Juristi Kreshnik Spahiu e quajti një shuplakë ndaj establishmentit pjesëmarrjen e ulët të qytetarëve në votimet e zgjedhjeve të parakohshme në 5 bashkitë e vendit: Tepelenë, Vlorë, Cerrik, Mat dhe Berat.
Në një lidhje Skype, Spahiu tha për Report Tv se zhgënjimi më i madh vjen nga partitë e reja, të cilave duket se u firoi elektorati brenda 5 muajve nga zgjedhjet e fundit parlamentare.
“Një nga dështimet për spektakolare janë partitë e reja. Nuk e imagjinoj dot se si mund të sfumosh 150 mijë votat që kanë marrë këto 4 partitë e reja. Për 150 ditë, as 150 ditë nuk kanë kaluar dhe kan ëhedhur në erë 150 mijë vota, duke mos garuar, duke u bashkuar me një parti e cila as kandidatë nuk nxorri, bëri sikur nxirrte, nuk ishte e aftë, si e si t’i fshiheshin garës. Sot i vunë vulën shkrirjes së tyre”,- tha Spahiu.
Komente













Nuk ka me njerez edhe me pak votues do te Kete ne 2027 ! Votime me lista votime te pista ! Njerezit po kuptojne qe politika po I varferon keshtu Kane ndryshuar numrat e telefonit nuk jua hapin më tel!
PërgjigjuZ.Spahiu,mendoj qe partite e reja nuk i kushtuan rendesi ketyre zgjedhjeve,aq me teper qe vlejne per nje periudhe kaq te shkurter nga ato te mesmet dhe gjithashtu, nuk e vleresojne sa duhet /Carpe diem/,por nuk besoj se do te shkrihen sa kohe qe partite e medha vazhdojne te zhgenjejne gjithemone e me shume.
PërgjigjuDo te shkrihen sepse jane pjelle e pd , dhe nuk kane integritet , jane fukarenj ne alternativa .