Juristi Kreshnik Spahiu deklaroi se është gabim të thuhet se Shqipëria po “shitet” për shkak të investimeve amerikane në jug të vendit, ndërsa hodhi poshtë pretendimet se Ivanka Trump vepron si sekser i arabëve.
'Në qoftë se ka pasur një problem me ekonominë shqiptare, korrupsioni dhe kapja e shtetit në Shqipëri kanë qenë pengesa kryesore e investimeve të huaja, dhe kjo është ndjerë kryesisht në turizëm dhe në bregdet, të gjithë vendet bregdetare në Mesdhe, duke filluar nga Greqia, Turqia, Kroacia, Mali i Zi, Italia, Spanja dhe Franca, nuk janë zhvilluar në turizëm vetëm nga sipërmarrja lokale. Por janë zhvilluar në turizëm nga korporatat ndërkombëtare, nga kapitali global dhe nga markat e huaja të famshme që investojnë në resorte, në infrastrukturë apo në turizëm të nivelit të lartë, dhe nuk kanë qenë asnjëherë të lokalizuara vetëm tek ishujt grekë apo zonat e lira në Turqi. Dhe të thuash që po shitet Shqipëria sepse po bëhet një investim në jug të Shqipërisë nga korporatat amerikane është një turp, dhe një tjetër injorancë që kam dëgjuar të thonë se Ivanka është seksere e arabëve, por çfarë rëndësie ka se ku e marrin financimin këta’, tha ai.
Lajmi kryesor:
Rasti Balluku/ Spahiu: Parlamenti duhet që të ndryshojë Kodin e Procedurës Penale në dispozitat kur pezullohet një ministër nga detyra












