TIRANE- Të mbledhur përballë Universitetit të Tiranës, një grup studentësh kanë kundërshtuar rritjen e tarifave për studimet universitare dhe pagesën për provimet e bartura. Duke përshëndetur vendimin e Këshillit të Ministrave për heqjen e mesatares për vijimin e ciklit të dytë Master, studentët theksojnë se është e patolerueshme që këta të fundit të përballojnë rritjen e tarifave studentore. Mbi këtë çështje dhe disa të tjera, që lidhen me pagesën në formë 30% të tarifës, studentët do të nënshkruajnë një peticion, drejtuar këshillit të ministrave.
 
Përveç kërkesave mbi mosrritjen e tarifave, studentët kërkojnë përmirësimin e kushteve standarde për vijimin e mësimdhënies në kushte normale, rritjen e investimeve në universitete nga ana e qeverisë, si dhe bërjen transparente të financave të universiteteve, në mënyrë që të shmangen përfundimisht keqpërdorimet dhe korrupsioni me këto fonde. Studentët paralajmërojnë se nëse kërkesat e tyre nuk do të merren në konsideratë, qëndrimi i tyre do të përshkallëzohet.

PDF - Peticioni nga Studentet

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)