1764776307_aa.JPG

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ndodhet në Bruksel, ku po merr pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali thotë se Shqipëria do të pres vitin e ardhshëm Forumin e Korridorit VIII.

Spiropali thotë se Korridori VIII është për vendin tonë me rëndësi politike, ekonomike, infrastrukturore dhe të sigurisë Euro-Atlantike.

'NATO, Bruksel-Shqipëria gati të mirëpresë Forumin e Korridorit VIII.  Së bashku me Zëvendës Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, dakordësuam me Ministrat e Jashtëm të Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë për mbajtjen në Tiranë të Forumit gjatë muajit shkurt 2026.

Për Shqipërinë, Korridori VIII mbetet një korridor historik dhe strategjik, me rëndësi politike, ekonomike, infrastrukturore, të sigurisë Euro-Atlantike që lidh Adriatikun me Detin e Zi, dhe e kthen Shqipërinë në një nyje me rëndësi në rajon dhe më gjerë', shkruan ajo.


Lajmi kryesor:

Bruksel/ Spiropali në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s: Angazhim strategjik i Aleancës përballë sfidave të sigurisë