Stolkerat e ambasadores Yuri Kim ankohen për lirinë e medias dhe të mendimit!

Stolkerat e ambasadores Yuri Kim ankohen për lirinë e medias dhe të mendimit!

Social mediat janë shpikja më e madhe e njerëzimit dhe hapsira më e lirë dhe më e plotë e kohëve moderne për këdo. E megjithatë, intelektualë me famë botërore e njerëz të penës dhe të mendimit të pavarur dhe të lirë i kanë parë dhe konsideruar si të frikshme duke arsyetuar me logjikë të fortë se përse duhen mbajtur “në fre”; Umberto Eco, për shembull, ndër të parët shprehu shqetësimin se “idiotët e lagjes” që rëndom kishin hapësirë vetëm në klubet e saj, “e iu mbyllej goja pas gomarllëqeve që thonin pasi kishin pirë ndonjë gotë, sot kanë të drejtën e fjalës në social media, njësoj si një Çmim Nobel”.

Me optimizmin tim të pakorrigjueshëm mendoj se me social mediat “idioti” apo edhe “i zgjuari” i lagjes, i tillë ka qenë dhe do të mbetet përherë, vetëm se tani merr një nam global dhe ai apo ajo që njihej vetëm në lagje më parë, tani e njohin të gjithë. Ku ka më mirë se të njohësh vetëm me një klikim kë në fillim e njihje vetëm nga larg.

Në vendin tonë të vogël, ku vetëvlerësimi i disave kapërcen disafish lartësinë e Dajtit e të Korabit edhe pse nuk kanë asnjë kompetencë profesionale apo arsyetimi, duke krijuar atë që në zhargon quajmë “idiotësi”, jemi mësuar të shohim “të shkërmoqur” pra,  nga “idiotët e lagjes”  shqiptarë të mëdhenj, që nga Skënderbeu (nuk kishte lindur çmimi Nobel), Nënë Tereza (Çmim Nobel për paqen) e deri te Kadare (nominim Çmim Nobel për Letërsinë), pa llogaritur cilindo person publik shqiptar a të huaj që nuk ngjan me “idhullin” e vendosur në kokën e tyre, në piedestal.

Kryesisht, kjo masë e vogël bashkëatdhetarësh, identifikohet lehtësisht, sidomos kur vendos të protestojë; ata mbajnë pra si mjet identifikues në duar shigjeta, vare, qysqi, gurë, trarë e të tjera e të tjera mjete të forta që përdorin në vend të dialogut, logjikës e ligjit. Disa të tjerë të ngjashëm, trarët, shigjetat, harqet, qysqitë i përdorin në mënyrë virtuale në social media për të ofenduar, për të gënjyer, për të sajuar, për të manipuluar.  

Prej vitesh tashmë në fokusin e “idiotëve të lagjes” virtualë është futur ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim. Çfarë nuk shkruajnë, çfarë nuk thonë, çfarë nuk vizatojnë. Përditë, dhe madje disa herë në ditë. Tani të shndërruar në stolkera (përndjekës) profesionalë. Dhe përse? Sepse vendi demokratik i saj, SHBA, ka shpallur “non grata” idhullin e tyre të paprekshëm, modelin e tyre të deformuar të demokracisë. E ndërsa përdorin harqe, shigjeta e qysqi me fjalë dhe fotografi, ankohen për Lirinë e mendimit dhe të medias në Shqipëri!

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar