Stresi është një personazh i cili ka tërhequr vëmendjen me këngët e tij, por është konsideruar herë pas here edhe “problematik”, pasi jo pak herë ka përfunduar në Komisariat. Kësaj here, si rrallë herë ka pasur një falënderim për uniformat blu dhe kjo për punën e bërë në protestën e 8 janarit të thirrur nga Berisha.

Sipas tij, Policia ka ndërhyrë në kohë duke parandaluar një përkeqësim të situatës.

“Po mos të kishte ndërhyrë shteti ne do hynim aty dhe do i hidhnim nga kati i dytë të gjithë pa përjashtim. Edhe ata që nuk janë larë nga dy muaj…janë partiota të mi nga Tropoja. Njerëz që pasi ikin nga PD-ja ikin dhe luajnë boxhoz gjithë natën pijnë aklool, pijnë drogëra. Këta janë mbështetësit e Lulzim Bashës. I them drejtëpërdrejt me këta mbështetës që ke nuk do arrish asgjë sepse i dimë se cfarë niveli janë ata. Të shohësh pastaj nivelin tonë ka lezet, është ylli në ballë. Po të kishim hyrë në kat të dytë sot do qeshte e gjithë bota me ne dhe herës tjetër i këshilloj të mos hyjnë në katin e dytë. Kësaj radhe edhe tanket le ti vendosin në derë, popullit do jetë më mirë i organizuar se vetë shteti. “, shprehu Stresi në një intervistë për mediat.