SPAK çon në GJKKO dosjen e deputetit Plarent Ndreca dhe 15 ish-zyrtarëve të tjerë të Ministrisë së Brendshme! Dyshime për shkelje në tenderët e vitit 2019 (SKEMA+EMRAT)

Tiranë- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dërgoi për gjykim procedimin penal nr.240 të vitit 2021 në ngarkim të 16 ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme dhe institucioneve të tjera, të akuzuar për shkelje të rënda gjatë procedurave të prokurimit publik në vitin 2019. Mes të pandehurve është Plarent Ndreca, i cili akuzohet për shpërdorim detyre gjatë kohës kur ka mbajtur postin e sekretarit të Ministrisë së Brendshme, para se të zgjidhej deputet i PS-së.

SPAK thotë se hetimet kanë zbuluar se zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit dhe Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit kanë bashkëpunuar në mënyrë të qëllimshme për të favorizuar një bashkim operatorësh ekonomikë, duke shkelur dispozitat e ligjit për prokurimet publike. 

Ndreca u mor i pandehur më 25 Tetor, ndërsa dosja u dorëzua në GJKKO më 25 nëntor 2024.

Procedimi është i vitit 2021, me objektin “Konkurs Projektimi”, i zhvilluar në dy faza dhe “negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”, në vitin 2019.

Ish-zyrtarët dhe deputeti akuzohen se ndryshuan fondin, pasi nuk e kishin në dispozicion, ku nga 4 Komisariate kaluan vetëm dy, duke favorizuar në fitimin e tenderit kompaninë fituese dhe biznesmenin Gjon Radovani.

Kontrata e prokurimit publik “Studimi dhe Projektimi i disa objekteve të Prokurorisë së Shtetit” kishte një vlerë totale prej 54,234,000 lekë (pa TVSH) për katër objekte policore, por në fakt përfundoi duke përfshirë vetëm dy objekte policore me një vlerë të reduktuar prej 34,248,000 lekë, kjo për shkak se Ministria e Brendshme nuk e kishte të plotë fondin, por për të favorizuar fituesin e lidhi kontratën vetëm për dy objekte, aq sa ishin fondet në dispozicion.

Lista me 16 ish-zyrtarët e marre te pandehur nga SPAK:
-Plarent Ndreca -   Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme (Ne vitin 2019)
-Denisa Skënderaj - anëtare e njësisë së prokurimit 
-Lira Kolasi -  anëtare e njësisë së prokurimit 
-Blendi Kovi - anëtar i njësisë së prokurimit 
-Lindita Mukaj - anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave
-Ferdinant Tarazhi - anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave
-Silva Dauti - anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave
-Grida Isufi - anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave
-Deni Klosi - anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave
-Jonarda Qurku - anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave
-Julia Hysa- anëtare e Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave
-Elora Kokalari - ish-zyrtare
-Aida Shehi - ish-zyrtare
-Emiliano Mehmeti - Komisioni për marrjen në dorëzim të projektit
-Klejdi Meço - Komisioni për marrjen në dorëzim të projektit
-Erand Rrobaçi - Komision për marrjen në dorëzim të projektit

Njoftimi i SPAK-ut:
“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në datën 25.11.2024 ka dërguar për gjykim procedimin penal nr.240 të vitit 2021 në ngarkim të 16 ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme dhe institucioneve të tjera, të akuzuar për shkelje të rënda gjatë procedurave të prokurimit publik në vitin 2019.

Favorizim në procedurat e prokurimit
Hetimet kanë zbuluar se zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit dhe Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit kanë bashkëpunuar në mënyrë të qëllimshme për të favorizuar një bashkim operatorësh ekonomikë, duke shkelur dispozitat e ligjit për prokurimet publike.
Kontrata e prokurimit publik “Studimi dhe Projektimi i disa objekteve të Prokurorisë së Shtetit” kishte një vlerë totale prej 54,234,000 lekë (pa TVSH) për katër objekte policore, por në fakt përfundoi duke përfshirë vetëm dy objekte policore me një vlerë të reduktuar prej 34,248,000 lekë, kjo për shkak se Ministria e Brendshme nuk e kishte të plotë fondin, por për të favorizuar fituesin e lidhi kontratën vetëm për dy objekte, aq sa ishin fondet në dispozicion.

Dosja, shkeljet e dokumentuara 
Nga provat e mbledhura, rezulton se një grup zyrtarësh të udhëhequr ex officio nga Plarent Ndreca, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, i cili ka qenë Titullari i Autoritetit Kontraktor kanë kryer shkelje ligjore në fazat e tenderit për të shpallur fitues shtetasin Gjon Radovani, pavarësisht mospërmbushjes së kritereve ligjore nga ky i fundit.
Anëtarë të njësisë së prokurimit si Denisa Skënderaj, Lira Kolasi, dhe Blendi Kovi, së bashku me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, përfshirë Lindita Mukaj, Ferdinant Tarazhi, Silva Dauti, Grida Isufi, Deni Klosi, Jonarda Qurku kanë ndërmarrë veprime të qëllimshme për të devijuar procedurat ligjore të prokurimit. Gjithashtu, anëtarja e Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave, Julia Hysa, dhe zyrtarët e tjerë të përfshirë si Elora Kokalari, dhe Aida Shehi, kanë kontribuar në devijimin e procedurave ligjore.
Një komision për marrjen në dorëzim të projektit, i përbërë nga Emiliano Mehmeti, Klejdi Meço dhe Erand Rrobaçi ka nënshkruar procesverbale të rreme për të justifikuar dorëzimin e projektit, ndërkohë që projekti përfundimtar nuk ishte realizuar.
Nga veprimet e paligjshme të kryera, shtetit i është shkaktuar një dëm financiar, i vlerësuar sipas kontratës në vlerën prej 34,248,000 lekë. Deri në këtë moment, kjo vlerë nuk është ekzekutuar ndonëse përfituesi ka lëshuar faturat përkatëse për shkak të kundërshtimit/auditimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit mbi paligjshmëritë e evidentuara gjatë procesit.

1.Procedimi penal nr. 240, viti 2021.
2.   Dy procedurat e prokurimit të llojit “Konkurs Projektimi” zhvilluar në dy faza, më dt 26.09.20219 dhe 24.12.2019 dhe “Negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”, zhvilluar më 30.12.20219.
3.Katër objektet policore: Drejtori Vendore Policie + Komisariat Vlorë, Komisariati Policisë nr. 4 Tiranë, Komisariati Policisë Pogradec, Komisariati Policisë Mirditë Rrëshen).
4.Kontrata e nënshkruar më 31.12.2019, për dy objekte: Drejtori Vendore + Komisariat Vlorë dhe Komisariat i Policisë Rrëshen.

A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Australia afër miratimit të ligjit që ndalon rrjetet sociale për fëmijët deri në 16 vjeç

Australia afër miratimit të ligjit që ndalon rrjetet sociale për fëmijët deri në 16 vjeç