SPAK kërkon arrestimin e Ahmetajt, dosja në dorë të gjyqtarit Erion Bani! Burime për Report TV: Në kërkesën e Dumanit dhe emra të tjerë

Prokuroria e posaçme iu drejtua GJKKO-së me kërkesën për masën e sigurisë ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj rreth orës 18.00 të premten e 14 korrikut, pas votimit të kërkesës për heqjen e imunitetit në Kuvend.

Gjyqtari i gatshëm Erion Bani, mori në dorë kërkesën e SPAK për ish-zv.kryeministrin e akuzuar për korrupsion pasiv në 6 raste, shpërdorim detyre dhe pastrim të produkteve të veprës penale, zyrtari më i lartë i përballur ndonjëherë në Shqipëri me masën e arrestit. Burime jo zyrtare, thonë se në kërkesën e prokurorisë për masën e sigurisë, janë përfshirë edhe persona të tjerë përveç Ahmetajt.

GJKKO ka 48 orë kohë të vendosë. Koha llogaritet nga momenti kur SPAK ka dorëzuar kërkesën por mendohet se ajo pritet të përfundojë të dielën e 16 korrikut 2023.

Dokumentacioni i Kuvendit mbërriti në SPAK, pak orë pasi avokati i Ahmetajt, Henrik Ligori i dha fund misterit disa ditor mbi vendndodhjen e klientit të tij duke deklaruar se Ahmetaj ndodhet pranë vajzës së tij në Angli dhe se do të vinte në Shqipëri kur të ketë liri.

Më 7 korrik 2023 SPAK përveç arrestimit të Ahmetajt, kërkoi leje në Kuvend edhe për kontrollin e banesës së ish-zv.kryeministrit, kërkesë që iu dorëzua edhe gjykatës.

Më 14 korrik, 117 deputetë mes të cilëve edhe kryeministri Edi Rama votuan pro kërkesës së SPAK, ndërsa abstenuan Fatmir Mediu, Agron Duka dhe Vangjel Dule.

Para votimit, Ahmetaj publikoi në rrjetet sociale një mesazh të gjatë ku theksoi se do të luftojë për të vërtetën

Në një mesazh pasditen e të premtes, kryeministri Rama tha se hetimi i SPAK ka qenë i plotë dhe se tashmë çështja është në duart e gjykatës

Sipas procedurës, pavarësisht se vetë Ahmetaj ka konfirmuar largimin nga vendi, pas vendimit të gjykatës, Policia nis kërkimet brenda vendit për një afat 3 javor. Nëse i kërkuari nuk e gjendet brenda kufirit, atëherë Ahmetaj shpallet në kërkim ndërkombëtar dhe njoftohen të gjithë agjencitë ligjzbatuese partnere për lokalizimin dhe arrestimin e tij. Pavarësisht heqjes së imunitetit, ai vijon të jetë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa mandatin e humb nëse nuk paraqitet për 6 muaj në Kuvend.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tigrushi: 15/07/2023 23:32

    Tigri slinte njeri ne ashensorin e mfe e kishte personal! Mori ca hajduter nga gjirokastra e i vuri drejtora! Dhe ate drejtorin e Faf Agrocredit qe shante Ps se mbeti rrugeve tu lujt bixhoz, sa e mori Ben ropshi na del te Fevziu klanit mbron qeverine! Hapjani tabulatet se ka ca drejtora qe meritojne burg ! Sidomos E. B dhe E.k! vjedhin haptazi!

    Përgjigju
  • liwoc30037: 15/07/2023 22:08

    nice

    Përgjigju
  • Shpêtimi: 15/07/2023 15:58

    Palacollëqe kundra Benit! Asnjë nga akuzat nuk provohet dot, gjyqëtari po të ketë dinjitet e refuzon kërkesën!

    Përgjigju
  • Taku: 15/07/2023 15:32

    Kur ta tregojne se eshte shpallur ne kerkom nderkombetar do e besojme kete drejtesi!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi