Stola të thyer e shishe në fushë në derbi, dënohen me gjobë Tirana e Partizani! Akuzat ndaj arbitrave, gjobë 50 mijë lekë Olsi Ramës e Skënder Gegës

TIRANË- Ashtu si në çdo derbi, ndeshja ka përfunduar me stola e shishe të hedhura në fushë, për pasojë nuk kanë munguar as dënimet e Komisionit të Disiplinës, të cilët edhe kësaj here nuk e kanë “mbajtur dorën”. Mësohet s Partizani dhe Tirana janë dënuar me gjobë, më konkretisht bardheblutë me 200 mijë lekë, ndërsa “Të kuqtë” me 100 mijë lekë.

Nuk kanë munguar gjobat as për Drejtorin Sportiv, Olsi Rama për për përhapjen e deklaratave denigruese i cili është ndëshkuar me 50 mijë lekë gjobë. Për të njëjtën shkelje dhe me të njëjtën gjovë është dënuar edhe trajneri i Skënder Gega.

Të gjitha dënimet e Komisionit të Disiplinës
FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve sportive, pajisjeve sportive dhe duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a, 65/3/c, 65/3/f dhe 65/4/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë. Në zbatim të nenit 32/1/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj. FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në stadiumin “Elbasan Arena” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve sportive, pajisjeve sportive, në bazë të neneve 65/2, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në stadiumin “Elbasan Arena” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

Zyrtari i FK Partizani, Olsi Rama, për përhapjen e deklaratave denigruese ndaj zyrtarëve të ndeshjes, pas përfundimit të ndeshjes FK Partizani – KF Tirana, në bazë të nenit 6.1/i të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, nenit 17/1/b të statutit të FSHF dhe neneve 14 dhe 55 të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Zyrtari i KF Skënderbeu, Skënder Gega, për përhapjen e deklaratave denigruese ndaj zyrtarëve të ndeshjes, pas përfundimit të ndeshjes FK Dinamo – KF Skënderbeu, në bazë të nenit 6.1/i të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, nenit 17/1/b të statutit të FSHF dhe neneve 14 dhe 55 të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Lojtari i KF Vllaznia, Kristi Qarri, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FK Tomori, Kadri Birja, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i Luzi 2008, Arbri Lusha, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Ada, Dean Becina, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FC Gramozi, Jordanis Dalipi, për pështymjen ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/f të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FC Gramozi, Qemal Rumi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FC Gramozi, Edmond Osmani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FK Dinamo U-21, Rubin Zijaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FK Kukësi U-21, Kristi Karaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Albanet U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-17 – Grupi A, kundër Basania U-17, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 – 0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

Zyrtari i FK Dinamo U-13, Akil Jakupi, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Barcelona turpërohet në shtëpi, Leganes e mposht 0-1! Kreu në rrezik

VIDEO/ Barcelona turpërohet në shtëpi, Leganes e mposht 0-1! Kreu në rrezik