5 nëntor 2024 – Fitorja e zgjedhjeve
Ngjarjet kryesore të vitit 2025 në botë u dominuan nga prezenca amerikane në diplomacinë dhe tregtinë botërore. I sapozgjedhur dhe në vitin e tij të parë të mandatit të dytë, Presidenti Donald Trump provokoi stuhi politike në SHBA dhe nëpër botë.
Ai nisi një luftë tregtare me tarifat doganore ndaj Kinës, Kanadasë, Meksikës dhe BE por duke mos arritur rezultatin e reklamuar me bujë. Në dy krizat më të mëdha botërore, ai u angazhua në vetë të parë. Pavarësisht firmave mbi letër për armëpushimin, pakkush beson se në Gaza është rikthyer paqja. Ndërsa përpjekjet e tij për të ndalur luftën 4 vjeçare në Ukrainë kulmuan me një takim të tijin me Vladimir Putin në Alaskë.
Më 20 janar 2025, Trump betohet zyrtarisht si President, duke shpallur një axhendë ambicioze që përfshinte ekonominë, sigurinë dhe politikën e jashtme.
“Interesi amerikan do të udhëheqë çdo vendim. Ne do të veprojmë shpejt dhe pa hezitim', tha Trump.
Ky fjalim shënon fillimin zyrtar të mandatit të dytë të Donald Trump si President i SHBA.
Trump premton të rivendosë në shina qeverisjen amerikane. Me një urdhër ekzekutiv krijohet një agjenci e posaçmeNë krye të një agjencie të krijuar posacërishtë për këtë, prezanton njeriun më të pasur në botë Elon Musk.
Pronari i rrjetit social X nis punën. Një ciklon i vërtetë përfshin të gjitha agjencitë federale dhe administratën amerikane.
Agjencia thotë se ka evidentuar mashtrim dhe abuzim brenda departamenteve të ndryshme, por pa ofruar prova për të mbështetur pretendimin për aktivitet kriminal.
Më shumë se 2 milionë punonjësve e zyrtarëve iu kërkohet bashkëpunim për të lënë detyrën. Musk deklaron se ekipi i tij u kishte "kursyer taksapaguesve mbi 1 miliard dollarë në kontrata të çmendura të diversitetit, barazisë dhe përfshirjes që bënin pjesë në ideologjinë Ëoke”.
Shumica dërrmuese e programeve të drejtuara nga USAID, organizata kryesore e ndihmës së huaj në Amerikë, u shkurtohen. Pranverën e vitit 2025, administrata Trump nis një rishikim të thellë të ndihmave ndërkombëtare, përfshirë financiarin dhe humanitarin, duke pezulluar ose duke riformëzuar programet nën argumentin se çdo ndihmë duhet t’i shërbejë interesit amerikan.
Por, në fillim të qershorit miqësia e Musk dhe Trump shndërrohet papritur në armiqësi, të paktën publikisht. Një projektligj i Trump që shkurtonte miliarda dollarë kontrata dhe subvencione qeveritare për kompanitë e Musk bën që njeriu më i pasur në botë të shpërthejë në akuza ndaj Trump, duke përmendur përfshirjen e tij në dosjen Epstein, politikat e këqija, madje njofton edhe krijimin e partisë “America’.
Musk e la detyrën në DOGE, dhe marrëdhënia e tij me Trump gati i rikthehet klimës së mëparshme.
‘Në luftë me të gjithë’, përplasjet për tarifat doganore
Ende pa formuar plotësisht kabinetin e tij, Trump njoftoi tarifa doganore për Kanadanë dhe Meksikën, dy shtete këto që do të ishin të parat në listën e gjatë të atyre me të cilat Presidenti amerikan nisi një përballje tregtare, për të vendosur, siç pretendonte, drejtësinë për SHBA-të, në kurriz të të cilave kishin vepruar vendet e tjera.
Më 27 shkurt 2025, në takimin e parë të kabinetit të mandatit të dytë, Trump njofton vendosjen e tarifave 25% mbi Bashkimin Europian
“BE është formuar për të shfrytëzuar SHBA-në. Do të vendosim tarifa për të mbrojtur punëtorët amerikanë.', tha Trump.
Në 2 prill ai shpall, nga një prej kopshteve të shtëpisë së bardhë, listën e gjatë me tarifat për të paktën 180 shtete, ndaj të cilave vendos një tarifë doganore bazë prej 10 përqind. Përplasja arriti kulmin me Kinën në muajin Qershor, të cilës SHBA i vendosi një nivel tarife doganore 145%. Në korrik kreu i Shtëpisë së Bardhë shpall tarifa prej 35% për BE-në.
Megjithatë përplasja e tarfiave rezulton në një produkt të paqartë. Me Evropën SHBA arrijnë një marrëveshje kuadër teksa tarifat fillestare të njoftuara nga Trump, u ulën në 15%. Me Kinën tarifat mbeten të larta edhe sot teksa negociatat në nivel teknik vijojnë pa një marrëveshje finale. Edhe Kanadaja me Meksikën arritën të zbusin tensionet me SHBA, me tarifat e para që u pezulluan për disa kategori dhe me negociatat të cilat vazhdojnë.
Një urdhër ekzekutiv i ndryshon emrin ‘gjirit të Meksikës’
Amerika e Para është lajtmotivi me të cilin Trump kishte paralajmëruar se do të ndërmerrte çdo vendim. Rikthimi i krenarisë dhe prestigjit të humbur amerikan me presidentët e kaluar demokratë është sipas tij një domosdoshmëri. Me një urdhër ekzekutiv që në ditën e tij të parë në zyrë pas betimit, Donald Trump firmos ndryshimin e emrit të Gjirit të Meksikës në Gjiri i Amerikës. Krahas kësaj ai shpall datën 9 shkurt si ditën kombëtare të Gjirit të Amerikës.
Trump i rikthehet idesë së vjetër për blerjen e Groenlandës
Propozimet e Trumpit për disa çështje sidomos ato për sigurinë kombëtare dhe ekonominë ishin pak për të thënë të habitshme. Presidenti amerikan rikthen idenë e tij të artikuluar në 2019, për blerjen e ishullit autonom të Groenlandës, një synim të cilin e argumenton si një nevojë për sigurinë kombëtare të Amerikës. Idea shkakton mjaft debate tek politikanët lokalë, por edhe në Europë, liderët e së cilës e kundërshtojnë dhe e presin me kritika atë. Megjithatë për blerjen e ishullit nën varësinë e Danimarkës, nuk pati hapa zyrtarë gjatë 2025-ës, ndërsa lëvizja u pa si një interes strategjik i SHBA për arktikun.
Trump, fushata kundër trafikut të drogës dhe Maduros
Muajt e fundit të 2025-ës do të sillnin përplasjen e SHBA me qeverinë e Venezuelës të drejtuar nga Presidenti Nicolas Maduro. Donald Trump i shpall luftë karteleve të drogës të cilat ushqejnë trafikun në rrugët dhe qytetet amerikane. Që nga 1 shtatori 2025, ushtria amerikane nis një seri sulmesh ajrore dhe detare ndaj anijeve në Detin e Karaibeve, si pjesë e Operacionit “Southern Spear” një fushatë e prezantuar nga administrata Trump si luftë kundër trafikimit të drogës dhe grupeve të organizuara kriminale me lidhje me Venezuelën dhe Amerikën e Jugut.
Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro akuzon Uashingtonin se kërkon thjesht rrëzimin e regjimit në vendin e tij dhe se nuk është lufta e drogës arsyeja e vërtetë e operacionit.
Dosja Epstein, mbi 1 milion dokumente, nis publikimi
Dosja Epstein ishte ndër çështjet që peshoi, gjatë këtij viti mbi presidencësn e Donald Trump. Miratimi i ligjit dhe vendimi për të hapur publikisht materialet e dosjes, solli shok në opininin publik. Në vitin 2025, pati zhvillime të rëndësishme rreth dosjes së Jeffrey Epstein. Kongresi amerikan miratoi dhe Presidenti amerikan firmosi në 19 Nëntor 2025, Aktin e Transparencës për Dosjen Epstein, një ligj që detyroi Departamentin e Drejtësisë, të publikojë të gjitha dokumentet e paklasifkuara të hetimeve dhe çështjeve lidhur me pedofilin Epstein, përkatësisht brenda afatit të caktuar.
Dokumentet filluan të dalin në publik në Dhjetor 2025, në formën e të dhënave, fotove, emaileve, shënimeve hetimore etj. Shumë prej tyre ishin të redaktuara dhë me fshehje të konsiderueshme, çka shkaktoi kritika për mungesë transparence, ndërkohë që u gjetën më shume se 1 milion dokumente të tjera, potencialisht relevante, duke shtyrë publikimin e plotë për disa javë pas datës së parashikuar.
Disa prej dokumenteve përfshinin referenca dhe imazhe me figura të njohura, përfshirë edhe me Presidentin amerikan Donald Trump, por asnjë akuzë e re penale zyrtare ndaj tij apo të tjerëve nuk është konfirmuar dhe procesi i publikimit vijon nën debat politik dhe ligjor.
SHBA në krah te izraelit dhe plani i paqes për Gazën
Pas shumë vitesh, SHBA rikthehen në një konflikt të armatosur jashtë territorit të saj. Trump, dëshmon dhe një herë besnikërinë ndaj marrëdhënieve me Izraelin, të cilit I del në krah, në fillim të verës, në luftën 12 ditore me Iranin. Ushtria amerikane bombardon sitet nukleare iraniane duke ushtruar më pas presion për një marrëveshje armëpushimi mes izraelit dhe Iranit. Në Gaza, merr jetë një plan amerikan që mbetet larg një paqeje të qëndrueshme. Pasojat e luftës mbi 2 vjeçare në enklavën palestineze, janë katastrofike.
Izraeli dhe Irani do të përfshihen në një konflikt të armatosur në Qershor të këtij viti, në atë që u quajt “Lufta 12 ditore”, pasi tensionet kishin ardhur në rritje për muaj me radhë. Më 13 qershor, Izraeli kryen sulme ajrore kundër objektivave iraniane, përfshirë baza ushtarake, raketa dhe programe bërthamore, si pjesë e një fushate që u quajt “Rising Lion” apo “12-Day Ëar”.
Si kundërpërgjigje, Irani lëshon qindra raketa balistike dhe dronë drejt Izraelit, duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.
Më 22 qershor 2025, forcat amerikane do të ndërmarrin një operacion të koduar si “Operation Midnight Hammer”, duke goditur të paktën tre objekte bërthamore të Iranit (p.sh. Natanz, Fordoë dhe Isfahan), me bomba të fuqishme dhe raketa cruise, në mbështetje të fushatës izraelite. Kjo ishte hera e parë që SHBA bombardojnë objekte brenda Iranit që nga viti 1988.
SHBA-të synojnë të pengojnë aftësitë bërthamore dhe raketore iraniane, duke ndalur programin e pasurimit të uraniumit dhe të reduktojnë kërcënimin ndaj Izraelit dhe aleatëve. Shtetet e Bashkuara nuk angazhohen në luftë tokësore, por I japin mbështetje ushtarake dhe intelizhence Izraelit, duke koordinuar disa operacione ajrore dhe duke përdorur mjete të sofistikuara ushtarake.
Një pjesë të mirë të energjive diplomatike amerikane Trump do t’I shpenzonte për luftën në Gaza. 5 ditë përpara betimit të tij si president, Izraeli dhe Hamasi, arrijnë një marrëveshje armëpushimi 60 ditor, periudhë gjatë të cilës do të ndaleshin sulmet dhe riktheheshin pengjet izraelite. Armëpushimi bie në praktikë, në 18 mars kur Izraeli rifllon sulmet e tij ajrore në Gaza e cila dalëngadalë po shkërmoqej. Numri i të vdekurve rritej me qindra çdo ditë. Përveç kësaj, Izraeli ndo të ndërmerrte një strategji vrasëse duke ndaluar hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza, aq sa zyrtarisht OKB shpall gjatë 2025 zinë e bukës në ennklavën palestineze, ku numri i të vdekurve kalon mbi 75 mijë që prej sulmeve të 7 tetorit 2023.
Trump shokon shpesh opinionin me deklaratat e tij gjatë 2025, për Gazën
“SHBA-të do të marrin përsipër Gazën dhe do të punojmë aty dhe do ta zotërojmë. Do të bëjmë pastrimin nga bombat e pashpërthyera dhe armët e tjera në këtë zonë. Do të sheshojmë terrenin dhe do e pastrojmë nga inertet, do të shembim godinat e shkatërruara e do të krijojmë zhvillim ekonomik që do të krijojnë vende pune dhe banesa pa limit për njerëzit atje”, do të shprehet ai më 4 shkurt në krah të kryeministrit izraelit.
Deklaratat do të pasohen nga video të krijuara me inteligjencën artificiale, ku Trump shfaqet mes të tjerash, së bashku me Netanyahun, duke marrë rreze dielli ndërsa në sfond janë gratacielat imagjinar në Gaza.
Disa here, ai la të kuptonte se faza e rindërtimit do të përfshinte marrjen e territorit atje dhe largimin e palestinezëve, ambicie kjo që u zbeh me kohën, të paktën në daljet publike.
Kriza humanitare dhe shifrat e vdekjeve që rriten, çojnë në përpjekje të tjera gjatë verës për një armëpushim. Në fund të shtatorit Trump i prezanton Katarit dhe Egjiptit, në rolin e ndërmjetësuesve, një plan me 20 pika për paqen në Gaza dhe stabilitetin në Lindjen e mesme.
Izraeli dhe Hamasi, pranojnë propozimin dhe arrijnë një marrëveshje në 8 tetor: Tel Avivi duhet të ndërpresë menjëherë sulmet, ndërsa Hamasi do të niste dorëzimin e trupave të pengjeve.
Pas hyrjes në fuqi të armëpushimit, Trump organizon me Egjiptin një samit të paqes në Sharm El Sheikh. Më 13 tetor 2025, në Gaza Peace Summit, Donald Trump bashkë-kryeson një takim me presidentin egjiptian Abdel Fattah el-Sisi për të diskutuar fazat e armëpushimit dhe paqes në Gaza. Samiti mbledh edhe liderët e rreth 30 shteteve për të planifikuar një marrëveshje të qëndrueshme dhe për të adresuar krizat humanitare.
“Kjo është një ditë e jashtëzakonshme për botën dhe për Lindjen e Mesme. Kjo është ndoshta mbledhja më e madhe e lidërve të vendeve të psura dhe më të fuqishme”, deklaron ai gjatë samitit.
Por, armëpushimi do të vihej në dyshim disa herë pas hyrjes së tij në fuqi. Izraeli do të kryente herë pas herë sulme në territor, duke ngritur shqetësimin se marrëveshja po rrëzohej menjëherë.
Me argumentin se po godet ende celulat e mbetura apo bazat e fshehura të Hamasit në territorin e shkatërruar të Gazës, Izraeli, do të vriste qindra të tjerë me synim shkatërrimin total të organizatës terroriste. Rreth 400 palestinezë humbën jetën që prej nënshkrimit të marrëveshjes për armëpushimin.
Plani parashikonte edhe të paktën dy faza të tjera, me fazën e dytë e cila do të vendoste një organ qeverisës të përkohshëm për gazën që do të përbëhej nga emra të njohur të politikës dhe diplomacisë botërore. Sipas asaj që vetë trump ka prezantuar, Bordi i Paqes për gazën do të drejtohej nga vetë ai me kërkesë të liderëve të rajonit sidomos të atyre që kanë negociuar armëpushimin e brishtë.
Sinjalet se dicka e qëndrueshme po diskutohet në lidhje me fazën e dytë munguan prej javësh, dhe do të riktheheshin në ditët e fundit të vitit, gjatë vizitës së kryeministrit Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë.
“Ne duam të ecim sa më shpejt të jetë e mundur, por duhet të ndodhë çarmatosja e Hamasit”, thotë Tump më 29 dhjetor
Situata humanitare në Gaza edhe pas armëpushimit mbetet shumë problematike. Pas armëpushimit të arritur në tetor 2025, hyrja e ndihmave humanitare në Gaza është rritur në mënyrë graduale, por shumë nevoja thelbësore mbeten të pazgjidhura. Uria ekstreme ka rënë, por mungesa ushqimore është ende shumë e lartë, me shumë njerëz që vazhdojnë të vuajnë nga mungesa e ushqimit dhe ushqimet e dobëta. Furnizimi me ujë dhe energji është përmirësuar lehtë ndërsa situata është problematike në sistemin e shëndetësisë ku shumë spitale janë pjesërisht ose aspak funksional.
Ukraina, nga takimi Trump-Putin, te propozimet për paqen
Një takim i Donald Trump me Vladimir Putin në Alaskë rezultoi një shpresë e rreme për mbylljen e luftës disavjeçare në Ukrainë. Dronët dhe raketat morën përditë jetë në Ukrainë dhe Rusi. Javët e fundit të 2025 intensifikuan përpjekjet amerikane, që jo rrallë zgjuan frikë në Europë, për zgjedhjet e propozuara
Ukraina ishte lufta tjetër për të cilën Trump kishte premtuar një zgjidhje të shpejtë. Por që në përpjekjet e para, e gjitha do të rezultonte një malore e fortë.
Më 28 shkurt 2025, një takim shumë i tensionuar në Zyrën Ovale mes Presidentit amerikan dhe Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, për të diskutuar mbështetjen amerikane në përballjen me agresionin rus shokon gjithë botën.
Trump: Po luan bixhoz me Luftën e Tretë Botërore
Zelensky: Për çfarë po flisni?
Trump: Po luan bixhoz me Luftën e Tretë Botërore
Takimi mes tyre përfundon pa marrëveshje të qartë, duke u përshkruar nga mediat si i jashtëzakonshëm, por vetëm për tensionin publik midis dy udhëheqësve. Trump kërkon një paketë paqësore dhe armëpushim të menjëhershëm, ndërsa Zelenskyy shtyn për garanci të forta sigurie dhe për të mos bërë lëshime territoriale pa kushte të qarta.
Në muajt që pasojnë, ajo që dukej të ishte një marrëdhënie e thyer, dhe me pasoja për Zelenskyn, erdhi dhe u zbut.
Në 15 Gusht, Donald trump rikthen në skenën politike globale Vladimir Putinin, teksa të dy u takuan në Anchorage të Alaskës për bisedime për paqen në Ukrainë.
Dy presidentët zhvilluan një takim prej rreth 4 orësh të shoqëruar nga shefat e diplomacisë dhe përkthyesit. Takimi përmbyllet pa një marrëveshje të mirëfilltë. Në fund, Trumpi dhe Putini, mjaftohen me një deklaratë, duke mos pranuar pyetjet e gazetarëve.
Takimi u pa gjerësisht si një fitore e Putinit mbi presidentin amerikan
Tre ditë pas Alaskës, Trump pret në Shtëpinë e bardhë, liderët kryesorë të Evropës, të shqetësuar nga shfaqja e presidentin amerikan me Putinin.
Në samitin me udhëheqësit e BE, është dhe Presidenti Zelenskyy. Në tryezë diskutohen garancitë e sigurisë për Ukrainën dhe një plan më i gjerë paqeje. Samiti me liderët evropianë shërben më shumë për afrimin e pikëpamjeve për paqen në Ukrainë.
Një plan 20 pikësh do të prezantohet nga Trump pak muaj më pas. Teksti alarmon sërish kancelaritë kryesore europiane, për shkak të lëshimeve territoriale që i kërkohet të bëjë Ukrainës. Vendet europianë i bëhen krah presidentit ukrainas, për t’i rezistuar presionit amerikan.
Një seri takimesh për negociata vijuan në nivel delegacionesh nga Moska në Gjenevë, Berlin e Miami. Presidenti Zelensky ofron një kundërplan të modifikuar.
Takimi i radhës zhvillohet në Mar a Lago në rezidencën private të Donald Trump në fund të vitit. Nga aty, dy krerët e shteteve u dukën më të relaksuar dhe dhanë sinjale se janë dakordësuar për pjesën më të madhe të propozime që janë në plan-marrëveshjen kornizë.
“Disa po thonë se kemi bërë përpara jemi dakortësuar 95 përqind. Unë nuk e di se sa kemi ecur, por kemi bërë shumë progress”, deklaron presidenti Trump, pas takimit.
Zelensky për herë të parë tha detajin më konkret për garancitë e sigurisë që SHBA i kanë ofruar Ukrainës. Ato sipas tij zgjasin 15 vjet dhe se pika që mban ende larg palët është ajo e territoreve.
Viti 2026 pritet të nisë sërish me përpjekjet diplomatike dhe sipas pritshmërive të presidentit amerikan brenda javëve në vijim mund të shpallet një marrëveshje e pranuar.
Në janar Zelensky do të kuptojë garancitë e sigurisë nga Evropianët dhe pas këtij samiti, të giithë do të udhëtojnë sërish në Uashington tek Trump për një takim tjetër për Ukrainën.
Kosova
Kosova kaloi një vit shumë të vështirë në 2025-ën, nën sanksionet e BE-së, mes tensioneve me Serbinë dhe një krize politike 9 mujore, që duket se mori fund pas zgjedhjeve të parakohshme të të 28 dhjetorit. Zhbllokimi I fondeve të planit të rritjes së BE për BP formimi I qeverisë së re dhe zgjedhje e presidentit të ardhshëm janë sfidat që e presin vendin që në nisje të vitit.
Në 9 shkurt të 2025-ës kosovarët iu drejtuohen kutive të votimit për zgjedhjet parlamentare, pas një mandati të plotë të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes në krye të ekzekutivit.
Kurti i fiton zgjedhjet por rezultati i arritur nuk është brenda prishtmërive të 500 mijë votave që kreu i LVV kishte paracaktuar gjatë fushatës zgjedhore, duke siguruar vetëm 48 deputetë në parlament. PDK me 24 deputetë dhe LDK me 20, do të ndjekë fituesin në rezultatet zgjedhore.
Shpërndarja e votës sjell një krizë të menjëhershme, e cila reflektohet në parlament.
Në të paktën 60 seanca deputetët e zgjedhur në Kosovë, shpenzojnë kohë të çmuar për konstituimin e Parlamentit, ndërsa në 2 seanca të tjera Vetëvendosje nuk ia del dot të votëbesojë një qeveri me kurtin apo dhe konjufcën, më pas si kryeministër. Vendi shkon në zgjedhje të parakohshme në 28 Dhjetor, pasi presidentja Vjosa Osmanit shpërndan më parë parlamentin.
Vetvendosja rikonfirmohet forcë e parë e këtë herë me më shumë deputetë, që I lejojnë Albin Kurit të formojë qetësisht qeverinë. Për PDK dhe LDK, rezultati do të jetë zhgënjyes.
Kriza politike në Kosovë, do të ishte me pasoja të shumëfishta. Parlamenti nuk miratoi asnjë ligj gjatë 2025-ës. Kosova vijoi të ishte nën sanksione nga BE. Vetëm në fund të vitit, Brukseli vendos heqjen e tyre. Për shkak të krizës politike dhe parlamentin jofunksional, Kosova nuk përfitoi as nga fondet e Planit të BE për rritjen.
Tensionet me Serbinë vijojnë gjatë gjithë viti. Qeveria e Kurtit do të ndërmerrte disa herë gjatë vitit aksione për të hequr strukturat paralele serbe në territorin ku banojnë komunitetet serbe, duke mbajtur të gjallë frikën për ngjarje destabilizuese.
Dialogu Prishtinë-Beograd do të jetë pothuajse inekzistent. Në muajin shkurt Peter Sorensen, një diplomat karriere mori detyrën e emisarit special për dialogun prishtinë Beograd, duke pasuar në detyrë Miroslav Lajcakun mjaft të kontestuar nga qeveria Kurti si i njëanshëm në favor të serbisë në procesin e dialogut. Edhe me një ndërmjetësues të ri, dialogun nuk prodhoi asnjë takim të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë, duke mos shënuar progress në procesin e normalizimit të marrëdhënieve.
Viti 2026 fillon me sfida për politikën e Prishtinës. Që në ditët e para, do të duhet të finalizohet konstituimi i parlamentit dhe votimi i qeverisë së re. Në Mars 2026 mbaron edhe mandati Presidentes Vjosa Osmani që sjell nevojën e zgjedhjes së Presidentit të ri, I cili mund të votohet vetëm me një parlament funksional.
Komente









