Speca të kuq të marinuar

Përbërësit:

  • 500 gr speca të kuq
  • 4–5 thelpinj hudhër
  • 10 kokrra piper i zi +bahar
  • 2 gjethe dafine
  • 3 lugë gjelle uthull
  • Vaj ulliri
  • Kripë

Përgatitja:

Pastrojmë specat nga bishtat dhe farat. I presim në rrathë dhe i vendosim në një tigan me vaj ulliri. Sapo të fillojnë të zbuten dhe të cingërojnë lehtë në vaj (rreth 5 minuta), pa i skuqur, shtojmë hudhrat e prera në feta ose të copëtuara. Shtojmë uthullën, gjethet e dafinës dhe kokrrat e piperit. I përziejmë, vendosim kapakun dhe ulim temperaturën në mesatare. I lëmë të gatuhen derisa të mbeten al dente, duke u zier në avullin dhe lëngun e tyre.