Strategji e re në basketboll, Besëlidhja afron 4 elementët e spikatur

Strategji e re në basketboll, Besëlidhja afron 4 elementët e spikatur

Besëlidhja - Teuta, sezonin e shkuar

Sezoni i ri në basketbollin shqiptar për meshkuj do shohë një garë të fortë, me Superligën dhe Kategorinë e Parë që bashkohen në një kompeticion të vetëm. Veç kësaj, numri i të huajve në parket për një ekip nuk mund të jetë më shumë se tre.

Për këtë, Besëlidhja ka ndryshuar strategji dhe duket se ka larguar pjesën dërmuese të lojtarëve që mbyllën sezonin e shkuar. Lezhjanët ishin skuadra me mbi 70 përqind të lojtarëve të huaj në përbërje, ndërsa tanimë trajneri Afrim Bilali do ketë në grup katër nga elementët më të spikatur të sezoneve të fundit.

Besëlidhja ka zyrtarizuar afrimin e Juljan Hamatit dhe Marvin Prodanit nga Tirana, si dhe Vinsent Grazhdanit nga Teuta. Veç tyre, edhe Robert Sheshtani që e mbylli edicionin e kaluar në Malin e Zi, do jetë pjesë e nënkampionëve të vendit.

Me këto afrime dhe duke marrë katër emra të spikatur të baskebollit vendas, Besëlidhja është ndër kandidatet kryesore për fitimin e titullit kampion të edicionit të ri.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi