Spanjolli Fernando Alonso, i cili mungoi ne garen e pare te sezonit 2015 ne Formula 1, Cmimin e Madh te Australise, i eshte nenshtruar ekzaminimeve mjeksore dhe do te niset per ne Malajzi, sipas shume mediave spanjolle e britanike.
Dy here kampioni i botes, spanjolli iu nenshtrua ekzaminimit mjeksor ne Universitetin e Cambridge (Angli) i shoqeruar nga tre doktore te FIA, te dielen dhe mund te niset per ne Kuala Lumpur, shkruanin mediat dhe rrjetet sociale, bazuar edhe ne deklaratat e agjentit te Alonsos, Luis Garcia Abad.
Formalitetet e fundit te ekzaminimeve mjeksore prej 45 minutash do te realizohen ne cirkuitin e Sepang nga  Dr. Jean-Charles Piette, i deleguar permanent i FIA-s, pas mberritjes se Alonsos ne Malajzi, te marten ose te merkuren.
Alonso, 33 vjeç, pesoi nje aksident me 22 shkurt ne Barcelone gjate nje seance provash te lira para sezonit. /atsh/