Kompania e Elon Musk edhe në Shqipëri, inxhinieri i IT: Internet kudo që të jemi, aparatura merret me vete!

Shërbimi i internetit i shpejtësisë më të lartë ofruar nga kompania (Starlink) e Elon Musk, tashmë do të jetë i aksesueshëm edhe në Shqipëri.

Plejada e parë dhe më e madhe satelitore në botë përdor një orbitë të ulët të Tokës për të ofruar internet me brez të gjerë dhe shumë të shpejtë.

Por si ofrohet ky shërbim?

Erjon Dimiri inxhinier IT i ftuar në “Studio Live” në Report Tv, në një intervistë me Arbër Hitaj tha se Starlink do të jetë më i kushtueshëm por ka disa risi. Për të marrë shërbimin fillimisht duhet të blesh një pajisje.

“Ne internet nëpërjet satelitit kemi pasur dhe më parë. Ndryshimi që bën Starlink është fakti që këto satelitë janë shumë më afër tokës. Nëse të gjithë satelitët e tjerë që përdoren dhe për të parë kanale televizive, janë satelitë diku 35 mijë km vijnë rreth e rrotuill tokës. Edhe pse ofronin internet rruga për të shkuar deri atje dhe për tu kthyer ishte shumë e gjatë. Shërbimi që ofrohet ishte e ngadaltë dhe me probleme. Plani i Starlink ishte qe të merreshin të vendoseshin sasi shumë e madhe satelitësh më afër tokës. Të dhënat tona për të shkuar deri në satelit e për tu kthyer kanë një rrugë më të vogël. Shpejtësia është shumë më e lartë se ajo që është ofruar nga satelitët or jo më e lartë se ajo që ofrohet në rrugë tokësore".

Sa kushton Starlink?

"Starlink kushton 62 euro në muaj për një abonim. Ka një kosto 50 mijë lekë të reja aparatura që e blen vetëm një herë. Bëhet fjalë për teknologjigoxha të avancuar. Ajo antena që ti e ble ka teknologji të lartë. Këto nuk janë satelitë si ata më parë. ”, tha ai.

Kush është risia?

Një risi nga Starlink Services, LLC është se të ofron internet kudo që të jesh, në mal në det, në fluturim ose më traget.

“Pro është fakti që do kemki në dorë një pajisje që do na japë mundësinë që të lidhemi me internet dhe të na ofrojë lëvizshmërinë. Pra dikush që lëviz me kamper nëpër Shqipëri. Për tu lidhur me internet këtej nga shkonte do kontaktonte shpërndarësin e internetit të zonës. Nëse do përdorë Starlink nuk ka nevojë, aparatin, antenën mund ta marrë me vete dhe vendosja në punë e kësaj antene është shumë e thjeshtë. për lëbvishmërinë një nga pikat ku starlink ka pasur sukses së fundmi ka qenë në Ukrainë. U rritën shoitjet e starlink dhe në vende të tjera të botës. Impakti që i madh sepse ti ke lidhje interneti i pavarur nga infrstruktura tokësore.”

“Një nga pikat pro dhe kundër është fakti që ka persona që nuk besojnë shumë te providerat lokalë. Qoftë për arsye sigurie të filtrimit apo censurimit. ka persona që ndihem më të sigurtë të lidhen me një providerjashtë vendit të tyre”.

Eksperti ngre një pikëpytje.

"Nëse Starlink do të ketë impakt të madh dhe do bëhet i përdorshërm si do funksionojë në organet rregullator që kemi? Sot kemi AKEP i cili providerave të ndryshëm të internetit u dërgon  faqe të ndryshme që duhet të filtrohen të bllokohen që ti të mos kesh mundësi ti hapësh brenda Shqipërisë."

Starlink sjell shpejtësi më të larta interneti, por edhe kosto më të lartë, një element jo i favorshëm në raport me mënyrën e shpërndarjes përmes providerave tokësorë.

“Starlink ka çmime goxha më të larta se provderat që kemi dhe shpejtësia që ofron. Bëhet fjalë për shpejtësi të lartë në praport me satelitët e tjerë. Shpejtësia nuk është më e lartë se providerat tokësor. Ne sot kemi shumë providera normale.

Nuk do ketë ndonjë impakt shumë të madh për mënyrën si funksionojmë në Shqipëri. Kemi kompani në Shqipëri që e kanë shumë të rëndësishme linjën e internetit. Në total në këtë moment në të gjithë botën starlink ka te 2 milionë abonentë. Impakti i madh është në SHBA, Kanada.

Bëhet fjalë për vende të largëta shumë të izoluara. P.sh nga Durrësi në Bari ti mbetesh jashtë çdolloj lidhje, edhe në avion. Por me Starlink ka dy paketa që i ka specifike për në det. Impakti që do jetë në Shqipëri shumë më i vogël nuk do jetë ndonjë bum”, shtoi ai.

A rrezikohet shëndeti?

Antena që përdoret për të marrë internet përmes Starlink a ka rrezik për shëndetin përmes valëve? Eksperti i IT e mohon.

“Jo nuk ka rrezik. Është abuzuar shumë me faktin e rrezatimeve të ndryshme që ne sot jetojmë. E gjithë kjo pajisje nuk ka ekzistuar kur është krijuar njeriu. Po të merremi me rastin e Starlink investimi është arritur për të bërë të mundur që kjo antenë e vogël që është në përmasën e një pice të ketë mundësinë të drejtojë rrezatimin e saj në një formë aq të fokusuar. Gjithçka që ajo prodhon të jetë sa më e fokusuar. Nuk përmban asnjë lloj rreziku të shtuar.”

A mundet Starlink të funksionojë në aparate celulare pa antenën?

“E pamundur të lidhet me një telefon, madje duhet specifikisht ajo antenë. Ato janë satelitë që lëvizin.”

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Italisë sfidën e parë në Euro 2024, kush fiton?



×

Lajmi i fundit

Nga se shkaktohet paraliza e gjumit dhe çfarë ndodh gjatë saj

Nga se shkaktohet paraliza e gjumit dhe çfarë ndodh gjatë saj