Spahiu: Rreziku i votës emigrantëve me postë, është vota kolektive familjare ose blerja nga sipërmarrësit

Kreshnik Spahiu foli në '5 Pyetjet me Babaramon', Report Tv, lidhur me zgjedhjet e 11 majit 2025. Fillimisht Spahiu u ndal tek vota e diasporës dhe regjistrimi deri më tani i 10 mijë zgjedhësve emigrantë shqiptarë.

Ai e cilëson si një lajm të mirë faktin që në një kohë të shkurtër janë regjistruar 10 mijë emigrantë, duke e vlerësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt përfshirjes së diasporës në proceset demokratike të Shqipërisë.

'Një lajm i mirë dhe e papritur. Forcat politike nuk e kishin pritur një fluks kaq të madh. Shifër e lartë. Kosova i është dashur për 10 ditë të kapi 10 mijë votues. Lajm i mirë që brenda 48 ditësh ka 10 mijë të regjistruar. Regjistrimi i emigrantëve që jetojnë apo punojnë jashtë Shqipërisë është një e drejtë e mohuar. Këdo që të votoj diaspora është një problem i dytë. Ato që nuk do votohen nga diaspora do e quajnë një lajm t keq. Këdo që të votojnë do e konsideroj si risi për Shqipërinë. Ndryshe nga shqiptarët, vota e diasporës do jetë fleksibël.'

Megjithatë, Spahiu ngre shqetësime për disa aspekte problematike të votimit me postë. Ai thekson rrezikun e manipulimeve, duke përmendur mundësinë e votimit kolektiv familjar ose të ndikimit nga sipërmarrës të fuqishëm. Vota e diasporës, sipas tij, shpesh nuk garanton fshehtësinë dhe mund të bëhet në mënyrë klanore, duke ndikuar kështu në rezultatet e zgjedhjeve.

'Nëse votat në Shqipëri për 30-40 vjet nuk ndryshojnë. Shqiptarët në perëndim kanë një qasje tjetër ndaj ndryshimeve në Shqipëri. Nëse do ndodh ndonjëherë rotacioni do ndodh nga fluksi i votave të emigrantëve. Dua të jap një informacioni në Kosovë u regjistruan 130 mijë, por vota të vlefshme 60 mijë. Mund të kemi 200 mijë të regjistruar dhe në fund të votojnë, vota të vlefshme 50%. A do ndodhi njësoj? Mund të ndodhi. Trukimi i rezultatit diçka tjetër. Votimi me postë precedent, në diasporë manipulohen 20 herë. Votimi manipulohet në diasporë. Nuk ka votim të fshehtë. Do votohet në shoqëri. Do votohet në mënyrë klanore. Votimet në Kosovë që janë të drejta, të barabarta, ka pasur manipulime te vota e diasporës.'

Spahiu sjell si shembull përvojën e Kosovës, ku pavarësisht regjistrimit të 130 mijë votuesve, vetëm 60 mijë vota u shpallën të vlefshme. Ai parashikon një situatë të ngjashme edhe në Shqipëri, ku përqindja e votave të vlefshme mund të jetë e ulët krahasuar me numrin e të regjistruarve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:25
Spahiu: As në Afrikë nuk gjen një lider politik që kërkon 35 vjet të rikthehet në pushtet

Kreshnik Spahiu në '5 Pyetje nga Babaramo' shprehet se rotacioni nuk mund të ndodh në Shqipëri. Sipas tij as në Afrikë nuk gjen liderë politik, që kanë 35 vite në pushtet dhe opozitë dhe kërkojnë sërish të rikthehen në qeverisje për të sjellë rotacionin.

'Të gjithë janë të bindur se rotacioni nuk do ndodh më 11 maj. Gjë tjetër ç’ndodh në debate publike. Ashtu siç tha zoti Lapaj, do ketë si në Kosovë 60 mijë apo 6 mijë të hipin avionët, atëherë do jketë ndryshim. Por as 4 avion nuk do vijnë me emigrantë. Nuk ka erë ndryshimi. Nëse Rama nuk ka asnjë përpjekje të krijojë koalicion. Nëse do kishte rrezik do i servilosej çdo parti politik për të zgjeruar mundësitë e votave. Siç bëri në 2013, që kishte 40 parti. lexo Sali Berishën, çdo javë thotë Rama nuk rrëzohet me votë, duhet mosbindje civile.

Rotacioni nuk do ndodh. Jemi para një marrëveshje famëkeqe PD-PS kundër gjithë pluralizmi politik dhe gjithë partive të reja. Kemi dy kandidatë për kryeministër, Edi Ramën dhe Sali Berishën. Më gjeni një vend në Afrikë, apo në vendet arabe ku një lider politik që ka qenë 35 vitesh pushtet kërkon të rikthehet dhe të bëjë rotacionin politik. Si mund të ndodhi rotacioni politik? Nuk flas për vjetërsi moshe, flas për vjetërsi politike. 20 vite sekretar i partisë së punës, që nga 1975. Ky pushtet do ta konsolidojë mandatin.'

Ora 22:09
Spahiu: Vota me postë s’është e fshehtë dhe do manipulohet më lehtë se në Shqipëri

 

Kreshnik Spahiu foli në '5 Pyetje nga Babaramo' lidhur me votën e diasporës. Ai argumenton se ky proces mund të jetë më i prekshëm ndaj manipulimeve krahasuar me votimin në Shqipëri, duke ngritur shqetësime për mungesën e fshehtësisë dhe ndikimin e faktorëve të jashtëm, si punëdhënësit apo patronazhistët politikë.

Spahiu ilustron shqetësimin e tij me një shembull hipotetik, ku një sipërmarrës me 200 punëtorë mund të mbledhë kartat e tyre të identitetit dhe të organizojë votimin në mënyrë kolektive, duke e dorëzuar atë përmes postës. Ai pyet se si mund të parandalohet një manipulim i tillë, duke nënvizuar se këto skenarë mund të dëmtojnë integritetin e procesit zgjedhor.

'Nuk jemi për të bërë fushatë, votoni, regjistrohuni. Jemi në një nivel specialistësh, edhe për eksperiencën që kemi në zgjedhje. Edhe për njohuritë. Të tregosh barsoleta dhe të thuash kush e relativizon, flet me gjuhën e Berishës. Shqetësimi im që nesër vota e Shqipëria Bëhet, Nisma Thurje, Lëvizja Bashkë, mos manipulohet, të mos jetë në mbulimin e patronazhistëve. Jam për të thënë atë që mund ta thuash në 12 maj kur të hapen kutitë e votimit në diasporë dhe vota e PS të dalë më e madhe në diasporë se në Shqipëri.

Vota me postë mund të manipulohet. Kjo nuk do të thotë të relativizohet vota e diasporës, por do të thotë të parashikosh. Jemi këtu për të qenë më të qartë dhe një të keqe më të madhe. Thashë në mënyrë hipotetike. Një sipërmarrës ka 200 punëtorë, i mbledh kartat e punëtorëve dhe ia çon ministrit dhe i çon në mënyrë kolektive në postë. Si parandalohet ky manipulim i votës?'

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë