Statuti i ri/ Klauzola e fshehtë, Basha heq kë të dojë nga PD

Draft-statuti i Partisë Demokratike, i cili pritet të miratohet përfundimisht nga Kuvendi Kombëtar këtë të diel, i jep një kompetencë të frikshme kryetarit Lulzim Basha mbi të gjithë anëtarët dhe strukturat e partisë më të madhe në opozitë.

Sipas statutit të ri, në raste urgjente, kryetari i PD Lulzim Basha mund të ushtrojë pushtetin e sanksioneve statutore dhe të strukturave të partisë, për përjashtimin e anëtarëve të Partisë Demokratike, të cilët tradhtojnë partinë, dëmtojnë interesat e saj elektorale apo thyejë rregullat e tjera etike të parashikuara në statut dhe rregulloret e brendshme.

Kjo kompetencë parashikohet konkretisht në pikën pesë të nenit 27 të statutit të ri të Partisë Demokratike. Sanksioni i ndërmarrë nga kryetari ndaj një anëtari të partisë i paraqitet për miratim kryesisë së partisë në afatin më të shkurtër të mundshëm, por ky parashikim nuk ndryshon asgjë, pasi me statusin e ri, Kryesia do të jenë një organ nën kontrollin e plotë të kryetarit.

Rreziku
Kjo kompetencë mund të jetë e rrezikshme për demokracinë dhe mendimin ndryshe në Partinë Demokratike, pasi kryetari i partisë mund ta ushtrojë këtë të drejtë ndaj çdo anëtari, i cili mund të jenë edhe funksionar apo ish-funksionar i lartë i partisë, që pozicionohen kundër linjës së kryetarit.

Sipas këtij parashikimi, me hyrjen në fuqi të statutit të ri dhe me afrimin e zgjedhjeve lokale, kryetari mund të paralajmërojë, pezullojë dhe përjashtojë çdo anëtar të PD, për të cilin mendon se po dëmton interesat e partisë. Në kushte normale, masat disiplinore ndaj një anëtari të Partisë Demokratike merren sipas rastit nga Kryesia e degës së PD, nga Kryesia e Partisë Demokratike.

Këto masa konfirmohen ose mund të apelohen përpara Komisionit të Apelimit. Por, për i gjithë ky proces, në raste urgjente, sidomos në periudha zgjedhore, mund të ushtrohet nga kryetari i partisë, çka mund të prodhojë përjashtime arbitrare, ndëshkime dhe hakmarrje në parti.

Disiplina dhe masat
Draft-statuti i Partisë Demokratike, ndryshe nga statuti aktual, parashikon disa rregulla për disiplinën në pari, parimet etike si dhe masat disiplinore për ata që shkelin këto rregulla. Neni 13 i draft-statutit të ri, parashikon që anëtarët kujdesen për ruajtjen e etikës në komunikim dhe respektit të ndërsjelltë ndaj njëri-tjetrit, organeve të partisë dhe funksionarëve politikë.

Pra, ata tani duhet të kenë kujdes kur të falsin për funksionarët e lartë të partisë, siç ka ndodhur vitet e fundit, ku anëtarë dhe krerë degësh akuzonin disa funksionarë të lartë të PD si pijanecë. Tani anëtarët duhet të shmangin çdo mënyrë, veprim apo neglizhencë që dëmton interesat elektorale apo politike të PDSH.

Ndërkaq, rregullat e detajuara për të garantuar disiplinën e brendshme dhe masat disiplinore në rast të cenimit të saj, përcaktohen në Rregulloren e Brendshme të PDSH. Ndërkaq, masat disiplinore që mund të merren ndaj anëtarëve janë: paralajmërimi, pezullimi dhe përjashtimi.

Parashikimet në statutin e ri të PD për disiplinën dhe masat ndëshkuese

Neni 13
Disiplina e brendshme

Anëtarët kujdesen për ruajtjen e etikës në komunikim dhe respektit të ndërsjelltë ndaj njëri-tjetrit, organeve të partisë dhe funksionarëve politikë.

Anëtarët dhe organet e partisë veprojnë në përputhje me Statutin dhe Programin e PDSH. Çdo vlerësim apo iniciativë personale e anëtarit të partisë, e shprehur nën këtë cilësi, duhet të jetë në përputhje me Statutin dhe Programin e PDSH. Anëtarët e PDSH veçanërisht shmangin çdo mënyrë, veprim apo neglizhencë që dëmton interesat elektorale apo politike të PDSH.

Rregullat e detajuara për të garantuar disiplinën e brendshme dhe masat disiplinore në rast të cenimit të saj, përcaktohen në Rregulloren e Brendshme të PDSH.

Neni 27
Masat disiplinore

Thyerja e disiplinës së brendshme të Partisë, ndërmarrja e veprimeve, në çdo formë apo mënyrë, që dëmtojnë interesat elektorale apo politike të PDSH, dhe mosplotësimi i detyrimeve të anëtarësisë sjell sanksione dhe kufizime të të drejtave të anëtarit të PDSH.

Masat disiplinore që mund të merren ndaj anëtarëve janë: paralajmërimi, pezullimi dhe përjashtimi. Këto masa merren sipas rastit nga Kryesia e Degës ose Kryesia e PDSH, dhe konfirmohen dhe/ose mund të apelohen përpara Komisionit të Apelimit. Ato mund të bëhen publike.

Në tre muajt që paraprijnë çdo fushatë zgjedhore dhe një muaj pas saj, Kryesia e Partisë mund të deklarojë kundrejt një anëtari, kushdo qoftë funksioni i tij, njërin prej sanksioneve që parashikon Statuti, nëse ai pengon zbatimin e vendimeve që kanë të bëjnë me kandidaturat në zgjedhje. Ky vendim është i ankimueshëm dhe shqyrtohet nga Komisioni i Apelimit dhe Zbatimit të Statutit brenda 5 ditëve nga marrja e ankimit.

Kërkesat për ripranim shqyrtohen nga kryesitë e rretheve, nëse vendimet janë marrë prej tyre, ose nga kryesia e partisë për të gjitha rastet e tjera.

Në raste urgjente, dhe veçanërisht në fushata elektorale, kryetari i Partisë mund të ushtrojë pushtetin e sanksioneve statutore. Sanksioni i ndërmarrë i paraqitet për miratim kryesisë së partisë në afatin më të shkurtër të mundshëm.

Rastet që përbëjnë shkelje disiplinore, si dhe rregullat e procedurate dhënies së sanksioneve përkatëse disiplinore për anëtarët përcaktohen në Rregulloren e Brendshme.

Neni 66
Komisioni i Apelimit

Komisioni i Apelimit përbëhet nga pesë anëtarë të zgjedhur nga Këshilli Kombëtar.

Komisioni shqyrton ankesat nga anëtarët e PDSH kundër masave disiplinore të marra ndaj tyre nga secili organ i partisë, që është kompetent sipas këtij Statuti. Ai siguron gjatë shqyrtimit të këtyre ankesave të drejtën e anëtarit për një proces të rregullt ligjor. Vendimi i Komisionit është i paapelueshëm. Kur një Kryesi vendos të marrë një sanksion kundrejt një anëtari që mban një mandat zgjedhor, ekzekutiv ose parlamentar, ai nuk mund të bëhet publik veçse nëse vendos Kryesia e PDSH. Në të gjitha rastet e tjera, Komisioni deklaron vetë publikisht vendimet që merr.

Komisioni me kërkesë të Kryesisë së partisë, shprehet për mospërputhjet e vendimeve të marra nga organet qendrore, kryesitë apo anëtarët, me Statutin e Partisë. Ai thërret për dëgjim, sipas rastit, të interesuarit.

Komisioni shqyrton çdo kërkesë apo ankesë që ka të bëjë me zbatimin e Statutit dhe rregullave të funksionimit të Partisë mbi një çështje të caktuar dhe merr vendim përfundimtar mbi atë çështje. Komisioni ka të drejtë të shqyrtojë dhe japë vlerësim përfundimtar, edhe mbi interpretimin përfundimtar të dispozitave të Statutit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hahahahahaaaaaaaaaaaaaa: 28/04/2018 18:59

    Basha i mbarum heq ke te doje...

    Përgjigju
  • Kaskanini: 28/04/2018 17:03

    Nuk asht kryetare luluja mor burra .Kryetar asht Shkelzen Berisha. Sekretare organizative e partise Argita Berisha.Krytari shkatrrimtar i P .D nga 29 vjet Sali Qorr Brisha prandaj po i bieni kot ne qafe Vrasesit Hajdutit Dhe Mashtruesit lul pordha .

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 28/04/2018 10:30

    Basha po behet Putini i PD-se

    Përgjigju
  • Bon xhov: 28/04/2018 10:02

    Ashtu duhet si enveri dikur.Ja ka lene baba partin.Ose shkurt demokraci shqiperie.

    Përgjigju
  • Bon xhov: 28/04/2018 10:02

    Ashtu duhet si enveri dikur.Ja ka lene baba partin.Ose shkurt demokraci shqiperie.

    Përgjigju
  • gjeo-analisti-zvicer.ff: 28/04/2018 10:01

    Disa te pa rendesishum dhe zero vlera duhet larguar nga partia e paralamenti. njk munde te jen te gjithe per politik e filozifi matematika shteti e projekte avancimi shteti. keni par qe ne ps perpos sharjeve dhe humorit ,importeve nga kolumbia,e exporte tahiri,kurgju tjeter smunde te pridhoj kjo parti ne qeveri. ne çka sherben votimi i ps dhe lsi famkeqe....

    Përgjigju
  • Llalla: 28/04/2018 08:14

    Xhaxhi Luli

    Përgjigju
  • Arbëri: 28/04/2018 07:26

    PUTIN...!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Akuzohet se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK

Akuzohet se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK