SPAK për arrestimin e Metës: Ndikoi si ministër për lidhjen e kontratës CEZ-DIA, mori para nga Kastriot Ismailaj! S’deklaroi 463 mijë dollarë $ nga lobimi në SHBA/ DOKUMENTI

TIRANË- SPAK zbardhi të gjitha akuzat që rëndojnë ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili u arrestua sot, (21 tetor 2024) ndërsa ndaj bashkëshortes Monika Kryemadhi është caktuar masa detyrim paraqitjeje.

Nga afera CEZ-DIA, te lobimi në SHBA e fshehja e të ardhurave, SPAK sqaroi akuzat që rëndojnë mbi Metën, Monika Kryemadhin dhe personat e tjerë të akuzuar, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku pak orë pas arrestimit

Kërkesën në GJKKO për burgosje të Metës e detyrim paraqitje për Monika Kryemadhin SPAK e ka bazuar në 6 episode, për të cilat thotë se ka të vërteuar me prova akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë për çiftin Meta-Kryemadhi. Shqiptarja.com sjell 6 episodet e akuzës së SPAK.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Romeo Kara kryer në ish Prokurorinë e Krimeve të Rënda,  procedimin penal Nr. 55 të vitit 2019. Objekti i hetimit të këtij procedimi janë veprimet korruptive të zyrtarëve të shtetit në lidhjen dhe zbatimin e kontratës së shërbimit CEZ-DIA.

Ndërkohë që po vijonin hetimet për këtë procedim, mbi bazën e kallëzimeve të shtetasve Halit Valteri dhe Idajet Beqiri, Prokuroria e Posaçme ka rregjistruar procedimin penal nr.122 të vitit 2022 për veprat penale “Korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetëror dhe të zgjedhurve vendorë”, “Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga nenet 260 dhe 25, 287/2 dhe 257/a/2 i K.Penal.

Në vijim të hetimeve, procedimet e sipërcituara janë bashkuar në një procedim të vetëm në vitin 2024.

Nga sa më sipër, janë dokumentuar disa episode ku subjektet e këtij procedimi penal Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi në bashkëpunim mes tyre por edhe me funksionarë të tjerë publikë janë përfshirë në kryerjen e disa veprave penale.

1- Është provuar se ish-Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Ilir Meta, ka përdorur autoritetin dhe influencën e tij për të ndërhyrë në procesin e lidhjes së kontratës ndërmjet shoqërisë “Debt International Advisory” dhe kompanisë CEZ Shpërndarje. Kjo kontratë kishte për objekt asistimin në identifikimin dhe arkëtimin e borxheve të prapambetura.

Këto marrëdhënie ngushtësisht të ndërlidhura kanë ndikuar drejtpërdrejtë në procesin e përzgjedhjes së DIA-s për të kryer shërbimet e mbledhjes së borxheve të CEZ-it, pavarësisht se shoqëria nuk përmbushte të gjitha kriteret ligjore dhe profesionale për të menaxhuar detyrime të kësaj natyre.

Shoqëria “Debt International Advisory”, përmes kësaj marrëveshjeje ka përfituar në mënyrë të parregullt shumën prej 649,803,520 lekësh, e cila është konfirmuar nga një vendim gjyqësor i formës së prerë.

Hetimet e deritanishme kanë zbuluar se Ilir Meta ka kërkuar dhe pranuar shuma të konsiderueshme parash nga z. Kastriot Ismailaj, gjatë periudhës kur ai mbante funksionin e Ministrit, detyrë e cila përfshinte mbikëqyrjen e procesit të privatizimit të CEZ-it dhe lidhjen e kontratave për mbledhjen e borxheve,  duke konsumuar kështu elementët e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:02
SPAK: Ja akuzat për çiftin Meta-Kryemadhi, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun

1729513635_finalprojekt.00425519.Still279.jpg

SPAK thotë se "Pas kryerjes së veprimeve të shumta hetimore dhe analizës së provave, në datën 09.10.2024 Prokuroria e Posaçme iu drejtua Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesën për caktim mase sigurimi ndaj katër shtetasve.

Me vendimin nr.125 datë 20.10.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka vendosur:

1. Caktimin e masës së sigurimit personal  “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim Ilir Meta, i dyshuar për kryejen e veprave penale; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”  në 3 (tre) raste nga të cilat në dy raste është kryer në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim” parashikuar nga nenet  260 dhe 25, 287/2 dhe 257/a/2 i K.Penal.

2. Caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim, Monika Kryemadhi, e dyshuar për kryerjen e veprave penale; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”  në 2(dy) raste dhe në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim” parashikuar nga nenet  260 dhe 25, 287/2 dhe 257/a/2 i K.Penal.

3. Caktimin e masës së së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim Pirro Xhixho i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 260 dhe 25 të Kodit Penal.

4. Caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim Ema Coku, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal.

Po në datën 20.10.2024 Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit që të ekzekutojë masat e sigurimit të caktuara me vendimin nr.125 datë 20.10.2024. Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot në datën 21.10.2024 masat e sigurimit të mësipërme ndaj katër personave nën hetim.

Hetimet vazhdojnë me administrimin e provave sa i përket implikimit të personave të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kriminale.

Gjejmë rastin që të falenderojmë Drejtorinë e  Përgjithshme të Policisë së Shtetit si dhe autoritetet e zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Austrisë, Italisë, San Marinos, Qipros për ndihmën dhe bashkëpunimin e treguar."

Ora 19:48
Akuza e SPAK: Meta dhe Kryemadhi nuk deklaruan shpenzimet shëndetësore cash me vlerë 106 mijë € për vitet 2013-2019 dhe 100.000 euro ne llogari bankare

SPAK thotë se “Nga hetimi ka rezultuar se shtetasit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk kanë deklaruar shpenzimet mjekësore të kryera gjatë periudhës 2013-2019, në vlerën totale prej 106.125 Euro. Nga këto shpenzime, 86.891 Euro janë paguar në cash. Hetimet kanë zbuluar se në deklaratën e Interesave Private Vjetore për vitin 2019, të dorëzuar në ILDKPKI më 29 Maj 2020, këta subjekte nuk kanë deklaruar shpenzimet shëndetësore në vlerën prej 9.000 Euro të kryera në një klinikë private jashtë vendit si dhe dhe shumën 100.000 Euro në llogarinë bankare dy emërore, të cilat i përkasin E.M. dhe Fatime Kryemadhit  Subjektet Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi dyshohet se kanë konsumuar veprën penale “Refuzimit për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rrëmë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë” parashikuar nga neni 275/a të Kodit Penal”

Ora 19:46
Akuza e SPAK: Meta bleu përmes vjehrrës dublexin 310 mijë €me para korrupsioni! Mamaja e Kryemadhit mori kredi për të fshehur origjinën e parave

1729516021_ilirmeta.jpg

SPAK thotë se “Për periudhën 2009-2010, nga ana e personave nën hetim, Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe Fatime Kryemadhi është blerë, një apartament dublex me vendndodhje në zonën e njohur si “ish bllok”,  i deklaruar si i finacuar me kredi bankare. Nga hetimi ka rezultuar se shuma prej 310,000 Euro që kanë shërbyer për blerjen e katit të parë të dublex, janë derdhur Cash në sistemin bankar nga Fatime Kryemadhi, dhe shuma 335,000 Euro e marrë kredi nga Fatime Kryemadhi, është shlyer gjithashtu me para të depozituara në bankë të nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë, në Mars-Nëntor 2010. Këto para dyshohet se kanë origjinën nga aktiviteti i paligjshëm i shtetasve Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi si dhe kredia bankare është përdorur si mbulesë dhe mënyrë për të futur në sistemin bankar shuma të konsiderueshme monetare”.

Ora 19:42
Akuza e SPAK: Meta lidhi kontrata lobimi me kompani amerikane, 463 mijë $ nuk i deklaroi! Shuma nuk u transferua as në llogaritë bankare të LSI

1729512370_ilirmeta.JPG

SPAK thotë se “Përgjatë periudhës 2016-2017, Ilir Meta me cilësinë e Kryetarit të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, ka lidhur dhe ekzekutuar kontrata për shërbimi konsulence dhe lobimi me kompanitë Global Security and Inovative Solution LLC dhe  Grupi McKeon Inc në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga hetimi rezulton se një pjesë e financimit të kontratave është bërë me transferta bankare nga llogaritë e subjektit politik, Lëvizja Socialiste për Integrim, ndërkohë që shuma prej 463.546,26 USD nuk është transferuar nga llogaritë bankare të këtij subjekti politik. Po kështu rezulton se kjo shumë monetare, e cila nuk është transferuar nga llogaritë bankare të  forcës politike  nuk është pasqyruar në bilancet e subjektit politik Lëvizja Socialiste për Integrim, të depozituara pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve”

Ora 19:34
Akuzat e SPAK: Meta dhe Kryemadhi ndërhynë për një kontratë interkoneksioni te një kompani private celulare! Kryemadhi ka marrë përsipër edhe ndryshimin e një ligji në Kuvendin e Shqipërisë

SPAK thotë se: Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Ilir Meta në sajë të funksionit të tij si Kryetar i Kuvendit dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi si deputete e Kuvendit, në vitin 2014 kanë përdorur influencën e tyre duke ndikuar tek drejtuesit e institucioneve të ndryshme shtetërore si dhe tek drejtuesit e kompanive të telefonive celulare, me qëllim futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjeksionit midis kompanisë  “U… C… INC” dhe një kompanie private telefonike celulare.

Si rezultat i kësaj influence të paligjshme subjektet në hetimIlir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë përfituar pjesën e tyre në përqindje nga fitimi i kompanisë, dhe janë pajisur me karta krediti nga administratori i shoqërisë. Shpenzimet e kryera nëpërmjet këtyre kartave, nuk janë deklaruar në deklaratat periodike të pasurive nga të hetuarit.

Personi nën hetim Pirro Xhixho, duke shfrytëzuar autoritetin e tij si Kryetari i AKEP, i zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë me propozimin e subjektit politik “Lëvizja Socialiste Për Integrim” (LSI), në zbatimi të porosive të marra nga subjektet  Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, jo vetëm ka ndikuar tek drejtuesit e kompanisë telefonike celulare për finalizmin e marrëveshjes por nga ana tjetër, ka lejuar kompaninë private të ushtrojë aktivitetin e saj në shkelje të ligjit të AKEP. Për këto arsye, personat nën hetim Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi ka dyshime se kanë konsumuar veprën penale të “Korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve”, në bashkëpunim, të ndihmuar edhe nga personi tjetër nën hetim Pirro Xhixho, i cili akuzohet për të njëjtën vepër penale.

SPAK thotë se "Gjatë hetimit ka rezultuar gjithashtu se çifti Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, kanë hyrë në marëdhënie korruptive me biznesmenin S.M., duke përfituar përkohësisht një vilë si shpërblim për influencën e paligjshme që ata ushtronin ndaj funksionarëve publikë të emëruar nga LSI, në interes të aktiviteteve ekonomike të bizmesmenit në fjalë. Personi nën hetim Monika Kryemadhi, me porosi të biznesmenit në fjalë, ka marrë përsipër edhe ndryshimin e një ligji në Kuvendin e Shqipërisë (ligj i cili u ndryshua sipas kërkesës së biznesmenit S.M.)."

SI.E./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Faik: 22/10/2024 08:58

    Ti shtohen edhe 3 AKUZA të tjera siç janë GENOCID kundër FËMIJËVE SHQIPTARË , RRËNIM i EKONOMISË së FAMILJEVE SHQIPTARE dhe SHPOPULLIM !!!!! Këto janë AKUZA që Ilir Meta i ka kryer dhe duhet të DËNOHET nga GJYKATA USHTARAKE , sepse ka SHKATËRRUAR të ARDHMEN e 500 MIJË FËMIJËVE të PAFAJSHËM SHQIPTARË , që PRINDËRIT e tyre NUK kanë mundur ti USHQEJNË me 3 VAKTET DITORE !!!! ⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️ LESHeLIJA (LSI) (PL) = HAJDUTË , GRABITQARË , KILLERA me PAGESË , GJAK PIRËSA FËMIJËSH , SHUSHUNJA të PËSHTIRA , HIENA të URRYERA , PLAÇKITËSA të NEVERITSHËM , DOBIÇA tê FËLLIQUR etj etj etj etj etj etj

    Përgjigju
  • Arben: 22/10/2024 08:21

    Edhe arrestimi i Metes nuk ndryshon thelbin e arrestimeve te SPAK! Meta pavaresisht pozicioneve politike, i majte eshte! SPAK po vazhdon luften brutale kunder te majtes, kurse te djathtet ende vazhdojne te favorizohen! Maksimumi ka akuza per ndonje arrest shtepie! Turp per SPAK qe eshte kaq i njeanshem dhe vepron kunder deshirave te shumices se popullit! Arrestoni djathtas nqs doni te besoje tek drejtesia ky popull!

    Përgjigju
  • Bledi: 22/10/2024 07:30

    Dmth operacioni i trezhes se prokuroreve jo magjistrate te SPAK e ka mbuluar me se miri skandalin e perfaqesimit te mafies shqiptare ne Kuvend. Cyrbja, in"treti" i listes se Rames, sipas kerkeses se don Iljaz (Laze) Hasanbelliut!

    Përgjigju
  • SHKODRANI: 22/10/2024 03:46

    SPAKU TE MOS HARROJE DHE GRAND RESORT EUROPA NE VELIPOJE,,,,ESHTE E METES DHE PUNOHET NGA ZARI I TIJ CELA....PO ASHTU DHE PRONAT E HYSENBELLIUT .....

    Përgjigju
  • Vera: 22/10/2024 02:22

    Ne 2019 ka ndikuar per CEZ por pastrimin e parave e ka bere ne 2010 ndersa ligjin per Samir Manen ne 2014???? Ah, po. Hetimet vazhdojne thone treshja e pykave te SPAK. Per te qare por me se shumti per te qeshur arrestimi banditesk qe tregon mese miri ke ka mbeshtetur Ilir Meta deri me sot: te paaftet, korruptuarit, banditet politik dhe ekonomik qe sapo ra nga fiku, iu bashkuan Rames dhe sot i dhjene ne surrat! Si Nasip Naco, Gledis Rehovica, e dyzine te tjere, dhe mbi to Edi Rama - e mbajti ne 2007 Kryetar Bashkie dhe beri ne 2013 kryeminister! Ha nje m... tani Like leshi

    Përgjigju
  • Cudi: 21/10/2024 23:51

    Ku eshte pare te arrestohet ai qe pranon leke, e lihet jashte ai qe i jep ato. SM duhej te ishte te vendi, bashke me I.Mutin

    Përgjigju
  • Kerkohet nje person per 5katsh: 21/10/2024 21:38

    Po formohet grupi per nje 5-katsh te fuqishem ne burg. Vini, liri dhe sala se shpejti. Iku ai Beleris se do ishte gati grupi. Po ska gje se futet ai deputeti i Ps.

    Përgjigju
  • Jashar Stojku: 21/10/2024 21:00

    Po SM kush eshte Samir Mane?? Ne burg dhe ky plehra per korrupsion aktiv!!

    Përgjigju
  • Hjj: 21/10/2024 20:58

    Gjynah, mentor nazarko ishte merzit pse e miren me force liken policet

    Përgjigju
  • Alb: 21/10/2024 20:51

    Si ky ka shum ne shqipni. Po do ju vi dita te gjithve, edhe pasurin si kajn mren e jashte do ju merret. Lavdi PPSH

    Përgjigju
  • sali vicidoli: 21/10/2024 20:28

    O moj se*bi o murin ta prisha o se mu thon Altin Duman bisha…

    Përgjigju
  • kolli: 21/10/2024 19:24

    Edhe moniken arrestojeni,,se edhe ajo eshte hajdute si burri....

    Përgjigju
  • Mondi123: 21/10/2024 19:22

    Nuk ka drejtesi pa i marr cdo gje qe ka vjedhur….Like floriri

    Përgjigju
    • Or tej: 21/10/2024 20:26

      Ashtu sa i moren te tjereve perpara tij 1/1000. Mos harro qe edhe Nexhmija dikur u denua vetem per kafe or teeeejjjjj

  • Gena: 21/10/2024 18:54

    Hahaha shampanje Moet & Chandon millésimé 2011 po pij nga gezimi.

    Përgjigju
    • Askushi: 21/10/2024 20:30

      Edhe breket merjani se te vjedhura i kan.po do i dalin dhe vrasje me urdhen.ky nuk del mo nga burgu nqs ka drejtesi

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj