Çohet për gjykim deputeti i PD, Asllan Dogjani! SPAK: Bleu apartament 122 mijë € cash! Kontratë fiktive për të justifikuar pasurinë

TIRANË- Deputeti demokrat Asllan Dogjani është dërguar për gjykim, ndërsa SPAK ka ngritur ndaj tij akuzën e deklarimit të rremë të pasurisë. Prokuroria e Posaçme njofton se gjatë hetimit pasuror që është ushtruar ndaj ligjvënësit të PD-së, ka zbuluar se ai ka blerë një apartament në Tiranë me vlerën 121.980 euro cash, por ndërkohë në ILDKPI ka deklaruar se e ka përfituar përmes konsulenacve juridike që ka dhënë si avokat.

Bëhet fjalë për një apartament me sipërfaqe 128.4 m2 në rrugën ‘Hamid Shijaku’, në zonën e njohur ndryshe si ish-stacioni i Trenit në Tiranë. Konkretisht, gjatë hetimeve SPAK ka zbuluar se Dogjani më 24 mars 2010, kohë kur do të niste punë pranë institucionit të ILDKPI ka deklaruar se në vitin 2006 ka përfituar këtë apartament nga konsulencat juridike që i ka ofruar shoqërisë së ndërtimit ‘Protial’.

Në deklaratën e pasurisë Dogjani ka paraqitur këtë kontratë që mban datën 6 dhjetor 2006 mes tij dhe shoqërisë së ndërtimit. Të njëjtën kontratë, pra sikur e ka përfituar apartamentin nga konsulencat juridike, Dogjani e ka paraqitur në ILDKPI edhe në virin 2023. Por, SPAK thotë se deputeti ka paguar apartamentin me para cash dhe këtë e bazon në një tjetër kontratë që ka zbuluar mes deputetit dhe firmës së ndërtimit ‘Protial’ në shtator 2006 përmes së cilës thuhet se deputeti do e paguajë apartamentin cash.

Nisur nga kjo, SPAK thotë se kontrata fillestare, e datës 6 shtator 2006, është ndryshuar në mënyrë fiktive me qëllim që deputeti Dogjani të fshehë burimin e të ardhurave.

"Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 2 dhjetor 2024, përcolli pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për gjykim ndaj të pandehurit Asllan Dogjani, deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. I pandehuri Asllan Dogjani akuzohet për kryerjen e veprës penale deklarim i rremë i pasurisë, e parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë  i Kodit Penal.

Deklarimi i rremë për përfitimin e një apartamenti

Më 24 Mars 2010, në deklaratën e interesave private para fillimit të detyrës pranë ILDKPKI, deklaroi se kishte përfituar një apartament banimi me sipërfaqe 128.4 m2, i cili ndodhet në rrugën “Hamid Shijaku” në Tiranë, nga shoqëria e ndërtimit “Protial”, në këmbim të konsulencave juridike që i kishte ofruar dhe do t’i ofronte në të ardhmen.

Në mbështetje të këtij deklarimi, ai paraqiti kontratën me nr.7030 rep. dhe 781 kol. të datës 6 dhjetor 2006, tek e cila, i pandehuri u mbështet sërish edhe në deklarimin e datës 16 Qershor 2023, pas zgjedhjes së tij si deputet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Në ndryshim nga deklarimet e bëra, hetimet e këtij procedimi penal treguan se i pandehuri Asllan Dogjani është bërë pronari i apartamentit të lartëpërmendur, bazuar në kontratën me nr.7030 rep dhe 781 kol, dt.6 Shtator 2006, në të cilën parashikohej se vlera e apartamentit do të ishte 121.980 euro, shumë të cilën i pandehuri ia ka likuiduar shoqërisë,  përmes pagesave cash.

Nga provat shkresore dhe ato të paraqitura nga dëshmitarë, rezulton se kontrata e datës 6 dhjetor 2006 mban të njëjtin numër rep. dhe kol. si ajo e datës 6 shtator 2006, por me ndryshimin e mënyrës së përfitimit të këtij apartamenti. Kjo tregon se kontrata është hartuar në mënyrë fiktive me qëllim deklarimin e rremë të burimit të krijimit të pasurisë së paluajtshme.

Për çështjen ndaj deputetit demokrat në GJKKO këtë të martë, 3 dhjetor 2024, është hedhur shorti dhe gjyqtarja Rudina Palloj do të jetë ajo që do të vendosë kalimin ose jo për gjykim të dosjes në seancë paraprake. Deputeti Asllan Dogjani nëse gjendet fajtor për veprën e akuzuar rrezikon dënimin nga gjobë deri në 3 vite burgim.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ylli: 04/12/2024 02:24

    po se keta shefat e komisariateve te sotem,,,po jetojne neper shtepia me qera....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit