TIRANE-Partia Demokratike ka mbledhur grupin parlamentar mëngjesin e sotëm. Report Tv ka zbardhur diskutimet në mbledhje, ku është vendosur pjesëmarrja pjesërisht në punimet e Kuvendit. PD ka vendosur që të shkojë në komisionin e Medias ku do të kërkojë anulimin e ligjit të arsimit të lartë.
‘Aty ku ka kalendar me cështje sensitive për qytetaret do të shkojmë. Arsimi në Shqipëri është në kolaps total. Duhet të angazhojmë gjithë kapacitetet tona për arsimin. Duhet të jemi të qartë. Qëndrimi ynë është anulimi i ligjit te arsimit të lartë. Për platformën e arsimit të lartë të angazhohen, ish-ministra arsimi, deputetë aktualë dhe pedagogë. Për zinxhirin arsimor të angazhuar totalisht‘ mësohet se ka thënë Basha.
Partia Demokratike dhe aleatët kanë vendosur të protestojnë në 16 shkurt ora 11:00 në Tiranë, përpara Kryeministrisë për largimin e qeverisë. Protesta e fundit e organizuar nga opozita ka qenë ajo e 26 majit 2018 përpara Kryeministrisë.