Studentë të fakulteteve të ndryshme kanë protestuar ditën e sotme,  kundër reformës së Arsimit të Lartë, përpara ambjenteve të kryeministrisë.
Qeveria e ka miratuar ligjin, pak kohë më parë, ndërkohë që sipas Ministrisë diskutimet e mëtejshme për këtë ligj do te nisin në muajin maj.
Ndërkaq, studentët i kanë bërë thirrje të rinjve që të bashkohen në protestë, pasi është e drejtë e tyre përt ë kundërshtuar tarifat e larta të shkollimit, të ndryshuar me ligjin e ri./atsh/