TIRANE, 20 maj /ATSH/. - Kapiteni legjendar i Barcelonës, Xavi Hernandez, nuk do të jetë pjesë e skuadrës në sezonin e ardhshem.
Ai do ta vazhdojë karrierën e tij me skuadrën nga Katari, Al Sadd, me të cilen ka arritur marrëveshje.
Me largimin nga Barcelona, Xavi përmbyll një epokë të plotë 25-vje?are. Ai u bashkua me klubin katalanas në vitin 1990 si fëmijë, teksa nga viti 1998 luajti me skuadrën e parë.
Ai është lojtari i vetëm që ka arritur të realizojë së paku një gol në 15 sezone të ndryshme te Barcelona. /a.ke/