Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar këtë të hënë në ‘Repolitix’, ndërsa komentoi rreth paketës anti dhunë të publikuar nga kryeministri Edi Rama tha se më e rëndësishme se ashpërsimi i kodit penal, Shqipëria ka një çështje më të rëndësishme, të miturit dhe aktet tyre të dhunës.
Spahiu solli shembuj nga shtete të Europës, ku nëse një fëmijë del me maska dhe thyen banka, përndërve u hiqet kujdestaria për 10 vite.
“A duhet të ashpërsohet kodi penal? Por ne kemi çështje më të rëndësishme në Shqipëri, se kodi. A mundet një fëmijë 14 vjeç të thyëjë bankën ti vëri zjarrin një institucioni. Ne nuk kemi një sistem social dhe administrativ i cili të ketë masa parandaluese.
Nëse një fëmijë në Gjermani del me maska dhe thyen bankat prindërit i hiqet e drejta prindërore për 10 vjet. Edhe këto sankisonet penale do të jenë të pazbatueshme përballë atyre ligjeve kushtetuese. Çdo parti që humb i ka aty 3000 mijë veta për ti maskuar dhe t’i çojnë në protestë. Ata që na qeverisin nuk duhet ta kishin pritur kur u erdhi dhuna te dera. Ata duhen të jenë vizionarë, nuk duhet të veprojnë kur të vijë qameti”, tha Spahiu.
Juristi Kreshnik Spahiu tha në një lidhje për ‘Repolitix’ se nuk shikon asgjë të përbashkët me protestat që po zhvillohen në vendin tonë me atë të studentëve në Serbi.
"Nuk shoh ngjashmëri të protestave në Serbi me shqiptarët. Te ne protesta nisi me Zvërnecin, kaloi te flamingo, pastaj me kostumet me parfum, me shoqatat, pastaj me PD dhe partitë e reja. Se proteston para Ministrisë së Arsimit nuk do të thotë se je student. Ata me maska që hedhin molotovë as 5% nuk janë studentë dhe mënyra si kanë operuar, kurrë nuk do e kenë pjekurinë për tu konovertuar në votë politike si ajo e Serbisë. Ditën që do të fillojnë formacion politok, çdo universitet dhe gjimnaz do të shpallin parti. Do të plasi një luftë e paparë se kush do të bëhet deputet. 'Shqipëria Bëhet' nuk ka interes për një parti të re, as ajo e Qorit dhe Shehajt. Ka një tendencë për të bërë një parti fetare por nuk ka mbështetje", tha Spahiu.
-
po banka sikur ka sistem sigurie private..apo i bie qe nuk funksionojne..ka dicka qe dhe bankave vete ju intereson kjo situate..te gjenerojne te ardhura nga sigurimi i godines..sa e ke shitur veten o aleanca kuq-e zi....se deri para disa viteve ishte kundershtar i betuar i rames&co....kur te dalesh here tjeter per analiza..nxirr fakte se cili shtet i paska keto ligje..te ne ka dhe ligj qe kush nuk con femijen ne shkolle gjobiten prinderit..por a ma gjen dot 1 mase te marre ne kete drejtim??
Përgjigju -
O Kreshniko, ke ca analiza qe je i moderuar dhe i kohes, po me kte te femijeve e dhive fare o PaL
Përgjigju -
Po eshte e drejte ja marin dhe te beje vite gjygje qe ta mari prap,por kta faqe zi qe i perdorin per interesat e veta nuk e dine se po e mesojne ne nje rruge te gabuar dhe nuk I korigjohet me i vespe i japin ,kto maskarenje femijet e tyre nuk I nxerrin ,perdorin femijet e hallezhive i japin pese leke e burra
Përgjigju -
boll keqinformove o laraske ekranesh. nuk ka asnje pike ne ligjin gjerman qe heq kujdestarine e femijes tend per akte vandalizmi. mireqenia e femijeve mbete ne fokus gjithmone dhe hiqet kur vete prindi e ve ne rrezik. idiote ngado a thua se shqipetaret nuk dine te lexojne e nuk jetojne ne gjermani e kudo.
Përgjigju-
Ne itali po o zoteri ta marin e duhen vite te ta kthejne femijen e te besh gjygje per vite me radhe
-
Me te degjume kafenesh do e kete or teeeejjjjj
-










Komente
Komento