Spahiu: LSI i bëri 'gropën' PD-së, po të ishin në një logo do kishin shanse! Fitorja e PS është e qartë

Spahiu: LSI i bëri 'gropën' PD-së, po të ishin në një logo do kishin shanse! Fitorja e PS është e qartë

Kreshnik Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar rezultatin paraprak të zgjedhjeve të 25 prillit 2021, i cili  tha se fitorja e PS është e dukshme dhe sipas tij nuk ulet nën 74 mandate.

Sa për PD ai tha se nuk merr më shumë se 59 mandate, ndërsa do “zihet” LSI dhe PSD për një mandat.

"Prej një viti kemi bërë disa analiza dhe sondazhe, debate, çdo parashikim në ligjeratë të drejtë nuk i hiqet asnjë presje. Nëse nuk do të ishin në një logo, në çdo sondazh PD nuk do kishte asnjë shans për të fituar zgjedhjet. Edhe sikur PS të kalojë 20 mijë vota plus, rezultati nuk e lejon në mandate që të kalojë sipër PD-ja. Ndarja e mandateve sidomos në jug në bastionet e PS nuk prodhojnë për PD.

Në Kukës, Dibër, Lezhë dhe Shkodër janë një plus të PD, fitore të cekëta, ndërsa në qyetete të mëdha PS ka shumë diferencë. A doni ta çoj Elbasanin, do ta çoj Durrësin barazim? Fitoret e thella në Fier dhe Vlorë i japin mandatet Ramës. Unë në 6 të mëngjesit bëra parashikim që mandatet do të ndahen 74 PS, 59 PD, 4 LSI dhe 3 PSD. Këtu diskutohet 5 LSI dhe 2 PSD apo e kundërta. Unë vetëm te ky mandat kam dyshim. Mbi çdo metodologji shkencore, nuk bëhet", tha Spahiu.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund