Specializimet tek Mjekësia
Ja si shpërndahen 365 kuotat

TIRANE- Hapen pas tre vjetësh mungesë specializimet e mjekëve në Fakultetin e Mjekësisë. Një vendim i marrë dje nga Këshilli i Ministrave ia ka hapur rrugë procesit të kandidimit të mjekëve të cilët do të hyjnë në konkurs dhe intervista për 365 vende. Vendimi i Këshillit të Ministrave ka përcaktuar se 340 kuota do të jenë për kandidatët brenda territorit të vendit, 20 për kandidatët me kombësi shqiptare nga trojet jashtë kufijve të vendit  dhe 5 kuota për transferime. Por, po kështu 365 kuotat kanë edhe një tjetër shpërndarje të cilat do të jenë në varësi të disa ministrive. Kështu, kuota të mbuluara nga Ministria e Shëndetësisë janë 185, Ministria e Drejtësisë 14, Ministria e Mbrojtjes 15, Ministria e Brendshme 1 dhe kuota të pambuluara 125.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati