/ATSH/. - Monaco është eliminuar nga Liga e Kampioneve pasi nuk arritur më shumë se një barazim pa gola në Stade Louis II, përballë Juventusit.
Ekipi francez në ndeshjen e parë në Torino ishte mundur me rezultat minimal 1-0, me golin e Arturo Vidalit të realizuar nga penalltia.
Trajneri i Monacos, Leonardo Jardim, akuzon Juventusin se është kualifikuar në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve me dallavere, pasi penalltia në ndeshjen e parë nuk ka ekzistuar fare.
"Ne jemi të pikëlluar, por ne duhet të qëndrojmë të fortë, pasi kemi luajtur mirë. Ne nuk ishim inferiore ndaj Juventusit", ka deklaruar ai.
"Ne i treguam Europës se e merituam vendin tonë dhe u eliminuam për vendime që nuk kanë lidhje me performancën e lojtarëve. Juventusi u kualifikua fale një penalltie të dyshimte ne ndeshjen e parë", theksoi Jardim.