Stërvit çdo ditë 'hamshorët arabë', Shkëlzen Brahaj rrëfehet në ‘Një nga ne’: Kam punë fisnike, me këtë ushqej familjen

Është ora 6 e mëngjesit. Në mini-fermën e tij dëgjohet hingëllima e kuajve. Ky është Shkëlzen Brahaj, dikur ish-oficer i Reneas, sot rutina e tij ka ndryshuar plotësisht.

Hamshorët arabë e presin me padurim pronarin e tyre. Këtë herë mban në duar dy qese të mëdha me karota dhe panxhar. Ua jep si formë shpërblimi sa herë kërkon t’i motivojë në stërvitjen e përditshme.

“Unë vij nga një jetë e gjatë prej 22 vitesh karrierë ushtarake, më saktë të forcave speciale. Jam tip në kërkim të aventurës dhe më pëlqen adrenalina.

Kali është kafshë që të jep goxha adrenalinë, i përshtatet profilit tim.  Është shumë besnik, shok i mirë, një bashkudhëtar i imi që e kam hasur që në fëmijëri, por që vazhdoj ta kem dhe shpresoj ta kem gjatë gjithë jetës time.

E ushtroj këtë punë me kohë të plotë. Nuk më lejohet as të sëmurem, nuk kam mundësinë as luksin e festave për shkak të kuajve. Jam i privuar nga këto gjëra sepse duhet t’i kesh gjithë kohës nën kontroll”, tregon Shkëlzeni për emisionin “Një nga ne”.

Hamshorët arabë nuk do i ndërronte me asnjë racë tjetër për shkak të karakteristikave të tyre unike.

“Quhen ndryshe si kuaj gjaknxehtë, janë me temperament shumë të lartë, shquhen për rezistencën e tyre. Garën e tyre e kanë deri në 60 km/h, i kanë rezistuar kohës, shkretëtirës, nxehtësisë. Kush i ka pasur ka dalë shumë i kënaqur me ta dhe unë nuk do i ndërroja me asnjë lloj race tjetër”.- tha ai.

Megjithatë kuajt nuk kërkojnë vetëm kohë, por edhe kosto.

“Fillimisht bëra blerjen e një kali që e kisha parë shumë herë dhe më pëlqente jashtëzakonisht shumë dhe e mbajta me vështirësi në zona të ndryshme. 250 euro në muaj, një kalë i do ushqim. Është goxha kosto, kështu që ata që kanë ndarë mendjen që të blejnë një kalë, duhet ta mendojnë mirë këtë gjë”.- u shpreh ai.

“Kam dhe një këshillë për ata që duan këtë kafshë: të ndjekin pasionin e tyre, të hiqen si të vegjël, por të bëjnë gjëra të mëdha. Mos t’iu vijë turp nga asgjë sepse kam gjetur vetveten këtu, me këtë ushqej familjen, me këtë ndihem mirë, kjo është një punë fisnike për mua dhe e ndershme”, shprehet ndër të tjera Shkëlzeni.

 

M.Q./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Genti Shkoder: 05/09/2024 00:12

    Bravo, te lumshin duart e pune te mbare ne pasionin ma te bukur ne bote, e pashe me vemendje klipin je nje profesionist i vertete, ke kriju stallen ma te mire ne shqipni, urime dhe suksese te matejshme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 14-vjeçarit në Fan Noli, pretendimi i Prençit: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici

Vrasja e 14-vjeçarit në Fan Noli, pretendimi i Prençit: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici