tek elektorati gri. Ruan votat e demokratëve, por a i rrit votat tej demokratëve? Unë them jo. Rinia e sotme, studentët e sotëm nuk janë studentë që mbështesin djegien e karrigeve as këmbët e karrigeve ndaj një gruaje në kuvend. Nuk janë forma që lartësojnë profilin e demokratëve. Koha do tregojë në maj 2025 nëse kanë zgjedhur mënyrën e drejtë apo të gabuar, unë mendoj se kjo rrugë s’do t’i rrisë jashtë llojit të tyre", tha Spahiu në Report Tv. 

Ora 21:48
Spahiu: As Pjetër Arbnori që vuajti 30 vjet në burgje, nuk dogji karriget e Kuvendit socialist në 1991

Juristi Kreshnik Spahiu ka sjellë në vëmendje figurën e Pjetër Arbnorit, ndërsa po komentonte në Report Tv djegien e karrigeve të Kuvendit nga deputetët e PD. Spahiu tha në emisionin ‘Frontilne’ se Arbnori vuajti 30 vjet në burgje, por nuk dogji karriget e Kuvendit socialist në 1991.

"Protestat e forcojnë PD brenda llojit, protesta në stilin e vet është mjeti kryesor që Berisha ka dominuar mbi rivalët e tij, mbi kritikët e tij brenda spektrit të djathtë dhe që ka mundur 34 vjet të mbajë domain e liderit të krahut të djathtë. Kur është dukur si do sfumohet, Berisha ka luajtur strategjinë e protestave për t’u shndërruar në qendër graviteti opozitar. Jashtë llojit të vet elektorati gri nuk i bashkohet këtij reagimi. PD po mundohet të alternojë protestën e rrugës me aksionin radikal në Kuvend. Unë jam rritur në protestë, kam qenë pjesë e organizimeve kundër çdo kryeministri. Një nga idhujt e mi politikë ka qenë Arbori, se është nga të vetmit parlamentarë që vinte nga 30 vite vuajtje dënimi për shkak të bindjeve politike, por edhe Arbnori që vuajti 30 vite në burgjet e komunizmit nuk dogji karriget e kuvendit. Kuvendi i ‘91-‘94 ka qenë i një standardi shumë të lartë dhe i një niveli të elitave politike shumë të më lartë krahasuar me nivelin sot", tha Spahiu. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 04/10/2024 02:07

    Z.Spahiu,kur u be amnistia dhe pazari,Salianji nuk ishte denuar akoma,seancat po shtyheshin ne infinit.Nuk mund te amnistosh dike qe nuk ka marre vendimin e prere akoma.Se dyti,denimi i tij eshte vertet i ashper,por i pergjigjet vepres.Po te kishte thene nje shpifje te thjeshte,do te ishte denuar me gjobe sic jane denuar rendom shume nga keta shpifesat,por ky rast ishte i vecante,kaloi ne makinacion te vertete, me aktore (Babalja) + shoke,audio(perpjekje per te imituar e incizuar <zerin> e vellait te Xhafes)dhe premtim per shperblim.Nuk mund te denohet dikush vetem me gjobe kur ben nje gje te tille.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

'TikTok rrugaçi i lagjes', Rama: Në Kinë promovon natyrën, jashtë saj vetëm dhunë e krim

'TikTok rrugaçi i lagjes', Rama: Në Kinë promovon natyrën, jashtë saj vetëm dhunë e krim