Spahiu: Nga nesër PD boshatis zyrat e bastioneve të veta në Kamëz, Shkodër ...

Spahiu: Nga nesër PD boshatis zyrat e bastioneve të veta në Kamëz, Shkodër ...

Lulzim Basha sapo dhuroi dhe dorëzoi çelsat e 61 Bashkive.

Kjo është hera e dytë që PD bojkoton.

Në 1998 e majta votoi e vetme referendumin për Kushtetutën.

Demokratët bojkotuan dhe shkuan në plazh.

Në votime morën pjesë 46% e popullsisë.

Bota i njohu të ligjshme, madje dhe PD ka 21 vjet njeh atë Kushtetutë që vetë ajo e bojkotoi.

Sipas ligjit në zgjedhje edhe po morēm pjesë 1% e votuesve ato quhen të vlefshme. Nesër të gjithë ndërkombëtarët do njohin rezultatin.

Fundja Basha dhe Monika mund të duan edhe 10 vjet të bojkotojnë. Shqipëria s’mund rri pa zgjedhje.

Nga nesër PD boshatis zyrat e bastioneve të veta nē Kamëz, Vorë, Shkodër, Lezhë, Kukës, Tropojë etj

Ashtu si dhe Kushtetutën që e respekton sot, ashtu do trokas në dyert e bashkive që tradhëtoi.

Mjerë militantët dhe ata që i besuan.

Vetëvrasje kolektive!

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër