Stërnipi i Isa Boletinit: Kemi gjetur dokumente në arkivat Stambollit e Londrës që zbardhin rolin e tij në çështjen kombëtare

Stërnipi i Isa Boletinit, krahut të djathtë ushtarak të Ismail Qemalit, Gazmend Boletini në një intervistë për Report Tv tha se po punohet për të lartësuar figurën e tij.

Boletini tha se tashmë po përpunohen dokumentacione, të marra edhe nga arkivat e huaja, kryesisht nga Stambolli, Bukureshti, Vjena, Roma dhe nga Londra, që pasurojnë figurën e Isa Boletinit dhe rolit të tij në çështjen kombëtare.

‘Kanë qenë shumë emisione debate historianësh që kanë vlerësuar rolin e Isa Boletinit në Shpalljen e Pavarësisë.  Ne tani në muzeun tonë do të fillojmë me organizmin e dokumentacioneve nga arkivat huaja, Stambolli, Bukureshti, Vjena , Roma dhe sidomos Londra e cila na pasuron edhe më shumë për figurën Isa Boletinit, dhe shpresojmë që shumë shpejt do të zbardhet roli i Isa Boletinit në çështjen kombëtare, pasi ai që nga mosha 17 vjeç e deri në moshën 52 vjeçare kur u vra, për 35 vite bëri luftë për çlirim dhe bashkim kombëtar. Ne jemi në bashkëpunim të shkëlqyer me institutet e historisë, Tiranën Shkupin e Prishtinën dhe studiuesit jashtë.’- tha Boletini.

Sipas tij, për lartësimin e figurës së Isa Boletinit, ka pasur edhe mbështetjen e institucioneve.

‘Mendoj se është prezent tani edhe përkrahja institucionale pasi më herët ka qenë paska jo ashtu siç duhet të përkrahet por me punën tonë e kemi dëshmuar se tani duhet të jenë pjesë e figurave historike pasi ishin baballarë të kombit. Besoj se nuk do të mungojë përkrahja institucionale. Po kompletojmë dokumentacione dhe nga të huajt që kanë shkruar për figurën e Isa Boletinit. Kulla e Boletinit është e hapur për të gjithë. Mendoj se ka ardhur momenti që këto figura të lartësohen ashtu siç ishin të larguara në sistemet e kaluar ne kemi gjetur argumente dokumente që do ti vendosim hhe ata do ti lexojnë, jo vetëm shqip, por edhe angleze. Janë diplomatët e huaj të cilët në atë kohë shërbenin në shtete e tyre.’- tha Boletini.

Kulla e Isa Boletinit tashmë është kthyer në muze dhe është e hapur çdo ditë për ata që duan të mësojnë më tepër për të.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës