Spahiu: Mllefi politik dhe fetar kundër Turqisë, i financuar nga spiunazhi i Serbisë dhe i Greqisë

 

Juristi Kreshnik Spahiu kritikoi qëndrimin dyshues apo kundërshtues ndaj Erdogan dhe Turqisë prej shumë vetëve edhe në publik, pas inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë.

Kjo vepër për Spahiun ishte e domosdoshme për beismtarët myslimanë dhe për harmoninë fetare që manifestohet në qendër të Tiranës. Më tej ai theksoi se ata që kanë qëndrime të tilla ndaj financimeve të Erdogan dhe Turqisë janë pjesë e një spiunazhi grek dhe serb në vend, kundër një shteti mik si shteti turk. 

'Keqardhje që shqiptarët vazhdojnë me mentalitetin pse na dhanë para. Shqiptarëve duhet të marrësh leje edhe kur iu jep para. Ka shumë që duan t’iu jepen para dhe ti futin në xhep dhe të prishin për ca të duan. Është ky Erdogan që dy vite më parë inauguroi pallatet e qindra familjeve në një qytet të besimit katolik. Dhe askush nuk tha pse mbështet katolikët. Ne nuk duhet të jemi bukëshkelur ndaj një miku i madh, jo Erdogan por Turqia. Të gjithë qeveritë turke pas 1990, kanë qenë aleati kryesor strategjik për Shqipërinë.

Ata që me mllef ndaj Turqisë e veshin me argumentat e një luftë më shumë se një shekull më parë, janë pjesë e një spiunazhi grek dhe serb në Shqipëri, për të prishur marrëdhëniet me Turqinë. Turqia është i vetmi shtet në rajon që nuk ka pretendime territoriale në Shqipëri. Nuk mban territore shqiptare të pushtuar. Në Greqi kemi Çamërinë. Vendim i duhur ta shohim Turqinë dhe Erdogan si partneri strategjik. Edhe në luftën e dytë botërore Hitleri nuk guxoi të futej. Është fuqi ushtarake. E padrejtë të gjykohet financimi i një objekti fetar.

Me Lëvizjen Kuqezi kam zhvilluar 4 protesta në Namazgja kur kërkohej leja e ndërtimit nga qeveria Berisha. U pengua 22 vite. Mendoj se është vlerë e shtuar. Realizimi i 3 objekteve të mrekullueshme fetare që bashkëjetojnë në harmoni dhe tolerancë perfekte. Në qendër të Tiranës e shohin turistët këtë bashkëjetesë të mrekullueshme. Ky mllef është financim i spiunazhit të pastër. aleati kryesor i polakëve është gjermania që janë vrarë me miliona. Martesat më të shpeshta me të huajt janë mes kombit gjerman dhe polak. Popujt e qytetëruar i hedhin pas luftrat e 200 vjetëve pas. I bie që sot planeti të ishte në tym dhe flakë. Nuk mund të shkojmë me logjikën e atyre që duan ta shohin Shqipërinë me sytë e spiunazhit.'


Lajmi kryesor:

Spahiu: Partitë e reja të bashkohen dhe të nxjerrin një kandidat për kryeministër më të mirë se Berisha-Rama


G.K/E.H/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Konsultimi publik, Manastirliu: Kemi vendosur bllokimin e TikTok, 90% e prindërve pro

Konsultimi publik, Manastirliu: Kemi vendosur bllokimin e TikTok, 90% e prindërve pro