Spahiu: Në Shqipëri rrogat rriten 10%, ndërsa çmimet 100%

Juristi Kreshnik Spahiu duke analizuar mekanizmin e çmimeve në Shqipëri tha në Frontline për Marsela Karapançon se rritja e rrogave është mjaft e ulët krahasuar me rritjen e çmimeve.

'Tashmë ka hapur një tender të liberalizmit të gjithë fushave të ndryshme. Sot Be ka miratuar një legjislacion të ri, ligji i mundësive të barabarta. Çdo i diplomuar në çdo fushë iu njihet diploma, mjafton të jeni deri në 35 vjeç. E dyta, kjo edhe për profesionet e mesme që po disa fishohet. Duke qenë se jetojmë në një periudhë të tregut të lirë. Çdokush që e ndjen të aftë të bëjë karrierë Shqipëria do i duket shumë e vogël. Do përballet me mundësi të thjeshtë për një punë që paguhet 6 mijë euro. Ka mësues që shkon paga 3 mijë euro.

Me mijë vende për farmacistë bosh. Shqipëria do përballet me një hemorragji dhjetëfish të ikjes së trurit. Unë mendoj se çdo kënd që pyetet sot nuk e ka idenë si qeveria ka arritur në këtë indeksim, nuk është debatuar dhe bërë transparent. E mora në referencë me disa vende, po këto vende që aplikojnë kanë paralelisht një kontroll të mënyrës konkurruese të çmimeve të shportës. Çmimet janë mbajtur në kontroll, në Shqipëri ekzistojnë monopolet, në Shqipëri janë rritur çmimet. Në 10 vitet e fundit, çmimet në supermarketet europian nuk e kanë kaluar 10 % e rritjes. Shporta në Shqipëri është dhjetëfishuar, dhe e pashpjegueshme pse shteti nuk ndërhyn. Para një viti bëra një analizë të çmimeve të shportës në BE dhe supermarketet.

Për 3 muaj mu mbyllën të gjitha televizionet. Ishte i madh presioni politik e mediatik. Vetëm në Shqipëri nuk kanë ndërhyrë supermarketet kryesore të BE. Që mbajnë me furnizimin e fuqishëm mbajnë çmimin konkurrent që të mos rriten. Në vendet kryesore të Be është një listë, ku sheh me humbje, pasi shteti subvencionon, që të sigurojë shtresave të ndryshme minimmin jetik. Është krijuar disbalancë e jashtëzakonshme.'


Lajmi kryesor:

Rritja e pagave për administratën/ Spahiu në 'Frontline': PS-PD në 34 vjet nuk ndërtuan asnjë azil pleqsh


G.K/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka