Spiropali takim me presidentin e Sllovakisë: Partner i rëndësishëm i rrugëtimit të Shqipërisë drejt Bashkimin Europian

Spiropali takim me presidentin e Sllovakisë: Partner i rëndësishëm i rrugëtimit të Shqipërisë drejt Bashkimin Europian

Peter Pellegrini dhe Elisa Spiropali

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Presidentin e Sllovakisë, Peter Pellegrini, i pari President Sllovak që po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Spiropali vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve si dhe mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit Sllovak dhe vuri në dukje se ka ende mundësi të pashfrytëzuara për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh ekonomik e tregtar dhe shtimin e investimeve sllovake në Shqipëri.

 'Dy vendet tona kanë një bashkëpunim shumë të mirë në organizatat ndërkombëtare, NATO, OKB, OSBE etj., i cili do të vijojë  në mbrojtje të sigurisë dhe të paqes, theksoi Spiropali.

 Spiropali vlerësoi mbështetjen e fuqishme të Sllovakisë për integrimin europian të vendit tonë dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, vuri në dukje objektivin kombëtar strategjik të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian brenda vitit 2030 si edhe mbylljen e negociatave teknike brenda vitit 2027.

Kryeparlamentarja shprehu bindjen se Sllovakia do të vijojë të jetë një partner i rëndësishëm i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: PD t’i thotë shqiptarëve pse refuzoi numërimin elektronik, por vendosi me komisionerë? Forcat e mëdha s'e shkrijnë dot SPAK-un

Spahiu: PD t’i thotë shqiptarëve pse refuzoi numërimin elektronik, por vendosi me komisionerë? Forcat e mëdha s'e shkrijnë dot SPAK-un