Spahiu për vrasjet: Nuk jemi të përgatitur. Ditë më të këqija do vijnë, kur në shkolla të kemi të rinj nga e Afganistani apo Siria

Spahiu për vrasjet: Nuk jemi të përgatitur. Ditë më të këqija do vijnë, kur në shkolla të kemi të rinj nga e Afganistani apo Siria

Kreshnik Spahiu

1731962697_kreshnikspahiu.jpg

Kreshnik Spahiu komentoi vrasjen e 14 vjeçarit prej një bashkëmoshatari ditën e sotme pranë shkollës Fan Noli. Spahiu mendon se ditë më të këqija do vijnë nëpër shkolla kur nxënësit shqiptar sipas tij të ballafaqohen në të ardhmen me nxënës nga Afganistani apo Siria.

'Ndëshkim penal nuk ka. Nëse do ishte në Gjermani kjo ngjarje masa më e rëndë do ishte 10 vjet heqje liri. Për të mituri 14-18 ka dënime nga 6 muaj në 5 vjet. Përjashtim bëjnë vrasjet. Në raste përjashtimore është 10 vjet. Kjo është praktika. Në një farë mënyre qoftë shoqëria, sistemi kanë qenë të papërgatitura për sistemin e demokracisë liberale. Një sërë kombesh jo europiane që kanë dalë nga diktatura janë përpjekur të fusin demokracinë janë futur në anarki. E kanë patur të vështirë ndërtimin e shtetit. Kjo shoqëri e provon shtetin. Çdo popull meriton atë qeveri që ka.

Edhe shteti ata 200 mijë punonjës administrate nuk janë kinez janë shqiptarë. Kemi statistika që shqiptarët janë përfshirë në nivele krimi jo vetëm në Shqipëri por edhe në përmasa drastike tek shqiptarët në emigracion. Këtu lind pyetja, a është përgjegjës vetëm shteti apo kemi shoqëri në degradim. Kemi breza të dhunshëm. Të rinjtë janë breza të dhunshëm. Gjeneratë vulgare. Po rritet në një sistem të dobët arsimor. Duke mos patur edhe atë frikën pozitive. Ne që kemi përjetuar 2 3 regjime e dimë çdo të thotë frika nga institucionet. Mendoj se sot e keqja e kësaj historie, edhe ky 14 vjeçari sado dënimin t’ja japësh ky do dënohet 14 vjeç do dali 26 vjeçare, e marrim të mirëqenë.

Do i fusin gjykim të shkurtuar, ka për të dalë nga mosha 20 vjeç. Kur të dali do dali killer. Shqipëria e papërgatitur ta rikthejë në jetë, nuk ka institucione riedukimi. Nuk ka spitale psikiatrik. Kam bërë një analizë shumë të gjerë kur them ditë më të errëta presin. Ne po rrisim, vijmë nga breza të rinjsh, dilnim mes Tiranës nëse të kapte polici në bulevard na kapte për veshi kur ishim ora 5 pasdite përjashtë dhe na thoshte shkoni në shtëpi.'


Lajmi kryesor:

Vrasja e 14-vjeçarit/ Ironia e Spahiut: Si do kontrollonte krimin shteti nëse Shqipëria do kishte popullsi sa Kina apo India?


G.K/a.m./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë