TIRANË- Disa orë pasi SPAK njoftoi se ndaj saj ishte vendosur masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, drejtuesja e SHISH-it, Vlora Hyseni, u kthye nga konferenca në Baku dhe iu dorëzua autoriteteve. Hyseni mbërriti fillimisht në aeroportin e Prishtinës dhe më pas u ndalua në pikën kufitare të Morinës në Kukës. Një automjet civil i autoriteteve shqiptare e shoqëroi drejt Tiranës për ekzekutimin e arrestit shtëpiak.
Kreu i SHISH, institucioni kryesor që siguron dhe ruan informacionin sekret të Republikës, akuzohet nga SPAK për “nxjerrje të sekretit shtetëror” dhe “përkrahje të autorit të krimit”. Hyseni dyshohet se me informacione sekrete të shtetit ndihmoi në arrati Ergys Agasin, i akuzuar dhe i arrestuar në gusht si kreu i një grupi të strukturuar kriminal në aferën e AKSHI-t. Në njoftim SPAK kujdeset ta veçojë se akuza i referohet paragrafit të dytë të nenit 302, që bën fjalë për dhënien e ndihmës krimit të organizuar.
Vlora Hyseni ndodhej në Baku të Azerbajxhanit, ku përfaqësonte Shqipërinë në forumin ndërkombëtar për luftën kundër terrorizmit, me pjesëmarrjen e 100 shteteve. Sipas axhendës, Hyseni duhej të mbërrinte në Tiranë më 23 shtator, por u kthye mbrëmjen e sotme, pasi SPAK njoftoi dy masat e vendosura ndaj saj, edhe atë të pezullimit nga detyra. Më pas ishte vetë kryeministri Edi Rama që njoftoi shkarkimin e Hysenit nga posti i drejtoreshës së SHISH-it, të cilin e mbante prej vitit 2023.
Në atë që duket një hetim për ata që kanë ndihmuar arratinë e Ergys Agasit, si fraksion i dosjes së AKSHI, prokurorët e SPAK, Altin Dumani dhe Bledar Maksuti, ekzekutuan edhe dy masa të tjera sigurie, arrestimin e Fatjon Kalluçit, Shefi sektori në Policinë shkencore dhe Embro Sulejmanit.
Ky i fundit është kryekamerier në restorantin e ndodhur te vilat qeveritare në Durrës, i blerë dhe i administruar nga “Agroturizëm Kodra e Kuajve”. Ai akuzohet se për ndihmë të dhënë autorit të krimit, ndërsa dyshohet gjithashtu se ka fshirë kamerat e sigurisë në ambiente e restorantit, menjëherë pasi u arrestua Ergys Agasi. Arsyeja, ende e pakonfirmuar, dyshohet për të fshirë gjurmët e qëndrimit të Agasit shpesh në këtë ambient, i shumë frekuentuar nga politikanë dhe personazhe të njohur. Edhe për drejtuesin në Laboratorin Shkencor të Policisë, Kalluçi, rëndon akuza e nxjerrjes së të dhënave sekrete.
Përveç masave të sigurisë, në orar të njëkohshëm në mëngjes herët, agjentë të BKH dhe forca policie, u gjenden në disa ambiente për të cilat kishin siguruar urdhra kontrolli. Forca RENEA dhe ato Speciale u panë në Shkozet të Durrësit për disa orë. SPAK njoftoi se kontrollet janë ushtruar në kompleksin e vilave në këtë fshat, që njihet si baza e Visit të Pojës, një prej personazheve më të njohur të krimit në Durrës.
Në kontroll edhe banesa e ish Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ilir Proda. Ish kryepolici njihet për marrëdhënien e ngushtë me ish drejtuesin në polici Uljan Shpatarakun, i cili u prangos si shofer i Ergys Agasit, në operacionin e një muaji më parë. Siç mëson Report Tv, prova të siguruara nga telefonat e Agasit dhe Shpatarakut i kanë shërbyer Prokurorisë së Posaçme për të zgjeruar hetimet dhe për të konkluduar në operacionin e sotëm. Ish kreu i bluve menjëherë pas kontrollit të banesës së tij u thirr për t’u marrë në pyetje në Prokurori të Posaçme, nga ku doli dukshëm i shqetësuar dhe duke pirë cigare.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, është ndaluar pak momente më parë në pikën kufitare të Morinës, mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Sipas burimeve për Report Tv, Hyseni është vetedorezuar tek autoritetet kosovare dhe më pas u është dorëzuar autoriteteve shqiptare për vijimin e procedurave ligjore.
Hyseni ka shkuar në kufij e shoqëruar nga disa automjete, por ende nuk është e konfirmuar nëse personat që ndodheshin brenda makinave ishin agjentë të BKH-së ose jo.
Nuk është bërë e ditur se drejt cilit institucion është shoqëruar pas kalimit të kufirit dhe kur do të ekzekutohet zyrtarisht masa e sigurisë e kërkuar ndaj saj.
Deri tani nuk ka pasur një njoftim të plotë nga Policia e Shtetit, SPAK-u apo autoritetet e Kosovës mbi rrethanat konkrete të ndalimit dhe dorëzimit të Hysenit.
Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK, caktoi sot ndaj Hysenit masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, si dhe pezullimin nga detyra si drejtoreshë e SHISH. Ajo akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror. Zhvillimet pasuan vendimin e kryeministrit Edi Rama për ta liruar Vlora Hysenin nga detyra e drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Në kuadër të operacionit që u zhvillua me urdhër të SPAK për fraksionin e ri të hetimeve ndaj biznesmenit Ergys Agasi, burime për Report Tv bëjnë me dije se janë ushtruar kontrolle edhe te një kompleks vilash në pronësi të Elvis Doçit, i njohur edhe si Visi i Pojës, një personazh i njohur i botës së krimit në Durrës, që rezulton ende në arrati. Report Tv ju sjell foto nga kompleksi i vilave në Shkozet që iu ushtrua kontroll nga forcat RENEA paraditen e sotme.

SPAK ka reaguar zyrtarisht pas udhërarrestit ndaj drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, ndaj së cilës është caktuar masa e sigurisë arrest në shtëpi dhe pezullim nga detyra. Hyseni dyshohet se me informacione sekrete të shtetit ndihmoi në arrati Ergys Agasin, i akuzuar dhe i arrestuar në gusht si kreu i një grupi të strukturuar kriminal në aferën e AKSHI-t. Në njoftim SPAK kujdeset ta veçojë se akuza i referohet paragrafit të dytë të nenit 302, që bën fjalë për dhënien e ndihmës krimit të organizuar.
Fatjon Kalluçi, përgjegjës sektori në Institutin e Policisë Shkencore, dyshohet për “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” te grupet kriminale. Embro Sulejmani, është nën hetim për “Përkrahja e autorit të krimit”. SPAK bën me dije se janë kontrolluar edhe 2 vila në zonën e Durrësit.
Njoftimi i plotë i SPAK
SPAK ekzekuton masa të reja sigurimi dhe kontrolle vendesh në kuadër të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po kryhen hetime në kuadër të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025.
Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 67, datë 21.9.2026 ka caktuar këto masa sigurimi:
- “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga nenet 237 dhe 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetases V. H., me detyrë Drejtor i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHSH), si person nën hetim për veprat penale të parashikuara nga nenet 320/2 dhe 295/a/1 të Kodit Penal.
- “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për shtetasin F.K., me detyrë “Përgjegjës Sektori” në Institutin të Policisë Shkencore, si person nën hetim për veprën penale të parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal.
- “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për shtetasin E.S., punonjës i shoqërisë “Agroturizëm Kodra e Kuajve”, si person nën hetim për veprën penale të parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.
Këto vendime i janë dërguar Policisë së Shtetit e cila ka ekzekutuar dy prej tyre.
Me vendimin nr. 618, datë 20.9.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar, ka lejuar kontrollin e banesës dhe kontrollin personal të shtetasit I.P., ish funksionar i lartë i Policisë së Shtetit.
Me vendimin nr. 619, datë 21.9.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lejuar kontrollin e kompleksit të vilave që ndodhen në adresën; kryqëzimi i rrugës “Durrësi në Shekuj” dhe rrugës “Bajram Tusha”, në zonën e Shkozet, Durrës.
Prokuroria e Posaçme falënderon Policinë e Shtetit për mbështetjen në ekzekutimin e këtyre vendimeve.
Në kuadër të operacionit për hetimet e lidhura me biznesmenin Ergys Agasi, me urdhër të SPAK, deri më tani janë ekzekutuar 2 urdhërarreste. Në pranga ka rënë shefi i Laboratorit Shkencor të Policisë së Shtetit, Fatjon Kalluçi, si edhe Embro Sulejmani, i arrestuar po ashtu në Durrës. Sulejmani rezulton se punon si kryekamerier në një lokal te rezidenca qeveritare në Durrës (blloku i vilave qeveritare) i cili ishte blerë para pak kohësh nga pronaret e “Kodrës së Kuajve”. Lokali njihet se frekuentohet nga personazhe të politikës, njerëz VIP, mes tyre edhe Ergys Agasi.
Sipas mediave, Sulejmani akuzohet se fshirë kamerat e sigurisë pas arrestimit të Ergys Agasit, veprim ky që dyshohet se është bërë për të fshirë gjurmët e takimeve të Agasit gjate kohes qe kishte frekuentuar këto ambiente.
Ende nuk dihet se çfarë roli dyshohet të ketë pasur ai në këtë çështje, por SPAK ka ushtruar kontrolle edhe në Shkozet, ku familja e Sulejmanit rezulton të ketë një kompani që merret me “import-eksport dhe tregti me shumicë dhe pakicë të artikujve të ndryshëm ushqimorë, industrialë, bujqësorë dhe elektroshtëpiakë”. Kompania Euro Zimeg rezulton në emër të babait dhe vëllait të Sulejmanit.

Kliko këtu per të lexuar dokumentin e plotë
Pas kontrolleve në banesën e tij dhe atij personal me urdhër nga GJKKO, ish-kryepolici Ilir Proda është paraqitur në SPAK. Mësohet se Proda është marrë në pyetje për operacionin me urdhër të SPAK, ku emri i tij ka dalë pas materialeve që janë sekuestruar nga celularët në zyrën e Ergys Agasit. Pas daljes nga SPAK, Proda është filmuar duke pirë cigare.

Masa e sigurisë së arrestit në shtëpi për Vlora Hysenin, e caktuar nga GJKKO, nuk është ekzekutuar ende. Mësohet se drejtoresha e SHISH ndodhet jashtë shtetit.

Në kuadër të operacionit për hetimet ndaj Ergys Agasit, SPAK ka arrestuar edhe shefin e Laboratorit Shkencor të Policisë së Shtetit, Fatjon Kalluçi.
Hetimet ndaj biznesmenit Ergys Agasi kanë çuar SPAK-un deri te drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ndaj së cilës Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe pezullimin nga detyra. Hyseni dyshohet për dy vepra penale, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.
Siç mëson Report Tv, pamjet filmike të sekuestruara në zyrën e Ergys Agasit, së bashku me materiale të tjera të administruara nga SPAK, përfshirë edhe në celularin e Uljan Shpatarakut, i kanë shërbyer Prokurorisë së Posaçme për të zgjeruar hetimet dhe për të hapur një fraksion të ri të dosjes AKSHI.
Pamjet e sekuestruara, siç thotë gazetarja Keti Banushi dokumentojnë takime të biznesmenit me ministra dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Vetë Agasi, gjatë seancës së një dite më parë në Gjykatën e Posaçme të Apelit, ka pranuar se i ka zhvilluar këto takime, por ka mohuar që ato të përbëjnë vepër penale.

Vlora Hyseni dyshohet për dy vepra penale, përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror.
‘Minierë ari’ kanë qenë për Prokurorinë e Posaçme filmimet në zyrën e Ergys Agasit, të cilat bashkë me prova të tjera, kanë shërbyer për hetimet në fraksionin e veçantë të dosjes ‘AKSHI’.
Një ditë më parë, biznesmeni është shprehur para gjykatës se “kam takuar ministra e drejtorë, por më provoni që kam bërë korrupsion.”

Operacioni i SPAK vijon, ndërsa kontrolle po ushtrohen edhe ndaj zyrtarëve të tjerë të Policisë së Shtetit. Veprimet po kryhen në kuadër të një fraksioni të ri të hetimeve ndaj biznesmenit Ergys Agasi, të arrestuar për dosjen e AKSHI-t.
-
Askush nuk eshte mbi ligjin.. pervec zotrise tende zoti Rama ..!!
Përgjigju -
Agasi, shiku, visi, rama ,proda. Ja u zbardh dhe zhdukja e vis martijant
Përgjigju-
Dhe gilmando danit
-
Sakt
-
-
Keta skapistat Berishiste dhe te argites qe leshojne shashka mos e bejne valle per te terhequr vemendjen e coroditur njerezit qe mos kerkojne perse nuk goditet krimineli Sali dhe per te goditur qeverisjen
Përgjigju-
Saliu, Saliu e ka fajin
-
-
O mara pe italije, shpejt ne komente te mbrosh sufllaqen se na mori dheu.
Përgjigju -
Shteti ka rene. Ne jemi shtet patatinash, ai "mbreti" thote jam lider global ...
Përgjigju -
Kush e solli andej nga erdhi sikur ishte super kompetente? Nuk kishte ketu ndonje te sakte? Prandaj ai qe e solli te hapi krahun menjehere se e beri m... mullar.
Përgjigju -
e kuptoni ku e ke derguar shtetin o plehra
Përgjigju -
E hoqi Kurti Vlora Hysenaj dhe e mor Edi... Një nga turpet e këti pallës... Po këtë prodën kush ta dha o budalla... Fatkeqësia e këti vëndi është se opozita është e shkërdhyer,në bulevard del vetëm llumi i shoqërisë dhe kjo është e keqja e Shqipërisë.
Përgjigju -
Po ku i gjeni këto mostra që i vendosni në këto poste të larta si kjo Vlora apo ky trangulli Proda që shkatëroi policinë.
Përgjigju-
NUk zgjidhen rastesisht keto, vendosen aty per nje qellim, te vjedhin dhe pastaj bejne 1 ose 2 vite burg dhe pastaj shijojne parate e vjedhura. SPAK duhet te rrise denimet nese do te ndal fenomenin
-








Komente
Komento