Spastrimet, pas Xhoxhajt, ikën përfundimisht edhe prokurori Kaloçi, caktohet trupa për Zaganjorin

Spastrimet, pas Xhoxhajt, ikën përfundimisht edhe prokurori Kaloçi, caktohet trupa për Zaganjorin

Luan Kaloçi

Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese Altina Xhoxhaj është përjashtuar përfundimisht për 15 vite nga drejtësia shqiptare, për shkak të mosjustifikimit të pasurisë dhe shpenzimeve me të ardhura të ligjshme. Kolegji të Posaçëm të Apelimit ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organit bazë të Vetingut, për shkarkimin nga detyra të Altina Xhoxhaj. Kjo e fundit kishte bërë ankim në Kolegjin e Apelimit kundër vendimit të KPK. “Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, kryesuar nga Ina Rama, relator Ardian Hajdari dhe anëtarë Albana Shtylla, Luan Daci, Natasha Mulaj, sot, më datë 24.10.2018, shqyrtoi në dhomë këshillimi, çështjen nr. 8/2018 (JR) që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Altina Xhoxhaj kundër vendimit nr. 17, datë 03.05.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përfundim të gjykimit, bazuar në pikat 3 dhe 5 të nenit D të Aneksit të Kushtetutës, në pikat 3 dhe 5 të nenit 61 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, nenin 66 pika 1, germa “a” të​ ligjit nr. 84/2016, trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit vendosi unanimisht: Lënien në fuqi të vendimit nr. 17, datë 03.05.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Altina Xhoxhaj. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot në Tiranë, më datë 24.10.2018. Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të publikojë vendimin e plotë të arsyetuar brenda 30 ditëve nga shpallja e tij​”, thuhet në njoftimin e KPK.

Shkarkohet prokurori Kaloçi
Dy ditë më parë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të shkarkojë përfundimisht nga detyra edhe prokurorin Luan Kaloçi, për shkak të mosjustifikimit të pasurisë. Kolegji ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e KPK, për shkarkimin e Kaloçit, duke hedhur poshtë ankesën e këtij të fundit. “Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, kryesuar nga Rezarta Schuetz, relatore Natasha Mulaj dhe anëtarë Ardian Hajdari, Ina Rama dhe Luan Daci, sot, më datë 23.10.2018, shqyrtoi në dhomë këshillimi, çështjen nr. 11/2018 (JR) që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Luan Kaloçi kundër vendimit nr. 33, datë 05.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit vendosi unanimisht: Lënien në fuqi të vendimit nr. 33, datë 05.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Luan Kaloçi. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot në Tiranë, më datë 23.10.2018. Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të publikojë vendimin e plotë të arsyetuar brenda 30 ditëve nga shpallja e tij”, thuhet në vendim.

Caktohet trupa për Zaganjorin
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka caktuar edhe trupën gjykues për shqyrtimin e kërkesës së Komisionerit Publik, i cili në bazë të një rekomandimi të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit ka kërkuar shkarkimin nga detyra të kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Dosja e ankimimit do të shqyrtohet nga trupi gjykues me në krye Albana Shtylla, Rezarta Schuetz relatore dhe anëtarët Sokol Çomo, Luan Daci dhe Natasha Mulaj. Sipas Komisionerit Publik kryetari i Gjykatës së Lartë ka bërë kontrata fiktive, nuk ka paguar detyrimet tatimore, nuk ka deklaruar një pjesë të pasurisë gjatë viteve, nuk justifikon shpenzimet me të ardhura të ligjshme etj. Sipas Komisionerit, Zaganjori, pas kalimit të barrës së provës, nuk ka vërtetuar dot të kundërtën e gjetjeve të Komisionit. Komisioneri Publik ka bërë edhe një përmbledhje të mospërputhjeve në deklarimin e pasurisë së Zaganjorit ndër vite në raport me deklaratën për llogari të Vetingut.

Rekomandimi për Zaganjorin
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka konstatuar se kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, nuk ka zbatuar detyrimet ligjore që kërkohen nga neni D i Kushtetutës, i cili ndër të tjera parashikon që subjekti i rivlerësimit duhet të shpjegojë bindshëm burimin e ligjshëm të pasurive dhe të të ardhurave. Për rrjedhojë, ONM ka kërkuar ankimimin e vendimit të KPK për konfirmimin në detyrë të Zaganjorit. “Xhezair Zaganjori nuk ka sjellë asnjë dokument, si për shembull deklarime bankare, lidhur me të ardhurat nga mësimdhënia në universitet, kostot e qirave, shpenzimet familjare, ndonëse një gjë e tillë i është kërkuar në mënyrë specifike. Si kryetar i Gjykatës së Larë dhe një nga zyrtarët më të lartë të gjyqësorit në Republikën e Shqipërisë, Zaganjori duhet të kishte respektuar të gjitha ligjet dhe rregullat në fuqi. Sipas asaj që u dëshmuar më lart, ai nuk ka zbatuar detyrimet ligjore që kërkohen nga neni D i Kushtetutës së Shqipërisë. Për sa më sipër, ky organ rekomandon apelimin kundër vendimit të datës 24 korrik 2018 të KPK”, thuhet në rekomandim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 25/10/2018 17:42

    Zaganjori te shkarkohet urgjent dhe te shkoj per ndjekje penale

    Përgjigju
  • Emigranti: 25/10/2018 12:42

    Kaloci e ka filluare lojen e xhepave qe ne vitin,92!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja